Shifrat alarmante të fëmijëve obezë dhe të kequshqyer kanë bërë që ministri Veliaj të mendojë një strategji për shpërndarjen e ndihmës ekonomike.
Shifrat alarmante të fëmijëve obezë dhe të kequshqyer kanë bërë që ministri Veliaj të mendojë një strategji për shpërndarjen e ndihmës ekonomike.
Banka Botërore publikoi sot raportin vjetor Doing Business 2014, një vëzhgim mbi lehtësirat e të bërit biznes në 189 vende të botës. Krahasuar me vitin e kaluar kur Shqipëria renditej e 85-ta në klasifikim, këtë herë ajo ka humbur 5 pozicione, duke u renditur në vend të 90-të.
“Brisilda është 9 vjeçe dhe frekuenton klasën e parë në shkollën publike “1 Qershori”. Për shkak të një problem shëndetësor të lindur, ajo nuk mund të jetë si gjithë të tjerët. Shkolla është një sfidë për të dhe familjen e saj. Në klasën e parë ku mëson Brisilda janë 38 nxënës në klasë dhe mësuesja nuk ka asnjë sekondë kohë për t’iu afruar vajzës që nuk mundet të flasë, nuk mundet të mbajë lapsin dhe përqendrimin fizik e ka të ulët”, kështu e nis shkrimin gazeta e përditshe “Shqiptarja.com”.
Avokati i Popullit ka organizuar nëj tryezë të rrubullakët me qëllim prezantimin e rekomandimeve të këtij institucioni për komunitetin rom. Në takim ishin të pranishëm Erion Veliaj, Minister i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit, Elona Gjebrea, Zv. Ministre e Brëndshme dhe Gjon Radovani, Zv. Minister i Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Gjithashtu janë ftuar Bashkia e Tiranës, përfaqësues të pushtetit vendor si dhe komisioneve parlamentare dhe përfaqësues të nderuar të trupit diplomatik dhe të organizatave ndërkombëtare në Shqipëri. Rekomandimet janë A produkt i një konsultimi të gjerë edhe me shoqërinë.
Një breshëri automatiku në shkollën e mesme të Bashkuar në Vaun e Dejes në Shkodër për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi. Një sherr mes adoleshentëve ka bërë që njëri prejt tyre të marrë automatikun dhe të qëllojë me breshëri në ambientet e shkollës. Nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk ka të lënduar.
E ftuar në një televizion i cili, shpeshherë ka prezantuese që shprehen haptazi kundër komunitetit LGBT, Elsa Ballauri foli me racionalizëm për ato çfarë i shqetëson vërtetetë personat LGBT, biles edhe më gjërë, vetë shoqërinë si e tërë.
Dy aktivistë të komunitetit LGBT-së, Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj të ftuar në studion e A1 Report i thanë gazetarit Andi Kapxhiu se projekti i Avokatit të Popullit për pr/ligjin që legalizon martesën mes personave të të njëjtës gjini pritet të hartohet brenda këtij viti.
Avokati i Popullit z. Igli Totozani, i ftuar ne studion e Ora News u shpreh se Komuniteti LGBT është një komunitet i cili duhet të gëzojë të njëjtat të drejta me të gjithë qytetarët e tjerë si dhe duhet të ketë të drejtën që të krijojë edhe familje.
Deputetja Mesila Doda ka reaguar sot në lidhje me debatin rreth martesave gej.
Ne gjykojmë se fryma agresive dhe thirrjet pët të ndarë qytetarët në llogore njësoj si në situatat e lincimeve kolektive nuk është fryma e Europës së qytetëruar. Ngjan më shumë me frymën e vendeve të ish Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë.
Eshtë e rëndësishme që deputetët dhe deputetet të cilat kanë mundësi dhe hapësira të pafundme për të shprehur mendimin, të marrin pjesë në këtë debat me argumenta dhe jo me lincime.
Zonja Doda tha se “familje është vetëm ajo që vjen nga martesa mes një burri dhe një gruaje”.
Kjo nuk është e vërtetë! Madje është një deklaratë që fton qytetarët të përcmojnë të gjitha ato forma të tjera të familjes që nuk përmbushin kriteret e familjes tradicionale.
Këto janë deklarata kategorike që tentojnë të përjashtojnë nga integrimi një kategori të tërë qytetarësh.
Për shembull: Familja e zonjës Doda është e nderuar por kjo nuk e pengon familjen e një cifti gej të jetë gjithashtu e nderuar.
Familje e nderuar është edhe ajo mes një burri e një gruaje që presin të rrisin fëmijët e tyre, por po aq e nderuar është edhe ajo familje mes një prindi të vetëm që adopton një fëmijë, apo familja e gjysherve që rrisin nipin apo mbesën, apo po ashtu e nderuar është dhe familja që përbëhet nga tezja dhe nipi (sic ishte rasti i familjes se Sofies në Durrës).
Mospranimi i formave familjare që nuk mbyllen dot në korniza të një martese mes një burri dhe një gruaje, rrezikon që të mbajë larg shërbimeve dhe perfitimeve ligjore mijëra njerëz.
Ne nuk po flasim për koncepte fetare apo hyjnore, por flasim për koncepte konkrete ligjore dhe për të drejtën që cdo qytetar ka në këtë vend për të krijuar familjen e tij dhe për të qenë i respektuar dhe jo i përjashtuar.
Nëse një komunitet fiton një të drejtë që kushdo tjeter e ka, atëherë kjo nuk do t’i pengojë burrat që duan gra, të martohen me to, apo gratë që duan burrat të martohen me ta! Orientimi seksual dhe identiteti gjinor nuk jane zgjedhje qe befas, ne nje situate si ato te Apokalipsit ne Bibel do e nxisnin gjithë shoqërinë të bëhej homoseksuale. Këto janë thjesht frikëra të cilat ne duhet ti adresojmë përmes një debati të shëndetshëm.
Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi
20 mësuese të Pogradecit u trainuan sot në lidhje me ccështje të LGBT dhe të bullizmit në shkolla për shkak të homofobisë.
Karaj i përgjigjet Shehut: Komisionerja të ka kërkuar të mos bësh deklarata homofobike
Karaj:
“Deklarata e zotit Igli Totozani per martesat gej ka shkaktuar një reagim edhe të ish deputetit Tritan Shehu. Unë doja t’i kujtoja zotit Shehu se ne e dimë fare mirë qëndrimin e tij në lidhje me cështjet LGBT.
Deputetja Mesila Doda ka reaguar sot në lidhje me debatin rreth martesave gej.
REAGIM/Xheni Karaj në emër të organizatës “Aleanca Kundër Diskriminimit” dhe Kristi Pinderi në emër të organizatës “Të bashkuar Pro kauzës LGBT” (ProLGBT)
Aleanca Kundër Diskriminimit dhe Të bashkuar ProLGBT që të dyja organizata anëtare të obmrellës “ILGA Europe” mbështesin deklaratën e Avokatit të Popullit në lidhje me martesat brenda së njëjtës gjini.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) përshëndeti dhe mbështeti progres-raportin për Shqipërinë, të paraqitur nga Komisioni Europian, si dhe rekomandimin zyrtar që iu bë Këshillit të Ministrave të BE për t’i ofruar vendit tonë statusin vend kandidat. Duke u ndalur tek kushtet që duhet të plotësojë Shqipëri për të marrë statusin e vendit kandidat KShH i konsideron plotësisht të drejta 5 kushtet e paraqitura në raport.
Avokati i Popullit Igli Totozani bëri thirrje sot që Shqipëria të diskutojë dhe të miratojë lejimin e martesave gej.
“Le të jemi vendi i parë në Ballkan që e bëjmë diçka të tillë,” tha sot Totozani.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.