Nuk ka “zhgënjyer” as këtë herë debati në seancë parlamentare. Sot është diskutuar buxheti i shtetit dhe replikat kanë patur për protagonistë vetë kryeministrin Rama dhe paraardhësin e tij Berisha.
Nuk ka “zhgënjyer” as këtë herë debati në seancë parlamentare. Sot është diskutuar buxheti i shtetit dhe replikat kanë patur për protagonistë vetë kryeministrin Rama dhe paraardhësin e tij Berisha.
Sipas nje lajmi te botuar sot nga Top Channel, Ministria e Drejtësisë pritet të dërgojë në mbledhjen më të afërt të qeverisë një kerkese per amnisti, sipas se ciles priten të përfitojnë të paktën 1 mijë të burgosur.
Zv.kryeministri britanik, Nick Clegg, ka dalë kundër vendimit të qeverisë së Londrës për të marra masa akoma më të ashpra kundër emigrantëve. Ai ka deklaruar se nuk do të tolerojë shtrëngime të tjera ndaj emigrantëve nga Bashkimi Evropian, sa kohë që ai do të jetë në zyrë si zv.kryeministër.
Piramida, e cila shpesh herë ka qenë në qendër të debateve, për prishjen ose jo të saj, këtë fundjave ka marrë ngjyra krejt të tjera. Stafi i “Top Channel” kanë realizuar një pjesë të videoklipit të këngës së tyre të fundvitit, duke i dhënë asaj shumë shkëlqim.
Joniad Kurti u lind në Tiranë në vitin 1987. Në moshë të vogël ai u shpërngul në Itali ku pasi mbaroi studimet filloi punë në një farmaci në Romë. Në janar të vitit 2013 ai u bë i famshëm në Itali nëpërmjet emisionit Italia’s Got Talent ku u prezantua si balerin dhe zëdhënës i Next GoGo Boys, një grup djemsh me trup të palestruar, të aftë për të ndezur atmosferën e netëve nëpër diskoteka dhe të gatshëm për performanca që krijojnë një atmosferë shumë të nxehtë.
Në një shkrim te Dita, Mustafa Nano hedh idenë e reformimit të gjyqësorit… duke sjellë gjyqtarë dhe prokurorë të huaj!
Aktiviteti i organizuar nga Ecovolis, ne mbrojtje te korsive te bicikletave, dha sot sinjalin e pare, kunder shofereve te papergjegjshem, te cilet me makinat e tyre, i pushtojne keto korsi’. Aktivistet e Ecovolis, te cileve iu bashkuan edhe dhjetra qytetare, qe e perdorin dyrrotakun si te vetmin mjet qarkullimi, protestuan sot ne rruget e kryeqytetit, duke perdorur si ze te tyrin, pikerisht zilet e bicikletave.
Nga filmi biografik i regjizorit Lee Daniel The Butler, rreth një shërbëtori afrikano-amerikan i cili i shërbeu tetë presidentëve të Shteteve të Bashkuara, tek drama historike e Steve McQueen 12 Years a Slave, rreth rrëmbimit të Solomon Northrup-it nga liria në skllavëri, filmat me tema afrikano-amerikane po mbizotërojnë sallat e kinemave, dhe po fitojnë lëvdatat e kritikëve.
Rezart Taçi dhe familjarë të tij janë kallzuar në Prokurori nga Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
INVESTIGIM/Punonjësit e transportit 4 muaj pa marrë rrogat, grevat organizohen nga sindikatat, pronarët urdhërojnë ndërprerjen e punës! Qeveria dhe bashkia heshtin
Nga Albina Hoxha per Historia Ime
Transporti publik është në kaos. Shoferët dhe fatorinot kanë 4 muaj pa marrë rrogën. Shoqatat e transportit publik ankohen se shteti nuk i ka subvencionuar për kategoritë që përfitojnë udhëtim falas në transportin publik. Më herët shoqatat e transportit kanë kërkuar rritjen e çmimit të biletës nga 30 lekë në 70 lekë. Pas protestës 3 orëshe të zhvilluar disa ditë më parë ishte paralajmëruar një grevë 24 orëshë për ditën e hënë e cila papritur është anuluar.
Pas bisedës me shoferët dhe fatorinot kuptojmë se nuk janë ata organizatorët e protestave por vetëm zbatuesit e urdhërave. Nuk dihet nëse këto protesta dhe këto reagime janë vërtetë në interes të punonjësve të cilët kanë kohë pa u paguar apo janë interesa më të larta të cilat kërkojnë nëpërmjet kësaj forme që zëri i tyre të dëgjohet.
Edhe 5 muaj pa u paguar
Shoferët shprehen se prej kohësh kanë problememe pagesat. Më parë kanë qendruar mbi 5 muaj pa marrë rrogën. Të tjerë shprehen se në vend të pagës iu është dhënë abone të cilat i kanë shitur dhe kanë përfituar para. “Prej kohësh kemi probleme me pagat, nuk e dimë se çfarë po ndodh, disa i kanë hequr nga puna dhe lekët nuk iu kanë dhënë…”, shprehet një shofer rreth 50 vjeç.
Një fatorino i pyetur lidhur me protestën dhe se çfarë kërkojnë ata u përgjigj kështu: “Ne nuk dimë asgjë për protestën, na kanë thëne pronarët që nuk do punojmë tre orë dhe kaq. Të ishte për të protestuar protestonim më parë pasi kemi 4 muaj pa marrë rrogat dhe më parë kemi pasur akoma më shumë. Ne bëjmë çfarë na thonë.”
Ne janar mund te falimentojme
Por çfarë thotë shoqata e transportit? Ne biseduam me Ferdinand Ibrahimin i cili është përgjegjës për linjën e Unazës. “Prej kohësh jemi në vështirësi financiare, kemi 4 muaj pa dhënë pagat punonjësve sepse jemi në vështirësi.Jemi duke punuar për të arritur në një marrëveshje me qeverinë në mënyrë që qeveria të na ndihmojë dhe të na lehtësojë këtë situatë.” Ai pohon se nëse nuk iu ofrohet mbështjetje nga qeveria në janar shoqatat e transportit do të kenë falimentuar.
“Qeveria të na ndihmojë me rritjen e çmimit të biletës, heqje të akcizës së karburantit ose heqje të tvsh-së. Në të kundërt në nuk shpëtojmë dot. Për një orë një autobusi i nevojiten 6-7 litra naftë, e pamunduar ta përballojmë.”
Protestat janë organizuar nga Sindikata e Transportit. Lidhur me anullimin e grevës 24 orëshe ditën e hënë kreu i sindikatës Zija Hasani tha se është arritur një marrëveshje me shoqërinë e transportit. “Sipas marrëveshjes deri në 28 dhjetor shoqata e transporti do tu kenë paguar punonjësve 50% të pagave, ndërsa deri në 31 janar të gjithë punonjësit do të kenë marrë të gjitha pagat. Nëse kjo nuk realizohet ne do të vijojmë grevën. Vendimi është marrë nga punonjësit e transportit publik dhe sindikatat.”
Me transportin publik udhëtojnë shtresat e shoqërisë me të ardhura të ulëta dhe rritja e çmimit të biletës do rëndonte së tepërmi xhepat e qytetarëve. Për rritjen ose jo të çmimit të biletës do të vendosë Ministri i Transporti dhe Infrastrukturës si dhe Këshilli i Ministrave.
Të gjitha linjat e transportit publik në kryeqytet janë linja private. Edhe linja e Kombinatit e cila ishte e vetmja linjë shtetërore u privatizua një vit më parë.
Lidhur me këtë çështje deri tani nuk ka pasur asnjë reagim qeveria apo pushteti vendor. Ende nuk dihet nëse çmimi i biletës do të rritet.
INVESTIGIM/Punonjësit e transportit 4 muaj pa marrë rrogat, grevat organizohen nga sindikatat, pronarët urdhërojnë ndërprerjen e punës! Qeveria dhe bashkia heshtin
Nga Albina Hoxha per Historia Ime
Transporti publik është në kaos. Shoferët dhe fatorinot kanë 4 muaj pa marrë rrogën. Shoqatat e transportit publik ankohen se shteti nuk i ka subvencionuar për kategoritë që përfitojnë udhëtim falas në transportin publik. Më herët shoqatat e transportit kanë kërkuar rritjen e çmimit të biletës nga 30 lekë në 70 lekë.
“Të gjithë bashkë sot i dhamë Tiranës sinjalin e parë se ka ardhur koha e biçikletave! Zilet tona sot lëvizën makina dhe kamiona! Policit i treguam që korsia e biçikletave nuk është ‘mesi i rrugës’ por shtëpia jonë dhe do e mbrojmë. Andi, Albani, Paula, Marinela, Endri, Arditi, Bike Doktor, Mountain Bike Albania, Doënhill, Ecovolis, me të gjithë aktivistët e sotshëm, jemi të vendosur, ti fitojmë ato korsi!” shkruan pas protestës Eco Bicycle në Facebook.
Cfare do te thote te jesh 25 vjec, vajze, e dashuruar, nene e nje femije dhe bashkeshorja e nje vrasesi? Veshtire te thuhet.
Ermir Hoxha
Keidi Mehmetaj do jetë deputetja e re dhe njëherësh e një rekordi në parlamentin shqiptar në gjithë historinë e ekzistencës: është 20 vjeç. Ajo vjen nga LSI-ja dhe zëvëndëson Klajda Gjoshën e cila lëshoi mandatin. Nuk mund ta paragjykojmë nivelin e saj në raport me të qënit deputete në këtë moshë, aq më tepër që brezi i saj sot, është në një nivel katastrofal mendësish, stili e vizioni jete, brum inteligjence e tharmi kulturor.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.