Nje histori bajate, fyese dhe qe tallet me qytetaret e thjeshte pershkruan sot media teksa “trajton” nje banalitet te marre nga Facebook i nje deputeti, Gjovalin Kadelit.
Nje histori bajate, fyese dhe qe tallet me qytetaret e thjeshte pershkruan sot media teksa “trajton” nje banalitet te marre nga Facebook i nje deputeti, Gjovalin Kadelit.
Shkrimtarja kanadeze Alice Munro, është fituesja e çmimit Nobel për letërsinë për vitin 2013. Ky çmim iu dha shkrimtares 82-vjeçare me motivacionin si mjeshtre e prozës kontemporane.
Alice Munro është njëkohësisht edhe fituese e çmimit Man Booker Prize në vitin 2009.
Turqia hoqi ndalimin e shamive të kokës për punonjëset e zyrave shtetërore, duke i dhënë fund një kufizimi të gjatë që ka polarizuar shoqërinë turke. Ndalimi i shamive të kokës në Turqi ishte vendosur shumë dekada më parë. Ndryshimi hyri në fuqi dje. Megjithatë, shamitë e kokës do të vazhdojnë të ndalohen për gjykatëset, prokuroret, punonjëset e policisë dhe personelin ushtarak.
Edicioni i 8-të i festivalit ndërkombëtar “Albania Dance Meeting” ka ndezur skenën durrsake me kërcime dhe performanca krejtësisht nudo. Kjo trupë baleti vjen nga Zvicra, dhe ka preferuar që perfomancën e saj krejt të veçantë nga ajo çka është mësuar syri i artëdashësve shqiptar të shohë në skenën e teatrit “Alkesandër Moisiu” në Durrës.
Prishtina është zgjuar sot me një mesazh të qartë kundër homofobisë. Aktivistë për të drejtat LGBT në Kosovë kanë bërë graffiti në disa nga rrugët kryesore të Prishtinës ku shkruanin “Të jesh gej është Ok”, “Dashuria nuk njeh gjini”, “Jo homofobisë” dhe disa mesazhe të tjera kundër homofobisë./E.T/
Kjo foto është shkrepur pasditen e datës 8 tetor pranë kryqëzimit që lidh rrugën “Mine Peza” me rrugën “Don Bosko”. Nga mënyra si makina e policisë është parkuar kuptohet qartë se ajo është futur kundravajtje në atë rrugë me një kalim. Vecc kësaj vihen re dy makina dhe një furgon që kanë parkuar mbi trotuar, por kjo ndodh ccdo ditë në atë rrugë gjysëm të bllokuar nga furgonat e Krujës por kjo duket se nuk e tërheq fare vëmendjen e policisë.
Foto nga Erjon Tela (ne kuader te konkursit te Fotos dhe Videos Historia Ime).
Nga Entela Resuli
Norma botërore është 105 lindje djemsh për 100 lindje vajzash. Në Shqipëri, për periudhën 2008-2010, raporti i lindjes së meshkujve shënon mesataren 111.7 për 100 lindje vajzash. Ky ekuilibër në vendin tonë është prishur për shkak të shtimit të rasteve të abortit. Një udhëtim në zona të ndryshmet të Shqipërisë, mentaliteti dhe dëshmi konkrete.
Amarildo Gjonluli, është njëri prej 2 vëllezërve të mitur që nuk ka parë dritën e diellit jashtë banesës së tij që prej ditës që ka lindur. Shkaku? Gjakmarrja. Britanikja ‘Telegraph’ i ka dhënë hapësirë plagës së vjetër ende të madhe shqiptare duke e pasqyruar me një foto prekëse ku Amarildo qëndron pas mureve të shtëpisë duke parë jashtë dritares.
Vetëm 3 ditë më parë një e moshuar në Durrës humbi jetën pasi nuk i mbijetoi dot të ftohtit. Ajo jetonte bashkë me nipin e saj në një lulishte në qendër të qytetit bregdetar pasi ishin nxjerrë nga shtëpia ku jetonin prej 50 vitesh, me vendim gjykate.
Uji i pijshëm mungon në shumë qytete të vendit. Në fshatin Peshtan të Fierit 600 familje vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Familjet janë pa ujë prej 2 muajsh.
“Adoleshentët e ditëve të sotme mbajnë armë të ftohta për vetëmbrojteje! Nëse kërkon të blesh një dorezë apo një thikë mund ta gjesh kudo dhe mund ta marrësh lehtësisht nëpër dyqane edhe pse nuk ke kaluar të 18-at. Të shumtë janë gjimnazistët që preferojnë të kenë gjithmonë me vete një tillë, qoftë edhe për t’u dukur në modë”, shkruan Top Channel.
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë do të mbështesë nxënësit me rezultate të shkëlqyera në karrierën e tyre pas përfundimit të studimeve në shkollen e mesme dhe ato universitare.
Për shkodranët meritokracia në rangje të larta të drejtimit të shtetit është një stomak që njeh dhe bluan vetëm një ushqim lokal tradicional me tre përbërës kryesorë: “shkodran”, “antikomunist” dhe “familje e madhe”.
Autubosi i Tiranës së re me targa AA 620 AI në pronësi të “Alba-Trans”, ka aksidentuar dy të mitur, 12 dhe 14 vjeç rreth orës 16:30 minuta.
Britaniku Peter Higgs dhe belgu François Englert janë fitues të çmimit Nobel në fizikë. Sipas Institutit në Stokholm, ata u vlerësuan për “parashikimin” e”grimcës Higgs”, që është cilësuar si “grimca e Zotit”.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.