Ngjarjet e kronikës së zezë prej ditësh kanë tronditur mbarë opinion publik. Lajmet janë pasqyruar në faqet e para të gazetave. Por ajo që bie në sy është mungesa e protestave të vetë qytetarëve për të kërkuar të drejtat e tyre.
Ngjarjet e kronikës së zezë prej ditësh kanë tronditur mbarë opinion publik. Lajmet janë pasqyruar në faqet e para të gazetave. Por ajo që bie në sy është mungesa e protestave të vetë qytetarëve për të kërkuar të drejtat e tyre.
Kryeministri i zgjedhur Edi Rama prezantoi drejtoreshen e kabinetit të kryeministrit të ri që do të jetë Vali Bizhga. është hera e parë që ky kabinet do të drejtohet nga një femër. është një post i rëndësishëm dhe gjithmonë i ështe besuar një burri, por duket se kjo do të ndryshojë, pas emërimit të Vali Bizhgës, e cila do të fillojë punën në shtator bashkë me qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Qeveria e re është vlerësuar edhe për numrin e grave të emëruara ministre, janë më shumë se çdo herë tjetër. Ngelet vetëm që gratë të tregojnë se munden të drejtojnë.
Ndërtimet pa leje në Tiranë nuk po kursejnë asmjediset spitalore. PAs fluksit të ndërtimeve dhe zënies të hapsirave publike në QSUT i ka ardhur radha Sanatoriumit. Vëmendja është përqëndruat atje. Top Channel sjell pamje se si është duke u një lokal brenda sipërfaqes së rrethimit, por që nuk ka leje ndërtimi.
(Në foto Sanatoriumi pa lokale dhe me hapësira të gjelbëra…)
Sot paradite besimtarët dhe priftërinjtë ortodoksë janë futur me forcë në Shtëpinë e Kulturës, e cila përdorej si kisha e Shën Marisë së Pazarit, por prej disa ditësh, godina iu kthye bashkisë pasi kishte fituar betejën gjyqësore.
Zelanda e Re është vendi i 14 në botë dhe i pari në rajonin e Azi-Paqësorit që ka autorizuar martesat mes të njëjtit seks. Që në ditën e parë 31 çifte janë kurorëzuar me martesë. Dy zonja i kanë thënë po njëra-tjetrës gjatë një fluturimi me avion mbi Zelandë ndërsa dy burra australianë janë martuar në saj të një iniciative të institucionit të turizmit në Zelandën e Re- në Muzeun kombëtar në ëellington. Bashkimi i tyre, megjithatë, nuk është njohur nga qeveria në Canberra.
Pa koment. Foto nga Entela Resuli (ne kuader te konkursit te fotos dhe videos Historia Ime)
Disa ekstremistë fetarë nuk lejojnë ndërtimin e bustit të Nënës Terezë në sheshin e komunës së Obiliqit, i cili edhe mban emrin e saj. Qytetarët aty thonë se kjo po ndodh për shkak të përkatësisë fetare që kishte kjo grua.
Fotoja eshte ilustrative. Letra eshte derguar ne redaksine e Historia-ime.com permes formatit IReport. Ju mund te ndani me ne shqetesimet tuaja gjithashtu. Per me shume mbi menyren si mund te komunikoni me ne, klikoni KETU
Tashme eshte e qarte se ka nje konfuzion mes qeverise se dale nga ushtaraket ne Egjipt, por dicka e sigurt mund te thuhet, sipas raportimeve te medias nderkombetare: dita e sotme ka qene edhe me e pergjakshme…
Në kuadër të nismës së historiaime.al për të denoncuar seksizmin në media
Format e përshfaqjes së seksizmit në media, sidomos për të përcmuar femra të caktuara, apo dhe format e shpërfaqjes së nuancave raciste të fshehura në media, janë ndonjëherë aq ashiqare (aq të dukshme) dhe pjesë e kulturës mediatike (pra të zakonshme) sa t’i denoncosh ato është një punë me rrezik.
Megjithatë, historiaime.al ka zgjedhur një formë të moderuar për ta bërë këtë, pra për të denoncuar seksizmin në media.
Sot do merremi me lajmin që është botuar në thuajse të gjitha mediat e që ka të bëjë me kryetaren ende në detyrë të Parlamentit, znj. Jozefina Topalli e cila në facebook-un e saj ka shprehur admirim për kampionin e atletikës, Usain Bolt.
Eshtë e habitshme të shikosh zellin e medias për të shkruar këtë lajm. Shikon në ato versione të këtij shkrimi, tentativë për të vënë në lojë një femër duke përdorur detaje të dukshme, në këtë rast foto të kampionit në fjalë, një mashkull me ngjyrë, sportist, i ri, sigurisht potent në aftësitë e tij fizike. E duke i bashkangjitur këto të dhëna, faktin që pikërisht këtë personazh, e admiron një femër në moshë por gjithashtu e njohur për merakun për tu dukur e bukur, apo për tu kujdesur për paraqitjen e saj.
Ne nuk arrijmë në ëprfundime, por do bëjmë disa pyetje:
Për cfarë arsye publiku ka interes të mësojë për një lajm të tillë? Ku qëndron interesi public në këtë mes?
A do të kishte po kaq interes një mesazh në Facebook i zonjës Jozefina Topalli, në rast se do të fliste për një admirim në lidhje me një sportist tjetër, pa ngjyrë, psh…?
Pyetja me e zakonshme: E cfare pastaj se znj. Topalli admiron Usain Bolt? Ku eshte lajmi ketu? A do ishte lajm nese z. Berisha, z. Rama, z. Meta, apo kushdo tjeter mashkull i politikes te bente te njejtin status ne Facebook?
Në kuadër të nismës së historiaime.al për të denoncuar seksizmin në media
Format e përshfaqjes së seksizmit në media, sidomos për të përcmuar femra të caktuara, apo dhe format e shpërfaqjes së nuancave raciste të fshehura në media, janë ndonjëherë aq ashiqare (aq të dukshme) dhe pjesë e kulturës mediatike (pra të zakonshme) sa t’i denoncosh ato është një punë me rrezik.
Disa reagime të fcb-istave më ranë në sy: 1. Romët janë nga natyra dembelë, për këtë arsye janë në atë gjendje që janë, pra është çështje gjeni. 2. Romët janë të paqëndrueshëm, atyre u dha shoku Enver katet e para të pallateve por i shitën dhe shkuan të bëjnë jetën e tyre nomade. 3. Shoqatat që organizuan protestën kanë marrë miliona euro dhe nuk janë të shqetësuara aq shumë për romët se sa për të bërë projektin e radhës. 4. Shqipëria ka shumë të varfër dhe po aq shumë të pastrehë. Pse romët duhet të trajtohen me prioritet?
Shqiptarja.com raporton se vendimi i qeverisë për t’i kaluar për përdorim Partisë Demokratike dega Fier, Shtëpinë e Oficerëve, ka sjellë edhe reagimin e këtyre të fundit.
Xhemal Dingo, raporton kjo media, një ish-oficer i lartë i ushtrisë para viteve 1990, shprehet i indinjuar nga ky vendim.
Ai thekson se “këta godina janë pjesë historisë së ushtrisë shqiptare dhe përvetësimi i tyre është një luftë e hapur që i bëhet punës dhe kontributeve të Ushtrisë Shqiptare”.
Të njëjtin mendim ndan edhe kreu i shoqatës së ish-ushtarakëve të këtij qyteti, Ruzhdi Xhepa, i cili u shpreh së pas këtij veprimi të padrejtë fshihen afera të dyshimta, ndërsa theksoi se ky vendim i padrejtë është tregues i urrejtjes nga e djathta shqiptare. Ish-ushtarakët e qytetit të Fierit paralajmërojnë një protestë para Shtëpisë së Oficerëvë për të kundërshuar vendimin e qeverisë.
Në mbledhjen e së mërkurës 8 gusht, qeveria, e cila është në fund të mandatit të saj, mori vendimin për t’i kaluar Partisë Demokratike një nga pronat më të lakmueshme të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, përbri Parlamentit./shqiptarja.com/
Vetëm një ditë nga hapja e faqes “Stoprrënimit.com”, ku kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, ka ftuar të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo ndërtim pa leje, dhe kanë ardhur përgjigjet e para, raporton media.
Masakrat ndaj parqeve kombëtare dhe bregdetit nuk kanë fund. Mbrëmjen e kaluar, në territorin e parkut Kombëtar të Butrintit, zonë e shpallur si pasuri botërore e UNESCO-s, janë konstatuar gërmime me eskavator.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.