Një i ri është vënë në pranga pasi dyshohet se prodhonte dhe tregtonte bomba me telekomandë. Nga Komisariati i Policisë Nr.6 në Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i 30-vjeçarit Albert Stafa, banues në komunën Bërxull. Ndalimi i tij u bë pasi në bazë të hetimeve të kryera rezulton se ai prodhonte dhe tregtonte lëndë plasëse të telekomanduara.


