Drama e një familjeje të pastrehë, pa të ardhura dhe me dy fëmijë të sëmurë. 30-vjeçarja nga Durrësi, nënë e dy fëmijëve, njëri tetraplegjik dhe tjetri autik, ndërsa bashkëshorti i papunë vedosë të bëjë apel publikë për ndihmë.
Drama e një familjeje të pastrehë, pa të ardhura dhe me dy fëmijë të sëmurë. 30-vjeçarja nga Durrësi, nënë e dy fëmijëve, njëri tetraplegjik dhe tjetri autik, ndërsa bashkëshorti i papunë vedosë të bëjë apel publikë për ndihmë.
LETRA INTERESANTE E MEPOSHTME KA MBERRITUR NGA NJE LEXUES NE REDAKSINE E GAZETES DITA
E nderuar DITA. Në librin Edukata Shoqërore 2, lexoj në faqet e para: “Mami i Benit punon shumë tërë ditën, kurse babi i Benit gjen arsye dhe nuk e ndihmon, por del në kafe apo luan bilardo me shokët. Mami i Benit lodhet shumë dhe ndonjëherë i bërtet dhe Benit, megjithëse ai s’ka bërë ndonjë gabim.”
Panairi Kombëtar i Artizanatit është një nga eventet e përvitshme kulturore më të rëndësishme në qytetin e Gjirokastrës, duke u kthyer tashmë në një manifestim të fuqishëm të artit dhe traditës popullore mbarëkombetare shqiptare. Panairi përmbante aktivitete si: “Nga një Panair në tjetrin”, “Një paradë kostumesh popullore”, “Gruaja, Sipërmarrja, Mjedisi” dhe në fund në natën finale u shpallën fituesit.
Vetëdorëzohet në policinë greke, kryetari i grupit Parlamentar të partisë Agimi i Artë, Kristos Papas.
“Erdha vullnetarisht. Unë nuk kam asgjë për të fshehur. Qeveria e Memorandumit po bën një persekutim të pashembullt politik. E vërteta do të shkëlqejë dhe nacionalizmi do të fitojë. Ne do të rikthehemi. Përgjithmonë Agimi i Artë!”, ka thënë Papas ndërsa hynte në godinën e policisë.
Edhe këtë vit kryeministri Dacic nuk e lejoi paraden gej në Beograd me preteksin e përsëritur se ky vendim merrej për arsye sigurie.
Edhe pse në vëmendjen e gjithë ndërkombëtarëve, parada e datës 28 shtator 2013, që ishte lajmëruar dhe po përgatitej që një vit më parë, u anulua vetëm pak orë përpara marshimit.
Debati i se dieles
Kristi Pinderi
Gazeta me e madhe ne Itali “Repubblica” eshte media e cila prej me shume se 10 vitesh i eshte qepur Berluskonit dhe nuk i ndahet. Ishin lajmet e para qe kjo gazete botoi ne lidhje me evazionin fiskal te ish kryeministrit, e me tej, po raportimet e kesaj gazete e pas saj te te gjithe medias, ne lidhje me skandalet seksuale te ish kryeministrit, ishin ato qe me dy fjale nisen te rrenojne karrieren politike te nje njeriu qe ka dominuar Italine qe nga viti 1994.
Dy filma të pavarur, njëri nga regjisori afgan Atiq Rahimi dhe tjetri nga e para regjisore femër saudite Haifaa al-Mansour hedhin dritë mbi marrëdhëniet gjinore në dy shoqëri tradicionale. Ngjarjet e filmit zhvillohen në një vend imagjinar që i ngjan Afganistanit të shkatërruar nga lufta.
Ndërsa ngjarjet e filmit tjetër zhvillohen në Arabinë Saudite. Megjithëse, shumë të ndryshëm nga stili dhe rrjedha e ngjarjeve, të dy filmat përqendrohen tek bota e një gruaje dhe perceptimi i marrëdhënieve gjinore në shoqëritë ku ekzistojnë pabarazitë gjinore.
Gruaja e re në filmin e Atiq Rahimit, The Patience Stone, Guri i Durimit, i hap zemrën burrit të saj që ka hyrë në koma, duke folur për vitet e shpëfilljes emocionale
Gruaja sikur gjen qetësi tek fakti që i shoqi nuk përgjigjet dot. Ai shndërrohet në gurin e saj të durimit, një gur legjendar që sipas traditës, ruan sekretet dhe të sjell lehtësim.
“Tregoji për vuajtjet dhe sekretet e tua. Dëgjo cdo gjë. Dhe një ditë guri thërrmohet. Dhe kur të vijë ajo ditë, gjithë dhimbja do të lehetësohet”.
Aktivistja afgane Hossai Wardak thotë se zoti Rahimi sjell një portretizim të saktë të një martese tipike afgane ku dashuria mungon dhe marrëdhëniet familjare në shoqëri ku meshkujt dominojnë, si Afganistani.
“Martesa atje është zakonisht një marrëdhënie ku qëllimi kryesor është lindja e fëmijëve dhe zgjerimi i familjeve dhe për të patur dikë që të kujdeset për ty”.
Ajo thotë se mungesa e komunikimit në shumë martesa me mblesëri, shkakton mungesë lumturie, dhunë në familje dhe dhunë në përgjithësi.
“Pse ka luftra atje? Përse përfunduam në dhunë? Sepse nuk ka ndjeshmëri njerëzore.”
“Kur mamaja jote pa që nuk po mbetesha shtatzënë, ajo të tha që të merrje një grua të dytë”.
Në filmin e saj, Wadjda, sauditja Haifaa al-Mansour po ashtu ekspozon tabutë gjinore.
Filmi ka në qendër 10 vjeçaren Wadjda, që ëndërron për të blerë një biçikletë, pavarësisht se normat shoqërore nuk e pranojnë një gjë të tillë. Filmi e tregon atë ndërsa harton planin për të blerë biçikletën, ndërsa mamaja e saj është duke u braktisur nga i shoqi sepse nuk po lind djalë, dhe ai mendon të marrë një grua tjetër.
“Ai ishte i pari burrë në jetën time dhe shpresoj të jetë i fundit. Mos ke merak: Ai kurrë nuk do të ma plaste zemrën, duke marrë një grua të dytë”.
Si regjisorja e parë femër në vendin e saj, Haifaa al-Mansour po hap rrugën e kinematografisë për gra të tjera saudite.
“Shumë udhëheqës fetarë po analizojnë letërsinë dhe po bëhen më tolerantë ndaj grave përsa i takon punës në ambjente të përziera. Prandaj mendoj se ka një ndryshim të madh mes Arabisë Saudite dhe vendeve si Pakistani dhe Afganistani”.
“Nuk dua t’ia shesësh bicikletën dikujt tjetër. Të bëra një disk me muzikë meqë u bëmë miq”.
Arabia Saudite ka përzgjedhur filmin Wadjda si konkuruesin e parë nga ai vend për çmimet Oscarin në zheanrin e filmave të huaj./VoA/E.T/
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 19-vjeçare shqiptare është përdhunuar nga një mjek gjinekolog. Mediat italiane bëjnë të ditur se vajza e ka denoncuar në polici gjinekologun Carlo Gambaro, 62-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Novara të Italisë, ku vajza kishte shkuar për vizitë në spital dhe mjeku që e kishte vizituar kishte abuzuar me të.
Dy filma të pavarur, njëri nga regjisori afgan Atiq Rahimi dhe tjetri nga e para regjisore femër saudite Haifaa al-Mansour hedhin dritë mbi marrëdhëniet gjinore në dy shoqëri tradicionale. Ngjarjet e filmit zhvillohen në një vend imagjinar që i ngjan Afganistanit të shkatërruar nga lufta.
Italia është përsëri mes hallesh. Berlusconi ka detyruar ministrat e tij të japin dorëheqje, duke e futur qeverisjen në krizë. Arsyeja që Berluskoni jep është “shqetësimi për rritjen e TVSH-së, por Letta thotë se ishte “një gjest i çmendur [i Berluskonit] për të mbuluar hallet e veta”. Grillo, nga ana tjetër, ia vë fajin Napolitanos dhe i kërkon të dorëhiqet.
Personat me aftësi të kufizuar kanë pasur probleme dhe vonesa të herëpashershme të marrjes së pagesës së aftëssisë së kufizuar. Për të kërkuar të drejtat e tyre personat me aftësi të kufizuar kanë protestuar por pa mundur ta zgjidhin këtë problem.
Është për të qarë e për të qeshur letra publike e një grupi që e quan veten “Forumi të Rinjve Muslimanë” në Kosovë, e që ka komentuar foton e presidentes kosovare Jahjaga (pornografike, sipas tyre) duke nderuar varrin e priftit sllav, Don Nikol Glasnovic.
Sipas FRM, presidentja Jahjaga ka mëkatuar rëndë, “jo vetëm duke ju lutur kufomës së një prifti sllavo-katolik, dhe idhujve të tjerë katolikë”, por edhe për shkak se, sipas tyre, ka shkuar gati zhveshur në një vend pagan.
“FRM mendon se presidenti, apo presidentja, e Kosovës është figurë publike, imazhi i të cilës duhet të tregojë balancë fetare, moderim, dhe të përfaqësojë dëshirën e shumicës së popullsisë. Por duke adhuruar një sllav të vdekur, presidentja Jahjaga ka ofenduar 95 përqind të kosovarëve që janë shqiptarë dhe myslimanë. Presidentja ka kryer edhe një akt idhujtarie, pasi që sipas Biblës dhe Kuranit ajo duhet të adhurojë vetëm Zotin dhe jo të vdekurit, e aq më tepër ata sllavë”, citon tutje agjencia Kosovapress letrën e FRM’së. Ky grupim, sipas Express, i kërkon asaj që urgjentisht të vishet “me fustan, ferexhe dhe xhybe”, duke shkaktuar reagime të forta në blogjet shqiptare të Kosovës.
Fotoja e publikuar nga indeksonline.com, bëri që një gjykatë ta dënojë sajtin për publikimin e papërshtatshëm, duke shkaktuar të tjera reagime ndaj vendimit të nxituar (http://www.indeksonline.com/).
/Respublica.al
Arrestohet kryetari i partisë neonaziaste “Agimi i Artë”, Nikos Mihaloliakos si dhe numri 2 i partisë, deputeti neoazist Ilias Kasidiaris, me akuzën e krijimit të organizatës kriminale, pjesë e një goditjeje të paprecedent mbi një parti politike.
Është për të qarë e për të qeshur letra publike e një grupi që e quan veten “Forumi të Rinjve Muslimanë” në Kosovë, e që ka komentuar foton e presidentes kosovare Jahjaga (pornografike, sipas tyre) duke nderuar varrin e priftit sllav, Don Nikol Glasnovic.
Shiko me poshte videon nga parada gej ne Beograd me 27 shtator 2013
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.