Një video e realizuar në rrugët e SHBA tregon se si do të reagonin njerëzit kur një vogëlush i terrorizuar u kërkon ndihmë, duke thënë se dikush tenton ta rrëmbejë.
Një video e realizuar në rrugët e SHBA tregon se si do të reagonin njerëzit kur një vogëlush i terrorizuar u kërkon ndihmë, duke thënë se dikush tenton ta rrëmbejë.
Fortesa Latifi – Marrë nga KOSOVO 2.0
Më 5 shkurt, Kosovo 2.0 publikoi një bllog të quajtur “Shqiptarët e rrugëve, këta mishngrënës të mëdhenj” të cilin e shkroi Nina Cara. Gati përnjëherë, në bllogun e quajtur Peshku Pa Ujë u bë bujë e madhe. Dua të adresoj disa çështje të rëndësishme rreth përgjigjeve që pashë në atë faqe. Unë zakonisht mendoj se shqiptarët janë popull krenar për trashëgiminë e vet – ndonjëherë edhe të tepruar – por me sa duket kam harruar se trashëgimia e respektit reciprok e të përbashkët vlen vetëm për meshkujt.
Kjo është ajo që kam për tu thënë të gjithë njerëzve që kanë shkruar ato komente urrejtëse dhe neveritëse. Le të bëhet zëri im një aleat për të gjitha femrat kudo që janë e që jetojnë në aso kushte çnjerëzuese.
Atyre që thanë se Cara duhet të ndjehet mirë sepse po tërheqka vëmendjen: Të jesh e ngacmuar në rrugë nuk të bën të ndjehesh e bukur. Na bën të ndjehemi me frikë. Na bën të kemi tremë nga ecja në vetë lagjen tonë, madje edhe ditën. Na bën të kemi frikë se mos një ditë kjo vëmendje e paorientuar seksuale do të shndërrohet në diçka më të keqe se fjalët, dhe se këtë natë mund të mos shpëtojmë e të mbërrijmë tek prindërit në shtëpi.
Personit që i këshilloi Carës të vëjë dëgjuese në veshë: Pse duhet të blejë ajo dëgjuese dhe t’i fusë në veshë çdo mëngjes vetëm sa për të ecur qetë deri në punë, ndërkohë që meshkujt nuk mbahen përgjegjës për këtë sjellje penguese? Madje, dëgjueset nuk i ndal dot ata që të të afrohen e të lëpijnë dhëmbët para teje thua se je copë mishi pule që po del nga helli. A duhet pra të blejmë edhe perde mbrojtëse?
Personit që tha se kjo lloj vëmendje do duhej ta bënte Carën të ndjehet si femër: Jo. Thjeshtë jo. Vëmendja mashkullore nuk është parakusht për të qenë femër. Hajde të ndalemi për një çast e të mos e përziejmë ngacmimin me vëmendje.
Personit që tha se Cara duhet të shmang këtë lloj vëmendje thjeshtë duke mos ecur rrugëve e lagjeve: Ke të drejtë shumë, bile, pse të dali ajo fare nga kuzhina? (Ju lutem, vëreni sarkazmin tim të pafund ndaj këtij komenti qesharak.)
Personit që tha se është “barazia gjinore” ajo që duhet fajësuar pse meshkujt janë shndërruar në përdhunues: Pikë së pari, jemi larg të qenit shtet i barazisë gjinore – jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë, Amerikë, e kudo në botë. Femrat nuk janë përgjegjëse pse dhunohen nga meshkujt. Do ta përsëris edhe njëherë derisa të kuptoni: Femrat nuk janë përgjegjëse pse meshkujt i dhunojnë ato. Femrat nuk janë përgjegjëse pse meshkujt i dhunojnë ato. Meshkujt kanë faj sepse i anashkalojnë funksionet e larta të trurit dhe veprojnë si kafshë, si grabitqarë të paskrupullt që ia mësyjnë qafës së presë.
Personit që tha se feminizmi është psikozë e pashërueshme: S’di as ku t’ia filloj! Feminizmi nuk është sëmundja: mizogjinia dhe patriarkia dhe dominanca mashkullore janë sëmundja. Feminizmi është pjesë e shërimit.
Personit që tha se femrat janë ato që ngacmojnë dhe që i lëjnë ata me “kitarë” në dorë: A i fajëson ti ato kur kështu flet? Çka pret ti? Edhe sa i përket kësaj, ne nuk jemi thjesht mbajtëse e kitarës tuaj. Mund të ju këshilloj disa vende tjera ku ta bëni këtë.
Personave që thanë se femrat e meritojnë këtë për shkak të mënyrës se si ecin: Kjo lloj logjike vetëm se e përkeqëson atë idenë kinse meshkujt nuk janë përgjegjës për veprimet e tyre kur një femër iu duket tërheqëse, gjë që jo vetëm që është deluzionale, por edhe me rrezikshmëri. Plus, a mendoni se kjo ndodh vetëm kur veshim funda? Unë mund të mbulohem nga maja deri te këmbët në pikë të dimrit e prapë të jem e trajtuar si objekt. Edhe njëherë, pushoni së fajësuari femrat kinse ato “ndezin” meshkujt. Filloni t’i fajësoni meshkujt pse i torturojnë femrat.
Meshkujve, shqiptarë, kosovarë dhe të tjerë të cilët pafundësisht çrespektojnë, ngacmojnë dhe tmerrojnë femrat që ecin lagjeve tuaja: Duhet t’ju vijë turp prej vetes. Ju jeni shkaku pse unë kam frikë që e vetmuar të eci rrugëve të qytetit tim që aq shumë i dua. Ju jeni shkaku pse unë e përcjelli motrën time të vogël nga ballkoni kur ajo del poshtë për të blerë bukë. Ju jeni shkaku pse nëna ime më thotë të hipi në taksi pasi të perëndojë dielli.
Ne nuk ju ndezim. Ne nuk kërkojmë nga ju të na tregoni se cilat pjesë të trupit dëshironi të na i hani ndërkohë që ne thjeshtë jemi nisur për në punë. Nuk ju kërkojmë të na dhunoni.
Ne ekzistojmë. Jemi njerëz.
Ju, në anën tjetër, jeni përgjegjës për mbjellje frike, mosbesimi dhe madje urrejtje brenda nesh; urrejtje ndaj të gjithë meshkujve që na shikojnë me sy plot epsh dhe gojë plot shpifje seksuale që synon të na përulë neve.
Nëse këto fjalë nuk ju ranë në veshë akoma, më lejoni të shtoj një anekdotë për ta bërë të qartë se ngacmimi në rrugë jo vetëm që është i gërditshëm, por edhe i rrezikshëm.
Kam vizituar Kosovën në verën e vitit 2009 kur isha vetëm 16 vjeç. Deri atëherë, isha mësuar me keqtrajtimet verbale që më bëheshin rrugëve të Prishtinës, dhe bëja çdo kujdes që më këshillonte familja; të vishem thjeshtë, të mos bëj shumë grim, dhe të mos eci e vetmuar.
Një natë, po ecja bashkë me vëllaun tim për në shtëpi. Sa ishim duke ecur afër banesës së motrës timë (vëllau do shkonte një rruge tjetër për tek halla, ku po qëndronte verës). Vëllau më puthi në faqe dhe më përcolli me sy deri sa nuk u fut në kthesën për tek banesa e hallës. Po kaloja rrugën për tek banesa e hallës kur dëgjova fjalët e para përqeshëse.
“Ku t’mbeti frajeri? A mos të la për mua?”
Unë ula kokën dhe fillova të eci më shpejtë, dhe hyra në hyrje të banesës gjersa frika po më rritej në bark. Me bisht të syrit e pashë mashkullin duke më përcjellur prapa dhe duke hyrë në hyrje të banesës. Pastaj, filluan pëshpëritjet.
“Mos u ngjit nalt. Frajeri të la. Kthehu. Hajte të lujmë.”
Zemra pushoi së rrahuri. Ishte ora 1 pas mesnate e unë isha e vetëm shkallëve të banesës ndërsa që një mashkull më përcillte… e unë s’isha as një minut vetëm, thjeshtë, vetëm sa më la vëllau nga trotoari deri tek hyrja e banesës. Kaq paska mjaftuar.
Fillova të vrapoj shkallëve ndërsa që ky mashkulli më ndiqte pas, duke qeshur.
“Hajde bre, mos u bë kështu. Hajde të lujmë. Po du me t’hangër. Garant je shumë e ëmbël. Mos vrapo.”
Unë po ngjitesha shkallëve me shumë vrull, e tmerruar dhe pa frymë, e zemra më rrihte si tupan në gjoks. Ai mashkulli më ishte vetëm disa hapa prapa dhe duke vrapuar lart e më lart, e pashë se po më shteronte fuqia dhe ai vetëm sa po më afrohej. Ishte gati të më zinte.
Andaj, unë e bëra të vetmen gjë që kisha mundësi. Bërtita të madhe dhe thirra një tjetër mashkull.
“Babi!” bërtita me krejt fuqinë, e bërtima ime jehoi nëpër shkallët boshe.
Ndjekësi u ndal për një çast, dhe u mundua të shikojë nëse babai im me të vërtetë po më priste në krye të shkallëve.
Ishim në katin e nëntë dhe ai ishte vetëm disa hapa prapa meje. Nëse ai nuk besonte se unë vërtetë po thërrisja babanë tim, nuk e di se çfarë mund të bëja tjetër. A do të ma dëgjonte dikush bërtimën?
“Babi!” bërtita unë. “Babi! Erdha! Fortesa jam, erdha në shtëpi, hapma derën!”
Arrita në katin e dhjetë dhe godita me grushta derën e banesës time sepse duart më dridheshin shumë për ta futur çelësin.
Me çdo goditje, bërtisja duke thirrur babin.
“Babi!” godisja derën pandërprerë. “Babi! Babi!”.
Ndjekësi qeshi përsëri, vetëm tre hapa më poshtë meje.
“Bëji të fala babit nga unë,” tha ai, dhe u kthye poshtë shkallëve, me ç’rast u lehtësova pa fund.
Derisa nëna më hapi derën, unë isha mbështetur në të, duke qarë histerikisht. Me orë të tëra nuk mund të merrja frymë apo të qetësohesha sa duhet e t’i tregoja se çfarë ndodhi. Nuk kam mundur të bëj gjumë të rehatshëm për disa javë të tëra, dhe zgjohesha nga ankthe të vazhdueshme për mashkullin që më kishte ndjekur, si dhe mendimet e tmerrshme se çka mund të më kishte ndodhur sikur ai të më kapte.
Edhe, a e dini çka? Babin nuk e kisha në shtëpi fare. E dija se nuk ishte në shtëpi. Nuk ishte as në Kosovë. Por me sa duket, të jesh femër do të thotë se e vetmja gjë që e ndalon një mashkull nga ngacmimi është nëse ai e di se një mashkull tjetër të mbron ty.
A e kuptoni se çka do të thotë kjo? Meshkujt respektojnë vetëm meshkujt tjerë. Ky mashkull nuk më respektoi për qenie njerëzore. Por, iu frikësua babait tim, dhe kjo ishte e vetmja gjë që më shpëtoi atë natë.
Ngacmimi verbal nuk është vetëm ngacmim. Është keqtrajtim. Është degradim. Është poshtërim. Është maltretim. Është gabim. E kur ndodh natën, gjasat janë më të mëdha që të shndërrohet në diçka më të rrezikshme.
Stop fajësimit të femrës. Stop mbylljes së syve parasysh gjërave. Stop këshillimeve se ne duhet të jemi më të kujdesshme, më pak të bukura, më pak të dëshirueshme. Me këtë vetëm se i jepni shtytje këtyre meshkujve dhe shpërndarjen e idesë se për t’iu shmangur rrezikut, femrat duhet të kenë kujdesin më të madh të mundshëm, gjersa meshkujt mund të sillen sido që të duan.
Vërejtja e fundit të gjithë meshkujve që fshihen pranë hyrjeve të ndërtesave, që ulen në shkallë, që qëndrojnë në rrugë e që na gjuajnë me fjalë sikurse me gurë: mund të na keni frikësuar e mund të na e keni prishur disponimin e mëngjesit e madje mund të na keni ndjekur dhjetë kate shkallëve, por kurrën e kurrës ashtu nuk do të na keni.
*(Shkrimi i përmendur në shkrimin e mësipërm është botuar në www.historiaime.al më datë 4 shkurt 2014 – Mund ta lexoni KETU)
“Çdo ditë Historia-Ime.com do sjellë muzikën më të fundit nga të gjitha zhanret, cilësuar nga revistat dhe kritika muzikore si prurjet më të mira”.
Fotografi frances Pascal Rostain ka njoftuar se nesër do ketë detaje të hollësishme për zërat mbi një lidhje të mundshme sekrete mes presidentit amerikan Barack Obama dhe këngëtares Beyonce. “Në SHBA do të dalë në shesh një sekret i madh. Nesër Washington Post do të dalë me një lajm që hedh dyshim mbi një lidhje të mundshme mes presidentit amerikan Obama dhe Beyonce”, është shprehur Rostain. Ajo që dihet është se nëse një lajm i tillë del në media, pavarësisht vërtetësisë së tij ose jo është e sigurt se do të trondisë gjithë botën. /Repubblica.it/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi me 4 vota pro asgjësimin me anë të riciklimit të fletëve të votimit të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit 2013.
Naser Aliu
Ballkanasit nuk i pëlqen t’ i kufizohet liria: as e vjedhjes, as e manipulimit as e mashtrimit
Atij nuk i pëlqen kushtetuta, rregulloret
Atij nuk i pëlqen shteti, administrata dhe rregullat administrative
Atij nuk i pëlqen as prokuroria, as gjykata
Atij nuk i pëlqejnë deklarimi i të ardhurave, tatimet dhe asnjë lloj takse
Atij nuk i pëlqen t’ i ndalohet mendimi racist, mendimi fashist dhe mendimi shovinist
Atij nuk i pëlqen t’ i ndalohet nacionalizmi
Ballkanasit nuk i pëlqen policia, rojtari dhe personeli i sigurisë
Atij nuk i pëlqen t’ i ndalohet korrupsioni, nepotizmi dhe shtirja
Atij nuk i pëlqejnë rregullat e komunikacionit, shenjat e komunikacionit dhe semafori
Atij nuk i pëlqen t’ i kufizohet liria e shpejtësisë, kontrollimi i frenave, as gjoba si pasojë
Ballkanasit nuk i pëlqen t’ i ndalohet hiperbola, irracionaliteti dhe skizofrenia
Atij nuk i pëlqen t’ i ndalohet paranoja, viktimizmi dhe komploti
Ballkanasit nuk i pëlqen t’i kufizohet liria e kërcënimit, liria e shantazhit dhe e mburrjes
Atij nuk i pëlqejnë rregullat e drejtshkrimit, shenjat e pikësimit, gjuha letrare
Atij nuk i pëlqen bileta e autobusit, bileta e trenit dhe bileta e kinemasë apo stadiumit
Ballkanasit nuk i pëlqen fqinj i vet, miku i fqinjit dhe përparimi i vendit fqinj
Atij nuk i pëlqen liria e dashurisë, liria e orientimit seksual, liria e gruas dhe të drejtat e fëmijëve
Ballkanasit nuk i pëlqen të ndalohet rrahja e gruas, sharja dhe cenimi i dinjitetit të njeriut
Ballkanasit nuk i pëlqen religjioni i fqinjit, mendimi kombëtar dhe arsimi i fqinjit
Atij nuk i pëlqen historia e fqinjit, e tashmja dhe e ardhmja e tij
Ballkanasit nuk i pëlqen të qortohet kur gënjen, kur është krenar dhe kur jeton në iluzione
Atij nuk i pëlqen gjuha e fqinjit, krenaria e fqinjit dhe sedra e tij
Ballkanasit nuk i pëlqejnë kritikat nga jashtë, leksionet dhe udhëzimet
Ballkanasit nuk i pëlqen të zgjohet heret, të punojë shumë dhe të flejë herët
Atij nuk i pëlqen të studjojë, nëse mund ta blejë diplomën, të shkruajë disertacionin, nëse mund ta blejë titullin dhe nuk i pëlqen të injorohet si shkencëtar
Ballkanasit nuk i pëlqen t’ i ndalohet premtimi pa mbulesë, oratoria boshe dhe makiavelizmi
Atij nuk i pëlqen asnjë ligj, që mund ta pengojë në lirinë e tij të pakufizuar
Ballkanasit të vërtet nuk i pëlqen kur bie shi, kur bën nxehtë dhe kur bie borë
Ballkanasi me këto tipare dhe bindje nga repertori i mendësisë ballkanike, është ballkanas profesional: i rritur dhe edukuar në frymën ballkanike dhe nëse shpërfillim aparaturën, makinerinë, makinat, avionët, kompjuterët, celularët dhe të arriturat tjera shkencore, atëherë ne ballkanasit mendërisht jemi shfaqje dhe dukuri e shekujve të kaluar, por me trup në shekullin e gabuar. Sikur të kishim shkencëtarë, që merren me historinë e ideve, atëherë çdo tipar, mund të varej në shekullin përkatës, por meqë nuk kemi, atëherë mund të supozohet se disa bindje të ballkanasave, kanë lindur në kohën romake, disa në kohën e bizantit, disa të tjera gjatë perandorisë osmane dhe disa në epokën komuniste. Krejt këto së bashku kanë krijuar një mendësi, që përjashton kushtetutën dhe jetën moderne qytetare. Pra nuk jetohet jeta me ide të kohës, por duke u besuar bindjeve të lashta, që përpiqen t’ i lustrojnë me interpretime të reja.
Kjo domethënë se ata nuk jetojnë jetën e vet bazuar në rregullat kushtetuese të kohës, por në shekullin XXI gjallojnë me bindjet e shekujve të kaluara dhe idetë e njerëzve, që nuk janë të pranishëm në kuvendet e tyre. Edhe pse të gjithë kanë kushtetuta, bindjet e tyre të trashëguara, janë përcaktues dhe orientues të përditshmërisë. Për shumë njerëz në Ballkan, respektimi i kushtetutës, që kanë aprovuar vet, është turp dhe degjenerim…
Marrë nga gazeta Dita
Fotografi britanik, Jimmy Nelson ka udhëtuar nëpër gjithë botën për të vizituar rreth 29 fise indigjene përpara se ata të zhduken përgjithmonë. Rezultati është projekti “Before They Pass Away” (Përpara se ata të zhduken), një seri portretesh që shtrihen nga fisi Gaukos në Argjentinë e deri tek Çukçi në Siberinë veriore.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, kanë dhënë dorëheqje edhe tre anëtarët e tjerë që vijnë nga pjesa jashtë universitetit, ndërkohë që pesë anëtarë të tjerë që janë zgjedhur nga Senati kanë vendosur të mos japin dorëheqje, derinë një zgjidhje tjetër. Anëtarët e dorëhequr e kanë marrë këtë vendim si shenjë të reflektimit për situatën e krijuar në UP, të bindur se ky hap do të kuptohet si vullnet për tejkalimin e gjendjes.
Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur në lagjen ’28 nëntori” në qytetin e Vlorës. Shqiptarja.com raporton se shpërthimi ka ndodhur në oborrin e banesës e Andon Mëhillajt, njërit nga ndërmjetësit e vrasjeve me pagesë të kryera nga Julian Sinanaj. Nuk ka persona të lënduar.
Lënda eksplozive është hedhur në oborrin e banesës së Andon Mëhillajt, ndërsa mësohet se në banesë nuk ndodhej asnjeri në momentin e shpërthimit.
Me shume ketu:
http://www.shqiptarja.com/home/1/vlor–tritol-banes-s-s–andon-m-hillajt-ska-t–l-nduar-200035.html
Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT (Aleanca LGBT) dhe Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT (Pro LGBT), dy organizata partnere të Organizatës Ndërkombëtare për të Drejtat e komunitetit LGBT, ILGA Europe, distancohen nga deklarata e lëshuar nga Ambasada Pink më datë 7 shkurt në lidhje me organizimin e të ashtuquajturës Parada e Parë e Krenarisë më 17 maj 2014.
Aleanca Kunder Diskriminimit LGBT (Aleanca LGBT) and United for the LGBT Cause (Pro LGBT), both full members of the international LGBT Rights organization ILGA-Europe, distance themselves from the Feb. 7 announcement by PINK Embassy concerning the organization of a so-called first pride parade on the International Day Against Homophobia (IDAHO) on May 17, 2014. This announcement is in no way supported by the Albanian LGBT community and its related organizations.
Ish-shefi i kabinetit të Spiro Kserës në ish-Ministrinë e Punës, Kleves Bitro është prej disa kohësh person në kërkim nga polica. Ai akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet e tenderëve. Policia nuk po e gjen dot Klevesin, por Facebook Spy, rubrika e fundjavës në DITA e ka gjetur! Klevesi ishte duke… postuar statuse erotike në Facebook. Me sa duket, ai ndihet rehat dhe i pashqetësuar, madje i…eksituar.
Duke brohoritur “larg duart nga interneti im” protestues dolën në rrugët e Stambollit për të treguar zemërimin e tyre mbi ligjet e reja që kufizojnë qasjen në faqet e internetit në Turqi. Rregullat e reja do të mund të bllokojë faqet pa urdhër të gjykatës. Pas kalimit në Parlament, presidenti Gyl është vendosur nën presion për të mos ta ratifikuar projektligjin.
Qytetarët që lënë shtëpitë e ish-pronarëve dhe mbeten të pastreh, mund të aplikojnë për kredi me interes zero. Pas një bllokimi të përkohësh që u bë për verifikimin e dokumetacionit dhe kritereve, në zbatim të aktit normativ të qeverisë, këta të pashtreh mund të paraqesin dokumetacionin për kredi në banka. Lajmi konfirmohet nga Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizimit, Eglantina Gjermani
Drejtuesit e furgonëve të pasagjerëve kundërshtojnë vendimin që në destinacionin e vendit të origjinës të kthehen pa pasagjerë.
Pas Elbasanit e Pogradecit protesta është zhvilluar të shtunën edhe në Berat, si dhe është përsëritur në Korçë. Drejtuesit e furgonëve kërkojnë anulimin e vendimit që i penalizon ata.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.