Historitë e virgjëreshave të betuara ose burrneshave kanë tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. Një prej historive të tilla është edhe ajo e Osmane Shahinit.
Historitë e virgjëreshave të betuara ose burrneshave kanë tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. Një prej historive të tilla është edhe ajo e Osmane Shahinit.
Dhuna në familje nuk ka të ndalur. Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bilisht. Bashkëshorti ka rrahur gruan dhe ka djegur në fytyrë kunatën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi gruaja nuk i ka dhënë para bashkëshortit për të luajtur bixhoz.
Aleanca Kundër Diskriminimit dhe ProLGBT (Të Bashkuar pro kauzës LGBT) përshëndesin vendimin e qeverisë për të përfshirë në kodin e Etikës edhe parimin e mosdiskriminimit.
Sipas këtij parimi të reflektuar në pikën 3 të këtij Kodi, “Anëtari i Këshillit të Ministrave, gjatë ushtrimit të funksionit, me veprimet ose mosveprimet e tij, nuk duhet të favorizojë apo të diskriminojë një subjekt të caktuar për shkak të gjinisë, racës, ngjyrës, etnisë, gjuhës, identitetit gjinor, orientimit seksual, bindjes politike, fetare ose filozofike, gjendjes ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatzanisë, përkatësisë prindërore, përgjegjësisë prindërore, moshës, gjendjes familjare ose martesore, gjendjes civile, vendbanimit, gjendjes shëndetësore, predispozicioneve gjenetike, aftësisë së kufizuar, përkatësisë në një grup të veçantë ose për ndonjë shkak tjetër të ngjashëm”.
Ne besojmë se përfshirja e orientimit seksual dhe identitetit gjinor si arsye të një diskriminimi përbën një prej hapave historikë që një qeveri shqiptare ndërmerr.
Nga ana tjetër, përfshirja bashkë me termin “orientim seksual” edhe të termit “identitet gjinor” përbën një risi në nivel europian dhe botëror, duke qenë se dhe në vende të Europës perëndimore komuniteti trangjinor dhe interseksual jo gjithmonë përfshihet sa herë që përfshihet edhe komuniteti gej ose lezbike (orientimi seksual përfaqëson më së shumti komunitetin gej dhe lezbike, ndërsa termi identitet gjinor përfaqëson më së shumti komunitetin transgjinor nëse mund ta sqaronim në një mënyrë të thjeshtuar).
Për shkak të këtij hapi të qeverisë së re por edhe për shkak të premtimeve të tjera të PS karshi mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të LGBT, lëvizja LGBT në Shqipëri ndihet optimiste se përmirësimet ligjore dhe politikat konkrete karshi komunitetit tonë tashmë ka gjasa dhe shanse reale që të kthehen në realitet. Kjo na bën më shumë të vëmendshëm për ti monitoruar premtimet dhe për të qenë alert sa herë që ato nuk zbatohen.
Aleanca Kundër Diskriminimit dhe ProLGBT (Të Bashkuar pro kauzës LGBT) përshëndesin vendimin e qeverisë për të përfshirë në kodin e Etikës edhe parimin e mosdiskriminimit.
Autoriteti Shëndetësor Rajonal në Tiranë nuk ka zbatuar ligjin “Për Inspektimet në Republikën e Shqipërisë”. Pikërisht në këtë përfundim ka arritur Raporti i Mbikëqyrjes i kryer nga Inspektoriati Qëndror.
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka befasuar të gjithë sot me vprimin e tij. Ai ka zbritur nga makina në oborrin e Spitalit Ushtarak me një fëmijë të vogël rom në duar.
E përditshmja serbe “Kurir” shkruan se drejtori i Policisë së Serbisë, Milorad Veloviç, është takuar fshehtas në banjën e një hoteli me kreun e mafies shqiptare, Qazim Feliks Osmani.
Gjykata e Apelit ka denuar me vetem nje vit burg Ndrea Prendin i akuzuar per vrasje gjate negociatave te 21 janarit. Nderkaq, e njejta gjykate ka denuar me 3 vjet te akuzuarin tjeter Agim Llupo.
Viti i ri shkollor ka nisur, por shkollat nuk kanë qenë të gatshme për të pritur nxënësit. Situata më e rëndë është paraqitur në Lushnjë ku shkolla 9-vjeçare “Thanasaj” është në kushte skandaloze.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj është i pari ministër që deklaron prurjet e reja në dikasterin që do drejtojë. Pas një vizite që ai ka bërë dje, në shkollën profesionale të Hoteleri-Turizmit, Veliaj njoftoi se nga kjo shkollë ai ka rekrutuar 6 recepsioniste të reja. “Pashë që ishin të sjellshme, me edukatë dhe dinin të prisnin, por pashë edhe që ky institucion nuk kishte recepsioniste, ndaj unë rekrutova 6 nga kjo shkollë”, – tha Veliaj gjatë një interviste për “Ora News”.
Pas shumë protestave dhe bojkotimit të mësimit një dritë jeshile është ndezur për studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Ekonomikut.
Policia e Shtetit i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Fakultetit të Ekonomikut për pezullimin e ndërtimit të një ndërtese pranë këtij fakulteti. Policia e Shtetit ka bërë të mundur ndërprerjen e punimeve.
“Aleksandra, një vogëlushe 6-vjeçare, nga qyteti i Durrësit, po përballet me një rast flagrant diskriminimi. Mësuesja e saj e klasës së parë, ka kërkuar largimin e vogëlushes nga shkolla me pretendimin se ajo është e prekur nga autizmi. Rasti denoncohet nga pedagogia: Është diskriminim”, kështu e fillon shkrimin “Shqiptarja.com”.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, vizitoi sot Shkollën e Mesme Profesionale të “Hoteleri-Turizmit” në Tiranë, ku uroi nxënësit për një vit të mbarë shkollor, u njoh nga afër me gjendjen e shkollës, si dhe përcolli mesazhet e qeverisë për një qasje të re në sistemin e arsimit dhe formimin profesional në Shqipëri.
(Klikoni mbi foto per te degjuar podcastin)
Historia e nje djali gej i cili e jeton seksualitetin e tij mes Kosoves dhe Shqiperise. Degjojeni ne podcastin e Edlira Mares ekskluzivisht per Historia-ime.com. Foto ilustruese marre nga protesta kunder botimit te Kosovo 2.0.
Jeni të lodhur nga reklamat e kompanive celulare në Shqipëri, ku sheh vetëm të rinj që hidhen e festojnë pa fund? Atëherë shikoni këtë reklamë që është kthyer hit në internet. Ajo është përgatitur nga kompania e telefonisë së lëvizshme në Tajlandë, True Move H.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.