“Daily Mail” sjell historinë e një familjeje të madhe në Britani. Bëhet fjalë për familjen me 18 pjesëtarë, çifti ka lindur plotë 16 fëmijë dhe është dëshpëruar kur ka humbur gjatë shtatzënisë fëmijën e 17-të.
“Daily Mail” sjell historinë e një familjeje të madhe në Britani. Bëhet fjalë për familjen me 18 pjesëtarë, çifti ka lindur plotë 16 fëmijë dhe është dëshpëruar kur ka humbur gjatë shtatzënisë fëmijën e 17-të.
Sot ka nisur seanca për 21 janarin në Gjykatën e Apelit.
Dosja ishte pezulluar përkohësisht në fund të muajit korrik, për shkak të ndryshimeve që prekën gjithë trupin gjykues të caktuar nga shorti.
Ata që me 21 janar vranë 4 persona përpara kryeministrisë janë ende të lirë. Qeveria e re vjen në pushtet sëbashku me premtimin or të vënë përpara drejtësitë ata që shkaktuan 21 janarin.
Shkolla ka filluar por janë të shumtë ata nxëns që nuk mundën të uleshin në bankat e shkollës. Në Rrethin e Shkodrës 32 nxënës nuk kanë shkuar në shkollë për shkak të gjakmarrjes.
Grupi i Edukimit per zonen e ish-kenetes/Durresit te Ri, po punon prej tashme nje viti duke organizuar aktivitete e ndermarre procese, te cilat do ndikojne ne permiresimin e mjedisit arsimor te femijeve te kesaj zone.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj mori sot zyrtarisht detyrën e tij. Ndryshe nga institucionet e tjera, për dorëzimin e detyrës ish-ministri Spiro Ksera organizoi një ceremoni.
Pasi shkojne ne lloto, te pakten e kane afer vendin e faljes se makateve: Nje kat me lart!
Foto nga Entela Resuli (ne kuader te konkursit te Fotos dhe Videos Historia Ime).
(Klikoni mbi foto per te degjuar podcastin)
Mjafton nje dry, nje premtim, nje perqafim dhe ca lote gezimi, dhe dashuria do te ishte aty pergjithmone, ne nje dry. Celesat do ti kishin vetem ata, te dashuruarit.
Drejtuesit e Fakultetit Ekonomik, pedagogë e studentë pritet të protestojnë rreth mesditës. Kjo është një tjetër protest në vijim të shumë protestave të organizuara për të kundërshtuar ndërtimet pa leje në oborrin e këtij fakulteti në një kohë kur vetë studentët e zhvillojnë mësimin me dy turne për shkak të mungesës së ambienteve.
Sot ka filluar viti i ri shkollor. Nxënësit janë drejtuar drejt shkollës me lule në duar për mësuesit e tyre. MË të emocionuarit janë nxënësit e klasës së parë, të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Por jo çdo gjë ka shkuar ashtu siç duhej në këtë ditë pasi kushtet higjieno-sanitare e kanë detyruar Autoritetin Shëndetësor Rajonal të propozojë që katër shkolla në kryeqytet të mos hapen.
ASHR i është drejtuar me një shkresë zyrtare Bashkisë së Tiranës ku i i ka dërguar edhe raportin e inspektimit të bërë pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor.
Ndërsa në Lushnjë, siç raporton Top Channel 80% e shkollave duhen mbyllur.
Drejtoria e higjienës ka kërkuar që shkollat të mbyllen pasi nuk i plotësojnë kushtet. Sipas Celes duhet të mbyllen rreth 80 % e shkollave në Lushnjë pasi nuk plotësojnë parametrat e higjienës për zhvillimin e mësimit.
Shkolla në fshatin Thanasaj të komunës Dushk është në gjendje të mjerueshme. Muret dhe dyshemeja e saj janë të çara, mungon ndriçimi dhe shkolla nuk ka as tualet. Situata pritet të jetë edhe më e rëndë me fillimin e shirave dhe ardhjen e dimrit.
Mësuesit kanë kërkuar rikonstruksionin e shkollës por asgjë nuk është bërë e mundur. Vetë mësuesit kanë lyer dhe rregulluar shkollën duke u mundur që t’i presin nxënësit sa më mirë.
“Tabelat dhe mjetet i blejmë me lekët tona, çdo gjë vetëm nëpërmjet forcave tona. Kemi suvatuar, kemi lyer, të gjitha u blenë me paratë e mësuesve”, thotë një mësuese.
Ndërsa drejtori i shkollës shprehet: “Ne si këshill pedagogjik mundohemi t’i minimizojmë këto gjëra. Ne kemi dëshirë që dita e parë e vitit mësimor të nisë sa më normalisht. Por këtu mungojnë dritat, mungon uji, dyert janë të prishura”.
Drejtoria e Higjienës në Lushnjë që monitoron shkollat për higjienën dhe kushtet ku do të mësojnë nxënësit raporton se kjo shkollë nuk duhet të hapet, pasi ajo nuk plotëson parametrat për zhvillimin e orëve të mësimit.
“Shkolla e Zgjanës është në gjendje të rëndë dhe është drejt shembjes. Shkolla e Thanasajt është jashtë çdo kushti normal”, thotë Isuf Cela, nga Shërbimi i Higjienës. (A.H)
Sipas Institutit të Shëndetit Publik 30% e fëmijëve dhe grave në vendin tonë vuajnë nga anemia. Të sëmurët që vuajnë janë kryesisht nga Tirana, Shkodra dhe Kukësi. Pas studimit ka rezultuar se 50% e grave kanë rezultuar anemike me mungesë të lartë të hekurit në gjak.
Mbrëmjen e së dielës u mblodh për herë të parë qeveria Rama. Në atë mbledhje u morën 3 vendime. Zëvendësimin e portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit, u miratua e Kodi Etik Ministror, si dhe u ndalua e importi i plehrave në Republikën e Shqipërisë.
Sot ka filluar viti i ri shkollor. Nxënësit janë drejtuar drejt shkollës me lule në duar për mësuesit e tyre. MË të emocionuarit janë nxënësit e klasës së parë, të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Can Cavusoglu, një aktivist turk i të drejtave të homoseksualëve, ka nisur një fushatë për t’u bërë kreu i parë gei i një bashkie turke, sipas gazetës së përditshme turke “Hurriyet”. Cavusoglu ka njoftuar synimin e tij për të garuar si kandidat i pavarur për Bashkinë e qytetit Bulancak pranë Detit të Zi, me rreth 60 000 banorë. Zgjedhjet lokale turke mbahen në mars të vitit 2014, njoftoi “Agence-France Press”.
Gazetarja e Zërit në Kosovë, Besiana Xharra, është kërcënuar përmes rrjetit social Facebook nga njerëz të kompanisë Belle Air në Kosovë. Ndaj gazetares është përdorur një gjuhë fyese për të dhe familjen e saj. Pas kërcënimit të parë në Facebook, gazetarja ka kthyer përgjigje duke thënë se ajo ka raportuar atë që kanë thënë udhëtarët, të cilët po keqtrajtohen nga kjo kompani. Por si përgjigje ajo ka marrë një kërcënim edhe më të fortë.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.