Prej së martës në internet qarkullojnë dy video që tregojnë momentin e ekzekutimit të 2 anëtarëve të Agimit të Artë në Greqi.
Prej së martës në internet qarkullojnë dy video që tregojnë momentin e ekzekutimit të 2 anëtarëve të Agimit të Artë në Greqi.
E përditshmja kosovare EXPRESS ka botuar disa dokumenta të Inteligjencës Kosovare ku thuhet se politikani Fuad Ramiqi është i rekrutuar i Kundërzbulimit serb (KOS). Ramiqi, një person kontrovers, ish-zyrtar i së paku dy partive, kandidat i pavarur, dhe tash lobues i vijës ekstreme të të drejtave të myslimanëve në Kosovë, është fytyra e partisë së dytë islamike në vend, partisë LISBA.
“Besohet se Fuad Ramiqi është rekrutuar nga KOS-i qysh në fillim të viteve të 90’ta…personeli që i ka mundësuar veprimtarinë ushtarake Ramiqit nga KOS ishin: Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenovic (Mlekce) dhe Simon Tomanov, zëvendës i eprorit të KOS-it Aleksadër Vasiljeviq”, thuhet në disa dokumente analitike për figurën e Ramiqit të cilat i ka siguruar Gazeta Express.
“Besohet që edhe sot Ramiqi vazhdon të jetë i lidhur me strukturat ushtarake të Serbisë që trashëguan KOS-in; si VBA apo VOA…. Por tash e vazhdon aktivitetin për këtë organizmit si mbrojtës i vlerave të islamit.. Për strukturat e shtetit mbetet i dyshimtë edhe një moment kur Fuad Ramiqi, sipas tyre, në vizitën e parafundit të Kryeministrit turk, Reccep Tayyp Erdogan, qe vozitur në makinën zyrtare të këtij të fundit që nga Prizreni, në kthim, deri në Aeroportin “Adem Jashari”. Inteligjenca beson që Fuad Ramiqi vazhdon të mbajë lidhje të fuqishme edhe me iranianët dhe shoqërohet vazhdimisht me një imam të Bashkësisë Islame të Kosovës, Mazllum Mazllumi, i përmendur edhe më herët si imam kontrovers” – shkruan Express. /Respublica.al/
http://gazetaexpress.com/?cid=1,15,125755
Një udhëzim i fundit i Ministrisë së Arsimit ndalon studentët shqiptarë të ndjekin dy fakultete njëkohësisht.
Menjëherë pas fillimit të punës në Gjykatën Administrative janë bërë 20 padi. Dhjetë nga paditë e bëra i përkasin personave të larguar së fundmi nga vendi i punës.
Përplasjet e vazhdueshme mes Bashkisë së Tiranës dhe përfaqësuesve të tregut të Uzinës Dinamo, kanë bërë që të pezullohen të gjitha punimet për rikonstruksionin e tregut.
“Më shumë se 20 mijë të rritur nga e gjithë bota kanë kontaktuar për qëllime seksuale profilin virtual të një vajze 10-vjeçare e krijuar nga shoqata “Terre des Hommes”, e cila rilançon alarmin mbi krimet seksuale në dëm të të miturve. Vetëm në Filipine janë dhjetëra-mijëra viktimat e “turizmit seksual” nëpërmjet kamerave të rrjetit”,shkruan gazeta “Dita”.
Më shumë se 20 mijë të rritur nga e gjithë bota kanë kontaktuar për qëllime seksuale profilin virtual të një vajze 10-vjeçare e krijuar nga shoqata “Terre des Hommes”, e cila rilançon alarmin mbi krimet seksuale në dëm të të miturve. Vetëm në Filipine janë dhjetëra-mijëra viktimat e “turizmit seksual” nëpërmjet kamerave të rrjetit (webcam)
Eurodeputetja daneze, Hanne Dahl duke votuar në Parlamentin Evropian, ku merr pjesë bashkë me fëmijën e saj…
Nga Kristi Pinderi
Në rast se pajisesh me një kamera të fshehtë dhe nis të xhirosh cdo veprim do të dukej në ekran si i dyshimtë.
Kështu ndodhi dhe me shërbimin e fundit televiziv të emisionit Fiks Fare. Në një zyrë lokale në Korcë dukeshin në formatin e dyshimtë të kameras së fshehtë të rinj që shkonin aty, tregonin emrin dhe numrin e telefonit, dikush konfirmonte me një listë përpara dhe këta merrnin në dorë 2 mijë lek.
Në psikologjinë tonë kur dikush duket në një video të xhiruar me kamera të fshehtë automatikisht ngarkesa që e shoqëron shikuesin është negative. Por të rinj të FRESSH dolën një ditë më pas dhe sqaruan se nuk po paguanin askënd në këmbim të votës për kandidatin socialist për kryetar bashkie. Thanë se po rimbursonin të rinjtë anëtarë të organizatës së tyre për shpenzimet e rrugës nga Tirana ku studiojnë, në Korcë ku duhet të votonin.
Unë e besoj këtë sqarim. Nuk ka ose më saktë, nuk duhet të ketë asnjë organizatë që e bazon frymën dhe punën e saj te aktivistët dhe vullnetarët pa patur dhe një protokoll apo një kod të mënyrës se si do i inkurajojë anëtarët e vet të jenë aktivë për një kauzë që e kanë zgjedhur vetë si kauzë të tyre. Nuk ka sot asnjë organizatë politike në botë që të mos mendojë për një program të mirëfilltë për trajtimin e vullnetarëve të saj. Ku qëndron problemi atëherë?
Ne kishim në zgjedhjet e kaluara kandidatë që dhuronin lopë e bagëti, ama nuk e mori as prokuroria e as opinioni publik seriozisht, dhe shumë keq që ndodhi kështu!
Në 20 vitet e fundit ne kemi parë plane pa fund si shpërndahen thasë mielli nga kandidatë e nga partitë e tyre, ama nuk e kemi parë prokurorinë të lëvizë një gisht.
Jo pse nisi hetimin në Korcë, dhe bëri gabim! Përkundrazi, bëri shumë mirë.
Gjithashtu, jo pse Fiksi, ndoshta në një moment kompleksimi për t’u radhitur në opozitë (këtë e kemi marrë të mirëqënë dhe nuk e ve njeri në dyshim ?) bëri gabim që u mor me këtë cështje. Përkundrazi. Por si cdo zhvillim njerëzor, gazetarët kanë për detyrë të tregojnë cdo anë e kënd të historisë. Nuk më duket etike që një ditë transmeton plane nga një kamera e fshehtë dhe e le 48 orë publikun të perceptojë me pahir se ka parë një rast korrupsioni dhe vjedhje të votës. Dhe pastaj ditën tjetër të sjellë këndvështrimin e palës së akuzuar, që në cdo rast duket thjesht si justifikim. Këto janë forma të padrejta që gazetaria ndonjëherë me prepotencë, përdor për qëllime të caktuara. Dhe nuk janë forma të ndershme.
Dmth, ska asnjë problem pse media dhe prokuroria merret me këto gjëra. Problemi është kur që të dyja bëjnë sikur merren, në fakt, me problemin. Dhe nuk e cojnë deri në fund. Fjala vjen, pse nuk investigojnë për pagesat e errëta ndaj partive politike? Sepse kjo po, do të ishte thelbi i problemit. Përndryshe kemi të bëjmë vetëm me një rast kompleksimi: Fiksi për të na treguar se është në opozitë të përjetshme, dhe Prokuroria për të na treguar se bën punën e saj.
Dhe e fundit: pse nuk i përgjigjet po kjo prokurori kërkesës së familjarëve të viktimave në Gërdec për të gjykuar ish ministrin Fatmir Mediu?
Nga Kristi Pinderi
Në rast se pajisesh me një kamera të fshehtë dhe nis të xhirosh cdo veprim do të dukej në ekran si i dyshimtë.
Kështu ndodhi dhe me shërbimin e fundit televiziv të emisionit Fiks Fare. Në një zyrë lokale në Korcë dukeshin në formatin e dyshimtë të kameras së fshehtë të rinj që shkonin aty, tregonin emrin dhe numrin e telefonit, dikush konfirmonte me një listë përpara dhe këta merrnin në dorë 2 mijë lek.
Foto nga Entela Resuli (ne kuader te konkursit te Fotos dhe Videos Historia Ime).
Vendi që njëzet vjet më parë lindte dëshpërim, sot pret emigrantë italianë. Janë “të përjashtuarit” e sistemit produktiv italian, të shtresave të ndryshme sociale. Në fillim ishin sipërmarrës të etur për krah të lirë pune, sot janë edhe punëtorë, artizanë, elektricistë, hidraulikë, saldatorë, mekanikë, punues mermeri. Por edhe avokatë, mjekë, arkitektë, studentë…
Një studente amerikane kishte kursyer me mundim për të blerë një biçikletë të shtrenjtë me të cilën shkonte dhe vinte nga puna. 700 USD kushtonte biçikleta dhe ishte aq e mirë sa një pasdite, pas turnit 8 orësh në një dyqan mjetesh arti, zonjusha Olguiemar Freyre nuk e gjeti biçikletën aty ku e kishte lidhur. Ia kishin vjedhur! Atë që mezi e kishte blerë… dhe i erdhi aq inat, sa shkroi një letër, ku ia numeroi ca gjëra hajdutit. Dhe siç ndodh rëndom në historitë amerikane, një bamirës i bleu një biçikletë të re. E cila nuk kushton 700 dollarë, por që është fringo e re.
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur për gazetën franceze “Le Monde” pas takimit që pati dje në Paris me homologun e tij francez, Laurent Fabius. Bushati pohoi se Shtetet e Bashkuara realisht i kanë kërkuar Shqipërisë që të organizojë në tokën e saj shkatërrimin e arsenalit kimik sirian.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.