Ndërsa shoferët e furgonave janë duke protestuar kundër rregullores së re të transportit, një tjetë furgon pasagjerësh ka pësuar një aksident me pasoja fatale.
Ndërsa shoferët e furgonave janë duke protestuar kundër rregullores së re të transportit, një tjetë furgon pasagjerësh ka pësuar një aksident me pasoja fatale.
Jo vetëm “Facebook” e “Google” e ndajnë mes tyre botën. Harta tregon sajtet më të vizituara nga çdo vend. Dhe zbulimi është interesant. Në vend të parë janë “Google” e “Facebook”. Të dhënat e elaboruara nga “Alexa” deri me 12 gusht të 2013 nga 1996, flasin qartë. Për të bërë më evidente hartën, të rikrijuar me stil kolonial, me ngjyrë të kuqe dhe blu paraqiten vendet në të cilat mbizotërojnë “Google” e “Facebook”, që janë njëkohësisht edhe dy “dominuesit” e planetit. Ka gjithashtu edhe të dhëna të tjera interesante, megjithatë: “Google” është më i vizituar në Europë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Oqeani.
(Ne foto Sinodi i Shenjte i Kishes Ortodokse Shqiptare, i dyti majtas eshte Episkopi Andoni)
“Ne besojmë se askush nuk mund të diskriminohet apo të persekutohet”. Kështu u shpreh sot në emisionin “Prizëm” të gazetarit Aleksandër Furxhi, Episkopi i Krujës Hirësia Andoni.
Nga Xhek Precetaj
Nëpër parlament dëgjojmë dita ditës tek shahen dhe urrehen disa njerëz me barkun plotë dhe me xhepat e fryrë në pafundësi tek na shesin mënd se korrupsioni po ulet apo se po rimëkëmbin ekonominë apo se po mundohen të na fusin në evropë. Të gjithë mbyllin sytë kur dalin nga ajo derë e stërmadhe e parlamentit duke mos parë realitetin dhe duke injoruar ecejaket e përditçme të atyre që mundohen të jetojnë edhe një ditë tjetër.
“Çdo ditë Historia-Ime.com do sjellë muzikën më të fundit nga të gjitha zhanret, cilësuar nga revistat dhe kritika muzikore si prurjet më të mira”.
Vajza të apasionuara pas riciklimit të materialeve të ndryshme, plot kreativitet do të shfaqin punimet e tyre në një ekspozitë kushtuar vetëm atyre, në ditën e tyre! Duke qenë një ditë e aktivizmit femëror për ne 8 Marsi është mundësia të kremtojmë punën e dhjetëra vajzave, që frymëzojnë çdo dittë me pasionin e tyre për artin e riciklimit. Çfarëdo qoftë punimi juaj, një abazhur, mbajtëse lapsash, karrike apo traste në këtë ditë ju takon ti ekspozoni ato në këndin e Vajzave që Riciklojnë, për nje 8 Mars Artistesh që frymëzojnë dhe kontribuojnë në Mjedis. Punimet do të ekspozohen të Shtunën, Ora 10:00 – 16:00, pranë Parkut Rinia! Për më shumë KETU
Temperaturat e ulëta kanë bërë që ujëvara e Niagarës të mos jetë më rënie ujërash pluskues nga lartësia, por një mase e madhe akulli, që natën merr ngjyra nga dritat e vendosura per të ndriçuar.
Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare po zhvillon me dyer të mbyllura seancën dëgjimore me Kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror(SHISH), Visho Ajazi.
Abby Martin, prezantuesja amerikane e RT (Russia Today), i ka befasuar të gjthë me një program surprizë për çështjen e Ukrainës. Në fund të episodit të djeshëm të programit “Breaking the Set”, Martin shkon në qendër të studios dhe e bën një deklaratë në lidhje me atë që ajo personalisht mendon për krizën e Ukrainës dhe shkeljen e sovranitetit të vendit nga Rusia: “Vetëm se punojnë këtu nuk do të thotë se unë nuk kam pavarësi gjykimi. Ajo që Rusia ka bërë është e gabuar.”
Ekrem Zajmi është një nga udhëheqësit e Paqes Studentore, një organizate studentore në Universitetin e Prishtinës, e njohur për qëndrime të saj të afërta me grupe islamike. Ai ka qenë një ndër pjesëmarrësit në sulmin ndaj Revistës Kosovo 2.0 Dje, kur drejtësia shqiptoi dënime prej gjashtë muajsh burg ndaj tre personave që morën pjësë në këtë sulm, Ekrem Zajmi është irrituar shumë. Ja çfarë shkruan dhe çfarë gjuhe përdorë Zajmi, i cili përndryshe është deputet në Parlamentin Studentor të UP’së.
“Turpi i drejtësisë në Kosove! Derisa me kriminelët ordinerë nuk merret askush, kur është fjala për PEDERA, vijë në shprehje “drejtësia”….Turp! Edhe pse ndaj meje personalisht dhe kolegëve të mi janë ndërprerë hetimet në lidhje me këtë rast, ndjej keqardhje të thellë për Albertin, Ganin dhe Dritonin”, shkruan ai në Facebook.
Marrë nga gazeta “Express”
Një tekst shokues që është publikuar së fundmi, flet se OKB-ja ka fshehur raportin ku pretendohet se gati 10 ton të uraniumit të varfëruar janë hedhur në Kosovë në vitin 1999. Kjo nga bombardimet e NATO-së në atë kohë.
Trupat ruse ne kontroll te bazës ajrore në rajonin e Krimesë qëlluan plumbat e parë të konfliktit në shenjë paralajmërimi ndaj 300 ushtarëve ukrahinas që drejtonin më parë bazën, të cilët kërkuan që ajo t’u kthehej sërish.
Sot, një prokuror ndërkombëtar dhe prokurori i shtetit nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, e kanë pranuar aktgjykimin për rastin “Kosova 2.0”. Një gjyqtar i çështjes në Gjykatën Themelore në Prishtinë dënoi tre persona në lidhje me incidentet të cilat ndodhën më 14 dhjetor 2012 në Prishtinë.
Nga Andi Kananaj
Të gjesh veten tek revolucioni i Kievit dhe në të njëjtën kohë të jesh Berisha, duhet minimalisht të kesh fantazi, ose të jesh memorie kompjuteri e fshirë; ose të kesh kurajo të pakushtëzuar nga inteligjenca, mungesë pasqyrash, të kesh lexuar vetëm gazetën 55, të jesh me dietë prej 25 ditësh, kohë e mjaftueshme për delire post-ushqyrjes me vetëm një dardhë Korçe; ose të kesh harruar se nga viti ‘91 kanë kaluar 23 vjet, nga ato që askush që i ka jetuar s’do t’i harrojë kurrë; ose thjesht do të thotë të jesh legen i fokusuar tek pushteti.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë lëshoi një mesazh sigurie për qytetarët amerikanë. Në mesazh thuhet se raportimet e fundit në media kanë nënvizuar rritjen e përdorimit të eksplozivëve në shënjestra individësh për shkak konfliktesh biznesi apo personale. Tritoli sipas ambasadës është përdorur për të goditur makinat e individëve dhe ka lënë të vdekur e të plagosur në shumë raste.
Ndërkaq, Ambasada nënvizon se ndonëse nuk ka informacione specifike për kërcënimin e ndonjë shtetasi amerikan, u kujton atyre të ruajnë vëmendjen kur parkojnë makinat duke shmangur vendet e padëshiruara, për të shmangur parkimin në zonat e pasigurta dhe të kontrollojnë mjetet përpara nisjes për ndonjë pajisje të dyshimtë.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.