Përfaqësues të biznesit të vogël dhe të mesëm në qytetin e Pogradecit protestuan sot përpara bashkisë për atë që ata e cilësojnë si pesëfishim të taksave vendore, por kundërshtimi i tyre ndaj taksave ka degjeneruar në dhunë, pasi protestuesit kanë hyrë me forcë në mjediset e kësaj bashkie.


