Me poshte deklarata e Avokatit te Popullit, z. Igli Totozani
Sot në Ditën Ndërkombëtare e të Moshuarve Avokati i Popullit shpreh mirënjohjen dhe respektin për vlerat dhe kontributin e tyre dhënë ndër vite.
Me poshte deklarata e Avokatit te Popullit, z. Igli Totozani
Sot në Ditën Ndërkombëtare e të Moshuarve Avokati i Popullit shpreh mirënjohjen dhe respektin për vlerat dhe kontributin e tyre dhënë ndër vite.
INVESTIGIM
Nga Albina Hoxha
Sapo ndez ekranin e televizorit në mes të një emisioni apo edhe të ndonjë edicioni informativ transmetohen reklama për ilaçet kundër alergjive të stinës, për ilaçet e zemrës, për kollë, rrufë… Reklamat janë të tilla që të duket sikur po flitet për karamele dhe jo për ilace.
Në asnjërën prej tyre nuk thuhet në fund që ky medikament nuk mund të pihet pa u konsultuar me mjekun ose pa lexuar udhëzimet në letrën shoqëruese. Ndërkohë që në çdo reklamë në vendet e Bashkimit Europian citohet frazat e lartpërmendura. Por a është kjo një shkelje dhe çfarë thotë ligji për këtë?
Në biseduam me mjekun hematolog pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, Arben Ivanaj i cili më parë ka qenë edhe Ministër i Shëndetësisë. Ai e fillon kështu përgjigjen e tij: “Duhet ndaluar me ligj çdo lloj reklame shëndetësore duke përfshirë këtu edhe reklamat për klinikat private.” Mjeku lën të kuptohet se kjo në fakt është një shkelje, më tej ai argumenton se: “Ligji është lënë qëllimisht evaziv, është lënë hapësirë për t’u interpretuar gabim dhe ky interpretim është i qëllimshëm. Në periudhën që unë drejtoja ministrinë është propozuar pikërisht kjo, ndalimi me ligji i reklamimit në shëndetësi, por kjo nuk ndodhi sepse shteti është mes një zgjedhjeje të fuqizoje privatin apo shtetrorin dhe veprimet e deri tanishme kanë treguar se shteti ka mbështetur privatin.”
Sipas mjekut shëndetësia është lënë qëllimisht pas dorë në këtë “luftë” të fituar nga privati i cili ka marrë më vete edhe financimet e sistemit shëndetësorë publik.
Ish-ministri dhe zëvendës ministër për 4 vite me radhë, njohës i mirë i ligjit dhe sistemit shëndetësor thotë së asgjë që ndodh nuk është e paqëllimshme.
Duke qëndruar tek efektet dhe dëmet që mund të shkaktojë një medikament tek pacientët nëse merret pa u këshilluar me mjekun duke iu referuar reklamës, Ivanaj thekson se është e dëmshme dhe rrezikshme njëkohësisht dhe sigurisht që përbën shkelje.
“Ligji ynë në fakt është i mirë, por ai duhet plotësuar me akte të tjera nënligjore për të bërë që ai të jetë tërësisht i zbatueshëm”, thotë Ivanaj.
Por në reklama iu kushtohet vëmendje edhe medikamenteve për fëmijë dhe efekteve të tyre “çudibërëse”. Lidhur me këtë ne kemi marrë edhe mendimin e mjekut pediatër, doktor Polikron Çela.
“Numri i ilaçeve që mund të merren në farmaci, pa recetën e mjekut ligjërisht është shumë i kufizuar. Mund të jepet p.sh. ndonjë ilaç për të ulur temperaturën, shurup sipas tipit të kollës. Këto kufizime të rrepta bëhen për disa arsye: Mjeku çdo medikament e jep sipas gjendjes, moshës dhe peshës së fëmijës, veç kësaj ai që mund t’i ketë bërë mirë njërit, mund t’i bëjë keq ose shumë keq tjetrit. Në mbrojtje të shëndetit të pacientit, ashtu si në të gjithë botën dhe në vendin tonë ka ligj. Për ta ilustruar po marr si shembull prindërit që vijnë me pushime nga Amerika ose nga ndonjë vend i Evropës, të cilët me gjithë përpjekjet e tyre, nuk mund të sigurojnë ilaçe jashtë atyre që përmenda. Fatkeqësia jonë është se tek ne nuk zbatohen ligjet”, argumenton mjeku.
Por cfarë thotë ligji?
REKLAMA E BARNAVE
Neni 52
Reklama dhe promocioni i barnave
1. Lejohet reklama me mjetet e informimit masiv vetëm për barnat OTC (janë barnat që merren pa recetën e mjekut), ndërsa për barnat e tjera bëhet promocion vetëm në literaturë ose në veprimtari shkencore profesionale.
2. Rregullat për reklamën dhe promocionin miratohen nga Ministri i Shëndetësisë.
Neni 53
Kufizimet e reklamës
1. Ndalohet reklama e barnave për efekte mjekuese, të cilat nuk janë shpallur në kohën e regjistrimit, si dhe fshehja e kundërindikimeve dhe e efekteve anësore të njohura.
2. Ndalohet reklama e lëndëve, që nuk përcaktohen si barna, sipas këtij ligji.
Pra ligji vërtet lënë hapsirë për t’u interpretuar në forma të ndryshme ndërkohë që nuk është plotësuar me akte nënligjore.
Lidhur me këtë çështje, Drejtori i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Arif Shahini thotë se tek ne nuk reklamohet asnjë medikament i cili nuk është në listën e barnave OTC. Madje thotë që nuk ka pasur asnjë shkelje dhe as që ka lindur nevoja të nxjerrin një vendim për të kufizuar reklamimin e ilaçeve.
Letrat shoqëruese
Letrat që ndodhen në kutinë e ilaçeve dhe shpjegojnë se nga çfarë përbëhet ky ilaç, efektet dhe kush nuk duhet ta përdorë këtë medikament jo të gjitha janë në gjuhën shqipe. Sipas drejtorit të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, Arif Shahini, kjo nuk është një shkelje, pasi një kompanie e cila prodhon një sasi të pakët ilaçesh për ta sjellë në Shqipëri nuk mund t’i vihet kushti që dhe letra shoqëruese të jetë në gjuhën shqipe. Pjesa më e madhe e medikamenteve e kanë këtë informacion por ka edhe medikamente që nuk e kanë këtë letër në gjuhën shqipe. Në bazë të ligjit tonë, sipas Shahinit, kjo nuk përbën shkelje ligjore.
INVESTIGIM
Nga Albina Hoxha
Sapo ndez ekranin e televizorit në mes të një emisioni apo edhe të ndonjë edicioni informativ transmetohen reklama për ilaçet kundër alergjive të stinës, për ilaçet e zemrës, për kollë, rrufë… Reklamat janë të tilla që të duket sikur po flitet për karamele dhe jo për ilace.
Instituti i Shëndetit Publik ka vaksinuar të gjithë personat të besimit fetar myslimanë të cilët do të ushëtojnë drejt Mekës. Peligrinazhi i Haxhit një ngjarje e rëndësishme për bësimin islam.
Udhëzimi i fundit i dalë nga Ministria e Arsimit paralajmëron masa për drejtuesit e shkollave nëse nxënësit e maturës arrijnë rezultate të dobëta në provimet e fundit. Masat shkojnë deri në pushimin nga puna të drejtuesit të shkollës.
Nga: Dorian Matlija
1. Shkolla e Magjistraturës nuk është thjesht një shkollë ku përgatiten gjyqtarët dhe prokurorët e rinj. Ky institucion nuk të pajis thjesht me një diplomë në fund, me të cilën mund të gjesh punë ose jo. Pranimi në Shkollën e Magjistraturës të vesh automatikisht me pushtetin gjyqësor, i cili është njëri nga tre pushtetet, krahas atij legjislativ që ushtrohet nga Kuvendi dhe pushtetit ekzekutiv që ushtrohet nga Këshilli i Ministrave. Të gjithë e dimë se sa luftë e madhe bëhet për të fituar mandatin e deputetit dhe me sa mund krijohen aleancat për të votëbesuar qeverinë.
Nuk janë hapësirat e pamata të Miduestit amerikan në epokën e kaubojsave, as stepat e pafundme të Rusisë në kohrat e perandorisë cariste apo luftës civile. Është fjala për një aks prej 4 kilometrash nga fshati Mërqin i Krujës deri në afërsi të Vorës, ku trenat e mallrave grabiten vazhdimisht. Rasti i fundit është ai i djeshëm, kur katër persona ende të paidentifikuar, kanë arritur të grabisin rreth 10 ton qymyr koks nga treni i mallrave Shkodër-Tiranë.
Nga Dionis Xhafa, student i gazetarisë në Universitetin e Tiranës
Bota është shumë interesante në kokën e çdokujt, pasi secili ka një këndvështrim të ndryshëm rreth botës ku jetojmë çdo ditë.
Një moment mjaltues në të gjithë ne është ai që ne e quajmë “Inspirim”, një nga ata ndjenja që të fal një fuqi të jashtëzakonshme frymëzimi pezull.
Shtohen rastet e diagnostikuara me sifiliz. Në spitalet shtetërore mungojnë kitet për diagnostikimin e sëmunjdes. Sëmunjda e sifilizit është seksualisht e transmetueshme. Nëse nuk mjekohet në kohë ajo dëmton trurin.
Dhuna në familje nuk luftohet vetëm me mjete ligjore, por duhet ndryshuar mentaliteti që e pranon atë. Kështu u shpreh sot kreu i Prezencës së OSBE-së, Robert Wilton, gjatë një fjale të mbajtur në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut.
Mu në zemër të Durrësit, një stol i lulishtes përballë bashkisë është shndërruar në “shtëpi” banimi. Aty banojnë dy njerëz, dy varfanjakë, që jetojnë në mjerim afrikan, në një vend të NATO-s, që aspiron për t’u anëtarësuar në BE. Këta dy persona janë pjesë e kontigjentit prej mijëra shqiptarësh, që ra pre e operacionit tip “fshesa”, të ndërmarrë nga ministri Olldashi në muajt e fundit të sundimit të kabinetit Berisha. Këto dy viktima ishin strehuar që nga viti 1948 në shtëpi të konfiskuara nga regjimi komunist ish pronarëve legjitimë.
40% e totalit të vdekshmërisë përbëhet nga të sëmurët nga zemra. Sipas mjekëve listës të sëmurëve nga zemra iu janë shtuar edhe të rinjtë.
“Sëmundjet e zemrës nisnin të preknik dikur 40 vjeç, ndërsa sot kemi raste me 25-26 vjeç sepse është rritur niveli i stresit dhe deformuar mënyra jetesës e ushqyerjes, në dukje për më mirë, por më keq përsa i përket shëndetit”, deklaroi Shefi i hemodinamikës në QSUT, Artan Goda.
Drama e një familjeje të pastrehë, pa të ardhura dhe me dy fëmijë të sëmurë. 30-vjeçarja nga Durrësi, nënë e dy fëmijëve, njëri tetraplegjik dhe tjetri autik, ndërsa bashkëshorti i papunë vedosë të bëjë apel publikë për ndihmë.
LETRA INTERESANTE E MEPOSHTME KA MBERRITUR NGA NJE LEXUES NE REDAKSINE E GAZETES DITA
E nderuar DITA. Në librin Edukata Shoqërore 2, lexoj në faqet e para: “Mami i Benit punon shumë tërë ditën, kurse babi i Benit gjen arsye dhe nuk e ndihmon, por del në kafe apo luan bilardo me shokët. Mami i Benit lodhet shumë dhe ndonjëherë i bërtet dhe Benit, megjithëse ai s’ka bërë ndonjë gabim.”
Panairi Kombëtar i Artizanatit është një nga eventet e përvitshme kulturore më të rëndësishme në qytetin e Gjirokastrës, duke u kthyer tashmë në një manifestim të fuqishëm të artit dhe traditës popullore mbarëkombetare shqiptare. Panairi përmbante aktivitete si: “Nga një Panair në tjetrin”, “Një paradë kostumesh popullore”, “Gruaja, Sipërmarrja, Mjedisi” dhe në fund në natën finale u shpallën fituesit.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.