Nga Mustafa Nano, ne rubriken e tij te gazeta DITA
Nga Mustafa Nano, ne rubriken e tij te gazeta DITA
Foto ilustruese, gjate protestes se myslimaneve kunder komunitetit LGBT ne Prishtine
Opinioni publik në Kosovë u kap në befasi dje nga një deklaratë kërcënuese e një grupi islamik kundër organeve të sigurisë dhe policisë. Këto të fundit kanë arrestuar me akuzën për terrorizëm gjashtë persona, dhe menjëherë pas këtij lajmi në zyrat e policisë mbërriti një email, në të cilin thuhej se “pasojat do të jenë të dhimbshme, nëse nuk lirohen të arrestuarit”.
Për këtë debatojnë protestantët në Gjermani. Por pyetja është: A duhet që të krishterët protestantë të jenë aq shumë të kohës?
Ecovolis në bashkëpunim me Postën Shqiptare risjell biçikletën në shërbimin postar, si një mënyrë ekologjike, me kosto më të ulët dhe më e shpejtë duke konsideruar trafikun brenda qytetit.
“Një nga menyrat më efikase të shpërndarjes së psotës është përmes bicikletës dhe në këtë 101 Vjetor të Postës Shqiptare, bashkarisht po punojmë që ky shërbim të fuqizohej dhe zgjerohej më tej, duke punësuar të rinj dhe të reja në shërbimin postar me biçikleta.
Ky bashkëpunim është mundësia jonë të promovojmë nje shërbim postar ekologjik, duke treguar pergjegjesine tone ndaj komunitetit dhe nje forme inovative punësimi rinor!” shkruhet ne njoftimin e Ecovolis ne Facebook./E.T/
Ecovolis në bashkëpunim me Postën Shqiptare risjell biçikletën në shërbimin postar, si një mënyrë ekologjike, me kosto më të ulët dhe më e shpejtë duke konsideruar trafikun brenda qytetit.
Gazetarja e se perditshmes DITA, Entela Resuli ka biseduar me nje gjykatese per te kuptuar me shume arsyet e divorceve ne Gjykaten e Tiranes. Emrin e gjykateses, gazeta nuk e ben publik me shpjegimin “per arsye etike”. Por ne kete material, botohet e cituar ne thonjza gjykatesja te kete renditur sipas rasteve arsyet e zgjidhjes se marteses.
OPINION
Kristi Pinderi
Ka një paradoks: kemi në Shqipëri një prej nismave mjedisore që ka patur sukses në mënyrë spektakolare, në atë mënyrë që vende të tjera do e kishin zili, siç është AKIP, ama jetojmë në vendin që ka ndërgjegjen më të ulët mjedisore në Europë.
Se fjala vjen, nuk do bëheshim që të gjithë, kush më pak e kush më shumë pjesë e shkatërrimit mjedisor të këtij vendi, të shkatërrimit urban, të shkatërrimit të pyjeve, të lumenjve, të ambienteve tona të përbashkëta komunitare, të bregdetit, të shkatërrimit të faunës e florës, pra të shkatërrimit të pothuajse gjithçkaje që na rrethon.
Peshqit i gjuajmë me dinamit, mjelmat i vrasim me çifte, pemët i presim që kur janë filiza, 60 përqind të llojeve të egra nga bota e kafshëve i kemi larguar nga malet apo territoret tona, liqenet i kemi tharrë, brezat e parë të shkurreve i djegim, gomat gjithashtu i djegim, hekurat i vjedhim që pastaj ti shkrijmë (ka vite qe arkeologet duan te prezantojne konceptin e arkeologjise industriale per tu dhene kuptim megastrukturave te fabrikave qe kemi trasheguar), ajrin qe thithim ne e femijet e ketij vendi e kemi bere me te ndoturin ne Europe, etj, etj.
Ne jetojmë çdo ditë në një ambient që e shëmtojmë çdo ditë e që pavarësisht se na duket i shëmtuar sërish nuk na dhemb aq shumë sa ti themi ndal kësaj shëmtie, mbyllemi në shtëpitë 40, 50, 60 metra katrorë me ndonjë shtesë të palegalizuar mundësisht dhe gënjejmë veten duke thënë: Shqipëria është e bukur, i ka falur Zoti natyrën!
Nuk protestojmë as edhe për çështje të shëndetit se jemi të fundit që shqetësohemi për shëndetin (jo se nuk e duam por se besojmë akoma se nuk varet nga ne). Qarkullon akoma ajo shprehja: “shqiptarët janë të fortë e durojnë”.
Kishte dhe një batutë ironike e për dikë edhe fyese këto ditë pak a shumë kështu: “Nuk zgjidhim dot erën e njerëzve nëpër autobuzë jo të zgjidhim armët e Asadit”, etj.
Ka edhe një tjetër paradoks: Jetojmë çdo ditë me raste flagrante të nëpërkëmbjes së të drejtave tona, por nuk guxojmë të organizohemi ndonjëherë me të njëjtin nerv siç po shohim këto ditë të organizohen qytetarë me interesa e mendime nga më të ndryshmet, për një kauzë të përbashkët.
Po cila është në të vërtetë kjo kauzë e përbashkët që për arsyet e mësipërme, mua më duket qartazi që nuk vjen si pasojë e ndjeshmërisë sonë mjedisore?
Unë besoj se këtu po protestohet kundër shpërfilljes që politika u bën interesave qytetare. Po protestojmë nga nevoja që kemi për të qenë pjesë e vendimmarrjes (meqë e provuam me sukses këtë vit në qershor se mund të marrim vendime në rast se na lenë).
Besoj se po protestojmë edhe sepse një brez i ri qytetarësh po formohet ndryshe, gjithnjë e më shumë me nervin dhe ndërgjegjen reaguese që karakterizon qytetarët perëndimorë.
Sigurisht, në shoqëri të painformuara dhe në vende ku dhënia e informacionit nuk konsiderohet si detyrë kushtetuese, protestohet edhe për shkak të panikut. Cdo shoqëri panikoset dhe shumë vetë, ndonjëherë shtete e struktura të tëra përfitojnë nga paniku kolektiv. Po protestohet edhe sepse krahasimi “kosh plehrash i Europës” (në rastin konkret akoma më keq: kosh plehrash i botës), duket sikur acaron më shumë karakterin e një populli që beson akoma te ajo: “më mirë syrin se namin”.
Po protestohet edhe ngaqë shqiptarët nuk duan më të kenë një qeveri arrogante që bën gjithçka pa pyetur askënd.
Që të gjitha këto arsye vlejnë! Protestën tjetër le ta bëjmë vërtet për mjedisin që të mos dorëzohemi si psh, z. Maks Velo që thotë se kjo që u bë nuk zhbëhet.
Nga: Rrjeti i Profesionistëve Shqiptarë në Uashington, SHBA
Drejtuar: Letër e hapur drejtuar Qeverisë Shqiptare, miqve dhe aleatëve të saj të afërt
OPINION
Kristi Pinderi
Ka një paradoks: kemi në Shqipëri një prej nismave mjedisore që ka patur sukses në mënyrë spektakolare, në atë mënyrë që vende të tjera do e kishin zili, siç është AKIP, ama jetojmë në vendin që ka ndërgjegjen më të ulët mjedisore në Europë.
“Duajeni atdheun si Kryeministri Ameriken”, ishte nje nder parrullat qe mbanin qytetaret qe protestuan sot per te paren here para Ambasades se SHBA ne Tirane duke kundershtuar sjelljen per demontim ne Shqiperi te armeve kimike te Sirise.
Pergjigja qe kryeministri Rama dha per nje pyetje per armet kimike gjate nje konference te perbashket me Stefan Fyle:
Botuar ne Respublica.al
Kur George W. Bush u arrestua për vozitje të automjetit në gjendje të dehur, i ati i tij, George W.H. Bush ishte Drejtori i Përgjithshëm i CIA-s. Por i ati nuk e shpëtoi dot të birin nga burgu, sepse vepra penale që kishte kryer ky i fundit ka kohë që konsiderohet si serioze në SHBA. (Si i ati dhe i biri, eventualisht, u bënë presidentë të SHBA-së.)
Mediat e Prishtinës njoftojnë se pas arrestimit të gjashtë të dyshuarve si terroristë islamikë, një komunikatë kërcënuese është shpërndarë nga i ashtuquajturi “Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë”.
Gazeta Mapo ka intervistuar të atin e komandos shqiptare Marenglen Bramati, që dha shpirt në Spitalin Ushtarak, dy javë pas kthimit nga Afganistani.
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim me Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe me mbështetjen e Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran, prezantuan programin e ri “Mbështetja e OKB-së për Përfshirjen Sociale”.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.