Reshjet e dendura te shiut kanë vënë në rrezik edhe çarjen e tubave që furnizojnë me ujë Tiranën.
Lumi i Tiranës në Paskuqan rrezikon seriozisht çarjen e tubit 1200 mm, i cili furnizon me ujë gjysmën e qytetit të Tiranës. Shkak është bërë gërryerja e shtratit si pasojë e shirave të shumta që kanë rënë ditët e fundit.