Policia në Prizren duket se ka bërë hapin e parë për zbardhjen e plagosjes misterioze të dy personave, nga ana e tre të dyshuarve, të veshur me rroba të babagjyshave, që ndodhi një javë më parë në argjendarinë “Saraç Gold” në qendër të qytetit.
Policia në Prizren duket se ka bërë hapin e parë për zbardhjen e plagosjes misterioze të dy personave, nga ana e tre të dyshuarve, të veshur me rroba të babagjyshave, që ndodhi një javë më parë në argjendarinë “Saraç Gold” në qendër të qytetit.
Dhuna ndaj gruas nga bashkëshorti nuk është rast i rrallë në realitetin shqiptar. As ai të birit ndaj nënës apo babait. Por dhuna në familje nuk njeh kufij në ngjarjen e mëposhtme, ku babë e bir bëhen bashkë për të dhunuar nënën dhe bashkëshorten. Kështu i ka ndodhur një 39-vjeçareje në Durrës, në zonën e ish-Kënetës, pasi gruaja ishte kthyer nga puna më vonë se zakonisht.
TIRANE – Një grua e dënuar me tetë muaj burg për falsifikim dokumentesh është liruar nga qelitë me urdhër të Gjykatës së Tiranës pasi ka rezultuar se është shtatzënë. Më 18 nëntor 2013, Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin nga burgu të shtetases Edlira H., e cila nëpërmjet avokatit të saj ka kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të dënimit të dhënë ndaj saj për shkak të gjendjes së shtatzënisë.
Pse është e rëndësishme për mua të punoj në lidhje me sistemin e burgimit në Rusi? Përgjigja është e thjeshtë. Sepse gratë dhe vajzat pas hekurave më thonë: “Ëndrra ime është të sëmurem me turbekuloz vetëm që të mund të largohem nga ky burg!”
Ish- përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong, Rona Nishliu është renditur e 18-ta, në kuadër të 250 këngëve më të preferuara të fansave. Vajza nga Mitrovica ka arritur të kualifikohet me këngën e saj “Suus”, në 20-shen e krijimeve më të mira në historikun e Eurovizionit.
90 leje qarkullimi janë hequr nga drejtuesit e mjeteve brenda muajit dhjetor per drejtim automjeti dhe 20 leje drejtimi janë pezulluar vetem këtë të shtunë, për mosrespektim të shkeljes së semaforëve, në qarkun e Tiranës.
Shteti i Nju Jorkut po planifikon të zbusë ligjet për marijuanën, për të lejuar përdorimin e saj nga pacientët e sëmurë rëndë.
Firence, Venecia dhe shume qytete te tjera te Italise se veriut kane ndertuar pothuajse gjithe politikat e tyre mbi turizmin, por nje qytet tjeter me pak i eksploruar nga turizmi masiv ofron me siguri disa nga terheqjet me te bukura per vizitoret.
Gazeta Jeta në Kosovë sjell ngjarjet politike, ekonomike, kulturore etj të vitit 2013 të pasqyruara nëpërmjet karikaturave dhe ilustrimeve.
7 Janar – Njerëzit e shpellave.
14 Janar – Mediat dhe ndikimi i tyre.
20 Janar – Lapidari.
20 Janar – Strukturat ilegale – legalizimi.
4 Shkurt – Serbia në Europë.
12 Shkurt – Dita e re, Skandali i ri.
17 Shkurt – 5 Vjetori i pavarësisë.
28 Shkurt – Qumështi.
8 Marsi – 8 marsi me lule.
19 Mars – Rock.
31 Mars – Rrypi.
9 Prill – Kushtetuta.
12 Prill – Shitja e postës.
21 Prill – Marrëveshja.
27 Prill – Specat.
1 Maj – Ndotja e ajrit.
5 Maj – Liqeni.
9 Maj – Dita ë Europës.
7 Qershor – Burrat flasin njëherë.
16 Qershor – KEK-u.
30 Qershor – Pirateria.
6 Korrik – Amnistia.
28 Korrik- Gërshetimi i interesave.
18 Gusht – Puna në Katar.
25 Gusht – Të folurit e deputetëve.
23 Shtator – Të hash me dy lugë.
25 Shtator – Macja pin ujë.
28 Tetor – Gropat e Prishtinës.
27 Nëntor – Këngëtarët dhe tatimi.
23 Dhjetor – Liberalizimi I vizave.
Ka dale nga salla e operacionit ish sekretari i PD ne Itali, Pier Luigi Bersani i cili u shtrua me urgjence ne spital pas nje hemorragjie celebrale. Zedhenesi i tij njoftoi se Bersani ndjeu papritur nje dhimbje te forte ne koke dhe u dergua me urgjence ne spital.
Nuk humbi ne asnje moment koshiencen dhe duket se doktoret shpresojne qe ne aspektin neurologjik ai te mos kete pasoja. Kjo u konfirmua dhe pas perfundimit te operacionit te tij, por doktoret kerkojne dhe 72 ore te tjera per te bere nje prognoze te plote.
Bersani, 62 vjec, eshte nje prej personazheve kryesore te se majtes italiane. Ai dha doreheqjen pasi ne zgjedhjet e fundit partia e tij ndonese ishte partia me e madhe nuk mundi te siguroje shumicen ne dy dhomat e parlamentit italian. Per reagimet e politikes italiane lexoni ne faqen e gazetes Repubblica:
Michael Schumacher – Sportisti i jashtëzakonshëm, që në ditën e 45 vjetorit të lindjes po lufton me jetën. Kampioni i shumëfishtë në Formula 1 krahas pistës ka kaluar një jetë pa skandale, por duke e kërkuar rrezikun.
Kalërim, hedhje me parashutë, udhëtim me motor dhe gara me automjete – Michael Schumacherit i pëlqen nxitja që i jep adrenalina. Në vitin 2006 ai i jep fund për herë të parë karrierës së tij të Formulës 1. Por pa kaluar shumë kohë atë e tërheq sërish pista. Si motoçiklist ai i mbetet edhe më tej besnik garave. Nën pseudonimin “Marcel Niederhausen” ai madje merr pjesë edhe në garë. Në shkurt 2009 ai plagoset rëndë në një garë testimi në Valencia. Pasojat janë çarje në kokë dhe në afërsi të qafës – aksidenti më i rëndë i Schumacherit në garat automobilistike. Ky aksident për pak e rrezikon rikthimin e tij në Formulën 1.
Kur piloti i Ferrarit Massa tërhiqet i plagosur, Schumacheri kërkon të rikthehet në pultin e komandimit. Por qafa vazhdon t’i nxjerrë probleme. “Pasojat e plagëve në aksidentin me motor në shkurt, kur pata thyerje në zonën e kokës dhe të qafës për fat të keq vazhdojnë të jenë shumë të rënda”, pranon atëherë Schumacheri në faqen e tij personale në internet. “Prandaj qafa ime nuk i përballon dot rëndesat ekstreme të Formulës 1”. Vetëm disa muaj më vonë, në sezonin e 2010, kampioni megjithatë rikthehet në pultin e Mercedesit.
Edhe gjatë karrierës së tij të gjatë si pilot i Formulës 1 Schumacheri ka përjetuar disa aksidente të rënda, por gjithmonë ka pasur shumë fat. “Unë jam e gëzuar që po kthehemi shëndoshë e mirë në shtëpi dhe që nuk ka ndodhur gjë e keqe”, tha gruaja e tij Corinna, kur Schumacheri i dha fund për herë të parë karrierës së tij më 2006.
Rrezikun sportisti i jashtëzakonshëm e merrte gjithnjë parasysh. “Megjithë aksidentet unë nuk kam frikë”, tha ai në një intervistë televizive. “Është e mundur që disa gjëra kanë ndryshuar, kjo mundet. Po jo mënyra ime e jetesës, ku unë me ndërgjegje të heq dorë nga gjëra që më sjellin gëzim”.
“Gjëra që më sjellin gëzim”- me këtë babai i dy fëmijëve ka parasysh lloje sporti si kalërimin, hedhjen me parashutë dhe skijimin. Në pushimet mes sezoneve Schumacheri shkonte për skijim në Norvegji ose në Zvicër. Jo shumë larg vendit ku ai jeton, në Gland buzë liqenit të Gjenevës ndodhen zonat e mëdha të skijimit të Francës. Atje, në Meribél ndodhi aksidenti tragjik. Jashtë pistës, Schumacheri u rrëzua dhe e përplasi kokën në një shkëmb. Megjithëse mbante helmetë mbrojtëse, ai u plagos rëndë. 44 vjeçarin e dërguan me plagë të rënda në kokë në klinikën e Universitetit të Grenobles. Pas një operacioni emergjent ai ndodhet në koma artificiale dhe në rrezik për jetën.
/DW/
Gazeta Jeta në Kosovë sjell ngjarjet politike, ekonomike, kulturore etj të vitit 2013 të pasqyruara nëpërmjet karikaturave dhe ilustrimeve.
Michael Schumacher – Sportisti i jashtëzakonshëm, që në ditën e 45 vjetorit të lindjes po lufton me jetën. Kampioni i shumëfishtë në Formula 1 krahas pistës ka kaluar një jetë pa skandale, por duke e kërkuar rrezikun.
Ish sekretari i PD ne Itali, Pier Luigi Bersani eshte shtruar me urgjence ne spital pas nje hemorragjie celebrale. Zedhenesi i tij njoftoi se Bersani ndjeu papritur nje dhimbje te forte ne koke dhe u dergua me urgjence ne spital.
Alzajmeri është një ndër sëmundjet më të shpeshta të pashërueshme, por gjatë vitit 2013 shkencëtarët kanë treguar se jeta e pacientëve mund të përmirësohet. Ndër të rejat mjekësore të vitit 2013, spikasin teknologji të reja që ndihmojnë mjekët gjatë operimit të pacientëve me tumore ose që lehtësojnë problemet shëndetësore të personave me aftësi të kufizuara.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.