Policia e Kosovës ka arrestuar 27 studentë të cilët po protestonin në mënyrë paqësore para rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Disa nga protestuesit kanë marr lëndime fizike.
Policia e Kosovës ka arrestuar 27 studentë të cilët po protestonin në mënyrë paqësore para rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Disa nga protestuesit kanë marr lëndime fizike.
Nga Ella Morton, Slate Magazine
Slate Magazine shkruan për rëndësinë e ruajtjes së një monumenti të shëmtuar si Piramida.
Për më shumë KLIKO këtu
Deklasifikimi i një numri dokumentesh me siglën “tepër sekrete” të CIA-s amerikane të viteve 1940-1960, ka mundësuar zbulimin e disa raporteve të vitit 1949 për mbretin Zog, që asokohe jetonte në Egjipt, nën mbrojtjen e mbretit Faruk të Egjiptit. Gazeta Dita shkruan në numrin e sotëm për një avokat amerikan në Nju Jork, i quajtur Edgar M. Church që mundi që të hynte në kontakt me familjen dhe oborrin e Zogut duke u bërë dhe përfaqësues juridik i interesave të Zogut në SHBA.
Një prej më të pasurve të SHBA, Thomas Perkins në një e-mail pë “Bloomberg” ka shkruar se të varfërit janë nazistë që synojnë ta kthejnë atë në viktimë Holokausti. “Mes nazistëve ekzistonte demonizimi për shkak të racës, ndërsa tani ekziston ai klasor”. Perkins gjithashtu duke se ka vështirësi të kuptojë se pse media nuk shqetësohet më shumë për protestuesit e “Occupy Wall Stret”, të cilët thyejnë dritaret e dyqaneve luksoze, se sa për trimoshët e pasur, të cilët diskutojnë çështje të rëndësishme./n.c./Për më shumë HuffingtonPost
Diku në Irlandën e Veriut, pranë fshatit Almoi, ekziston një rrugë, e cila duket sikur ka dalë drejt e nga përrallat.
Pas gati 3 muaj protesa, presidenti Ukrainas Viktor Janukoviç, ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Nikolai Azarov dhe kabinetit të tij, sipas një dekreti presidencial në faqen e internetit. Kabineti do të vazhdojë të punojë derisa të formohet qeveria e re.
Pasi ekzekutoi xhaxhain e tij, Jang Song-Tahek me akuzën e komplotit për rrëzimin e pushtetit, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ka dënuar me vdekje 100 anëtarë të familjes së Tahek. Këta 100 familjarë i bie të jenë pjesërisht edhe të afërm të Kim Jong-Un. Sipas raportimeve të mediave në Korenë e Jugu, fëmijët, vëllezërit dhe nipërit e mbesat janë dënuar të gjithë me vdekje për të eliminuar çdo mbijetesë nga klani i “tradhëtarëve”./n.c./
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzon Shërbimin Informativ të Shtetit të drejtuar nga Visho Ajazi se nuk jep asnjë informacion dhe nuk po bashkëpunon për të luftuar kriminalitetin. Përballë një situate të trashëguar pa informatorë dhe kapacitete reale për të luftuar kriminalitetin, Tahiri thotë se policia po bën maksimumin, ndërkohë që SHISH me mos marrje dhe mos dhënie informacionit cënon sigurinë kombëtare.
Jo diktaturë, por universitet. Rektor hup. Hajnat në burg”, kanë qenë disa nga thirrjet e studentëve përmes brohoritjeve para dyerve të Rektoratit, ku kanë qëndruar ulur që nga ora 07:40 e mëngjesit e deri rreth orës 11:00 kur edhe janë larguar me forcë nga Policia e Kosovës.
Shpërthim tritoli në derën e apartamentit të një tregtari në Shkodër, nuk ka të plagosur. Ngjarja ka ndodhur sot paradite në një pallat, në katin e 5, para hyrjes së shtetasit Bledar Canka, 34 vjeç, një person që merret me tregti. Policia bën me dije se nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz. “Në orët e para të mëngjesit në lagjen “Salo Halili” të qytetit tëShkodrës, në vendin e quajtur “Kompleksi URA”, është vendosur lëndë plasëse në derën e apartamentit në pronësi të shtetasit Bledar C.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit:
“Prej monitorimeve të kryera nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në shumë gjykata të vendit, veç të tjerave janë konstatuar edhe zvarritje të gjykimeve të mjaft çështjeve penale e civile. Shtyrjet e seancave gjyqësore shpesh kanë qenë të paarsyetuara dhe të pamotivuara, gjë që bie ndesh jo vetëm me dispozitat procedurale në fuqi, por dhe me të drejtën e palëve të përfshira në gjykim, e me interesin publik për të dhënë drejtësi brenda një afati të arsyeshëm.
Gjigandët e muzikës kanë mbledhur forcat për të promovuar barazinë e martesës teksa çiftet gay dhe straight janë martuar njëkohësisht nën tingujt e muzikës gjatë ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”. Madonna dhe Macklemore & Ryan Lewis kanë përformuar këngën “Same Love” dhe 33 çifte janë martuar live të “pagëzuar” nga Queen Latifah. Videon mund ta shihni KETU./n.c./
Një shtetas i Shqipërisë, me nofkën Edu Samed, është vrarë dje në Siri. Burime të Gazetës Express, thonë se i vrari, rreth moshës 40 vjeçare, është nga Pogradeci. Në dy javët e fundit janë vrarë disa shqiptarë që po luftojnë krahë rebelëve sirianë që po përpiqen ta rrëzojnë diktatorin Assad.n.c./www.gazetaexpress.com/
Eric Lawson, portreti i të cilit ishte imazhi i Marlboros- në fundin e viteve 1970, ka vdekur në moshën 72-vjeçare. Lawson ka vdekur më 10 janar nga sëmundja pulmonare.
Vdes në spital njëri prej të plagosurve në sulmin me armë ndaj autobusit të linjës Tiranë-Athinë. Sipas raportimeve te medias, Laurent Tabaku, 25 vjeç (sipas gazetes DITA, me heret mosha e tij ishte raportuar 23), ka gjetur vdekjen disa orë pas ngjarjes, për shkak të plagëve të rënda. Ai po kurohej në spitalin rajonal të Fierit.
Sulmi ndaj autobuzit
Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit të linjës Athinë-Tiranë, me targë AA 578 GC. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20 minuta të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Tepelenë-Krahs, në vendin e quajtur Mogila.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.