Respektimi i të drejtave të njeriut është kthyer në një sfidë për të gjitha grupet e shoqërisë, një prej tyre jane edhe personat me aftësi të kufizuar. Integrimi i personave më aftësi të kufizuar është në vetvete një sfidë.
Respektimi i të drejtave të njeriut është kthyer në një sfidë për të gjitha grupet e shoqërisë, një prej tyre jane edhe personat me aftësi të kufizuar. Integrimi i personave më aftësi të kufizuar është në vetvete një sfidë.
INSTAT ka publikuar disa të dhëna lidhurme moshën mes bashkëshortëve. Të dhënat janë krahasuar me vitin 1990. Gjatë vitti 2012 rezulton se meshkujt janë martuar rreth moshës 29.3 vjeç, ndërsa femrat 23.6 vjeç. Duke krahasuar këto të dhëna me ato të vitit 1990 rezulton se meshkujt martohen 1.9 vjet më të moshuar, ndërsa femrat 0.6 vjet më vonë.
Avokati i Popullit, Igli Totozani gjate nje konference të përbashkët për shtyp me komisionarin për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, Nils Muzienekes ka folur edhe për shkarkimet në administratë.
Ndërrimet e vazhdueshme të drejtuesit të Ministrisë së Shëndetësisë kanë sjellë edhe ndërrimin e drejtorëve të QSUT-së gjë kjo që e ka bërë gjithnjë emë të vështirë drejtimin qendrës spitalore në vend, por edhe gjithë hallkave të sistemit shëndetësor.
Regjisori Günter Schwaiger në filmin e tij “Valixhja e Martës” ka thyer klishetë mbi dhunën ndaj grave. Për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit mbi të Drejtat e Njeriut ai sjell një panoramë me fakte dhe dëshmi reale nga Spanja dhe Austria, ku me gjithë ligjet e forta fenomeni mbetet shqetësues.
Cifte LGBT që shkëmbejnë puthje përpara altarit në kishat e Romës. Kjo ka qenë ideja pak flash mob, pak vepër arti dhe pak provokim e artistit spanjoll Gonzalo Orquìn. Skenat e tilla, të pa mundura për ti parë në të përditshmen, përfaqësojnë për artistin simbolin e dashurisë për Kishën e Romës.
Ambra Meda është 17 vjeçe dhe vuan nga një sëmundje e rëndë. Ajo ndodhet në Gjermani prej 28 ditësh ku po trajtohet për sëmundjen e saj të rrallë. Në të gjithë botën janë diagnostikuar 130 persona, duke përfshirë këtu edhe Ambran, por Ambra është e vetmja që mund të shërohet, ka mundësi shërimi.
Përdhunon një angleze në banjën e një lokali, arrestohet i riu. Ngjarja ka ndodhur ditën djeshme në një lokal në Unazën e Re. Në pranga është vënë, Muhamet Mullaj, 25 vjeç me origjinë nga Përmeti por me banim në Tiranë.
“Jam çdo lezbike” është një shëtitje në qytet, një guidë në formë audioje dhe një hartë në të cilën tregohet një pjesë e historisë sonë në Tiranë. Kliko mbi foto për të dëgjuar historinë e një vajze lezbike e cila dashuron shoqen e saj të ngushtë.
Sulmi terrorist në një qendër tregtare në Kenia ka tronditur mbarë botën.
Të paktën 68 persona kanë gjetur vdekjen, ndërkohë që pengmarrja vazhdon.
Grupi terrorist somalez, Al Shabaab ka marrë përsipër sulmin.
Gjuha shqipe po degradon çdo ditë, sidomos tek të rinjtë dhe veçanërisht me komunikimet online.
Dekani i Fakultetit të Histori- Filologjisë Shezai Rrokaj thotë se gjuha shqipe duhet të jetë provim në Maturën Shtetërore dhe se kjo lëndë duhet të futet në të gjithë fakultetet në vend.
Largohen nga strukturat e Policisë së Qarkullimit Rrugor të Tiranës rreth 80% të efektivit të këtij Komisariati. Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Drejtoria e Përgjithshme e Inspektimit dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm kanë kryer një hetim të gjerë lidhur me zbatimin e ligjshmërisë dhe procedurave standarde gjatë kryerjes së detyrës.
Fansat rus të Selena Gomez duhet të presin ende për ta parë live. Ish-ylli i Disney kishte programuar që në datat 23 dhe 25 shtator të bënte dy koncerte në San Petërsburg dhe Moskë, por i ka anuluar për shkak se qeveria ruse nuk i ka dhënë leje.
Nga Kristi Pinderi
15 vjet më parë Muharrem Cobo nisi të ndërtonte dalëngadalë kantinën e tij të verës diku në hyrje të Urës Vajgurore. Eshtë sot ndër të paktat marka shqiptare e respektuar realisht nga ndërkombëtarët. Për cilësinë, por sidomos për këmbënguljen e tij për ta promovuar produktin që prodhon. E në kuadër të promovimit, Cobo zhvillon tashmë në mënyrë të përvitshme një festë të vjeljes së rrushit që frekuentohet nga qindra njerëz, shumica të ftuar dhe dashamirës ndërkombëtarë që gjejnë në këtë festë mbi të gjitha një motiv tradicional vendas.
22 shtatori është Dita Ndërkombëtare e sensibilizimit kunder leucemisë Mieloide Kronike-CML. Në Shqipëri shfaqet 1-2 raste të reja në vit për 100 mijë banorë. Pra në një vit mund të identifikohen 20-25 raste me leucemi. Aktualisht në vendin tonë janë 70 pacientë të diagnostikuar me leuçemi kronike. Ndërsa në botë vetëm në vitin 2009 ishin më shumë se 5000 raste të reja.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.