Prishtinë – Në një video të postuar në YouTube shihet si policia arreston njërin nga udhëheqësit e protestës së studentëve, Durim Jasharin.
Jashari ishte duke iu drejtuar masës së mbledhur para rektoratit të premtën të cilët kërkonin largimin e rektorit Ibrahim Gashi.
Në videon e titulluar “Rrëmbimi i Durim Gashit” shihet se në një moment ai kapet me dhunë nga policët dhe futet mes turmës e tyre. /e.t/
Kjo është një reklamë shumë e bukur bërë nga Instituti Kanadez për Diversitet dhe Përfshirje. Kjo trajton çështjen me një sens humori, por ka si synim rritjen e ndërgjegjësimit për trajtimin e njerëzve gay në Rusi, një çështje që ka qenë në plan të parë tërë këto kohë, meqënëse Rusia është vendi organizator i Lojrave Olimpike Dimërore në Sochi./ http://graffox.com/?p=3644/
Autoriteti i Medias Audiovizive organizoi sot në Tiranë Konferencën Kombëtare me temë “Diskriminimi në Media”, ku mori pjesë edhe Xheni Karaj, aktiviste e LGBTI. Ajo debatoi me të pranishmit në lidhje me qëndrimin që media ka ndaj çështjeve të komunitetit LGBTI dhe theksoi anë pozitive por nuk ngurroi të sillte dhe disa vërejtje që komuniteti LGBTI ka.
Lavdim Hamiti
Jetonte mes parave, mirëpo ato nuk i mjaftonin kurrë. Duke kërkuar të fitonte gjithnjë e më shumë, papritmas zhytet në krim dhe përfundon prapa grilave. Kështu e sjell historinë e vërtetë të Jordan Belfort, i njohur si “The Wolf of Wall Street”, apo “Ujku i Wall Street”, regjisori Martin Scorceze, nëpërmjet aktorit Leonardo Di Caprio në filmin me të njëjtin emër.
Lediona Braho*
E dashur, pa mendo për një çast! Ke ndjekur universitetin, je diplomuar, ke sakrifikuar shumë gjëra, si shoqërinë dhe lidhjet, vetëm për të ndërtuar një karrierë, por një ditë të bukur takon mashkullin “e duhur” dhe ca kohë më vonë ai të propozon për martesë. Në përputhje me atë që pjesa më e madhe e grave të martuara bëjnë, ai mund të të kërkojë të qëndrosh në shtëpi, të mos punosh, të përkujdesesh për të dhe fëmijët. Dhe ti mund të qëndrosh në shtëpi, mund të mos punosh e mund të përkujdesesh për të dhe fëmijët. Kështu, stresin financiar do ta kalosh mbi shpatullat e burrit tënd, pra cilësia e jetës tënde do të bëhet më e mirë. Po a do të ndiheshe e përmbushur? Po ëndrrat për karrierë? A është kjo jeta që do të doje të kishe? E di që po e rëndoj ndërgjegjen tënde, por më lejo të të them atë që kam dashur të të them, qyshkur u njohe me të. Ky është momenti vendimtar. Duhet të zgjedhësh: Martesën ose Karrierën… ose të dyja bashkë!
Human Rights Watch një prej organizatave kryesore botërore për të drejtat e njeriut shprehet sot përmes një komunikimi publik e shqetësuar për rritjen e klimës diskriminuese ndaj LGBT në Rusi me rastin e Lojërave OIimpike.
Vaçe Zela nuk është më fizikisht me ne. Dje, rreth orës 1 të mëngjesit Artistja e Madhe ndërroi jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë, ndërsa me vete mori pengun për tu kthyer edhe njëherë në Shqipëri. Amaneti i saj i fundit ishte të prehet në Atdhe dhe pikërisht kështu do të ndodhë. Trupi i pa jetë i artistes Vaçe Zela pritet të mbërrijë në Tiranë sot rreth orës 17:00, ndërsa homazhet do të zhvillohen nesër në orën 10:00 deri në orën 12:00. në Teatrin Kombetar të Operas dhe Baletit.
Prishja e pazarit për paratë e fituara nga prostitucioni, ka bërë që një 37-vjeçare të denoncojë tutorin. Policia ka arrestuar 40-vjeçarin Vasil Aliaj, rom, pasi akuzohet se për një periudhë një-vjeçare ka shfrytëzuar si prostitutë 37-vjeçaren nga Gramshi me inicialet M.S..
I penduari i bandës së bombave C4, Julian Sinanaj, ka shënjestër shumë të saktë dhe është i pagabueshëm në qitjet e tij. Këtë konkluzion grupi hetimor e ka nxjerrë këtë javë, teksa paraditen e së hënës, 31-vjeçari nga Vlora është çuar në poligonin e qitjes për të vërtetuar se cilat ishin aftësitë që kishte i dyshuari si vrasës me pagesë.
Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia kineze për trafikim të lëndëve narkotike dhe të qënieve njerëzore. Shtetasit shqiptarë vepronin së bashku me një grup trafikantësh nga Nigeria, ku u arrestuan dhe 30 prej tyre. Arrestimet u kryen në qytetin Xinhua, ku në operacionin e arrestimeve ishte përfshirë edhe policia italiane dhe ajo e Togos.
Horror në Kaliforni, ku një 23-vjeçare në bashkëpunim me të dashurin e saj, ka përdhunuar dhe më pas ka vrarë vajzën e saj 3-vjeçare, duke fshehur më pas trupin e saj në frigorifer. Sipas mediave në SHBA, Sara Krueger dhe Ryan Scott Warner tentuan t’ja mbathnin pas kryerjes së krimit, por u kapën nga policia në një stacion treni rreth 50 km larg shtëpisë së tyre në Kaliforni.
Tjetër alarm për bombë në shkollën 9-vjeçare “1 Qershori” në kryeqytet. Rreth dy javë pas alarmit që rezultoi fals në këtë shkollë, sot policia është njoftuar sërish për vendosjen e një bombe në shkollën “1 Qershori”.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.