Sot ka filluar viti i ri shkollor. Nxënësit janë drejtuar drejt shkollës me lule në duar për mësuesit e tyre. MË të emocionuarit janë nxënësit e klasës së parë, të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Sot ka filluar viti i ri shkollor. Nxënësit janë drejtuar drejt shkollës me lule në duar për mësuesit e tyre. MË të emocionuarit janë nxënësit e klasës së parë, të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës.
Can Cavusoglu, një aktivist turk i të drejtave të homoseksualëve, ka nisur një fushatë për t’u bërë kreu i parë gei i një bashkie turke, sipas gazetës së përditshme turke “Hurriyet”. Cavusoglu ka njoftuar synimin e tij për të garuar si kandidat i pavarur për Bashkinë e qytetit Bulancak pranë Detit të Zi, me rreth 60 000 banorë. Zgjedhjet lokale turke mbahen në mars të vitit 2014, njoftoi “Agence-France Press”.
Gazetarja e Zërit në Kosovë, Besiana Xharra, është kërcënuar përmes rrjetit social Facebook nga njerëz të kompanisë Belle Air në Kosovë. Ndaj gazetares është përdorur një gjuhë fyese për të dhe familjen e saj. Pas kërcënimit të parë në Facebook, gazetarja ka kthyer përgjigje duke thënë se ajo ka raportuar atë që kanë thënë udhëtarët, të cilët po keqtrajtohen nga kjo kompani. Por si përgjigje ajo ka marrë një kërcënim edhe më të fortë.
(Klikoni mbi foto per te degjuar podcastin)
Cfare eshte praktika intensive? Kush do perfitoje dhe kush do i trajnojne? Ne nje interviste per Historia-ime.com Blendi Salaj i pergjigjet ketyre dhe shume pyetjeve te tjera duke shpjeguar me detaje kete program. Kliko mbi foto per te degjuar intervisten.
(KUJDES: FOTO ME PERMBAJTJE SHQETESUESE)
Ndërsa bota diskuton për ndërhyrjen ushtarake në Siri, këto pamje të tmerrshme tregojnë brutalitetin e luftës civile atje. Në foto shihen disa rebelë duke ekzekutuar banditët e presidentit Assad. Ekzekutuesit mendohet se i përkasin një grupi të lidhur me Al Kaedën. Ata u presin kokën njerëzve të Assad me shpatë, m’u përpara fëmijëve. Por nuk mjaftohen me kaq. Kokën e të ekzekutuarit e mbajnë edhe si trofe. Të ekzekutuarit mendohet se i përkasin grupi të frikshëm Shabiha, ose Fantazmat. Ata janë banditë që punojnë për presidentin Assad, duke masakruar gra e fëmijë./TemA
(Klikoni mbi foto per te degjuar podcastin)
Nese ke mbaruar gazetari, shkenca politike apo sociale dhe deshiron te praktikosh profesionin tend ne mjedise dhe situata te verteta te gazetarise radiotelevizive, dergo nje email tek [email protected].
Per me shume degjo informacione degjo Podcastin duke klikuar mbi foto.
Thonë që një shoqëri shihet sa e civilizuar është nga mënyra si sillet me kafshët. Bashkia e Elbasanit ka shpallur dje tender për vrasje qensh. Janë 4 milionë lekë të vjetra për të eleminuar 400 qenushë me pretekstin se qenkërkan të sëmurë dhe agresivë.
Gjykata në Indi vendosi të dënojë me vdekje 4 persona, të cilët u arrestuan pas përdhunimit dhe vrasjes së një studenteje në kryeqytetin Delhi, një ngjarje që tronditi mbarë botën. Jashtë gjykatës ku pritej vendimi protestuesit kërkonin që katër burrat të vareshin.
Ndërprerjet e energjisë e elektrike nuk kanë kursyer spitalet. Materniteti i Fierit është pa energji elektrike, ndërsa gjeneratori nuk e furnizon dot spitalin.
Instituti i Statistikave në bashkëpunim më Bankën Botërore realizuan një studim sipas të cilit varfëria është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit. 30 mijë persona jetojnë në kushte më të vështira.
“Të sëmurët me zemër, të cilët duhet t’i nënshtrohen ekzaminimit invaziv të koronografisë, ka raste që presin deri në 6 muaj për të marrë këtë shërbim. Kjo pasi, në repartin e kardiologjisë në QSUT, ndodhet e vetmja aparaturë që ofron këtë shërbim në spitalin publik. Aparaturë kjo që për momentin është bllokuar”, shkruan Shqiptarja.com.
Ditën e hënë fillon viti i ri shkollor në të gjithë vendin, por ajo që vihet re është se shumë shkolla nuk janë gati për të filluar këtë vit shkollor. Edhe në Tiranë në shkollën “Hasan Tahsin” ka pasur konfuzion. Prindërit kanë regjistruar fëmijët në klasën e parë, ndërsa 2 ditë para fillimit të shkollës janë lajmëruar se nuk do të ketë klasë të parë pasi ka pak nxënës dhe fëmijët e regjistruar duhet të çregjistrohen.
Nese ke mbaruar gazetari, shkenca politike apo sociale dhe deshiron te praktikosh profesionin tend ne mjedise dhe situata te verteta te gazetarise radiotelevizive, dergo nje email tek [email protected]. Sigurohu qe te perfshish emrin e plote, vitin e perfundimit te studimeve universitare bachelor, titullin e diplomes, institucionin arsimor dhe nje ese (1 faqe) qe pershkruan pse ti duhet te perzgjidhesh.
Pjesa më e madhe e të rinjve në Shqipëri janë duhanpirës, ndërsa studimet e Institutit të Shëndetit Publik kanë treguar se është ulur mosha e duhanpirësve. Duke parë këtë situatë ju sjellim në vëmendjen tuaj historinë e Territ ish-duhanpirëse.
Rastet e fëmijëve të vegjël të martuar në Jemen po tmerrojnë organizatat për të drejtat e njeriut dhe UNICEF.
Një reporter i pavarur vendas ka treguar historinë e një vajze 8-vjeçare e cila është shitur për 2 mijë euro. Lajmi u konfirmua nga Qendra Jemenase e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe UNICEF, ndërsa autoritetet lokale e kanë mohuar lajmin.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.