Nderkohe qe po mendoni qe jeni me fat qe spo lageni, romet (femije e te rritur) jane ne mes te rruges pa baraket e tyre.
Nderkohe qe po mendoni qe jeni me fat qe spo lageni, romet (femije e te rritur) jane ne mes te rruges pa baraket e tyre.
Ku po shkojnë “Koka e Apolonit”, e njohur për vite me radhë si “Dea e Butrintit”, ku po shkon “Epitafi i Gllavenicës”, ku resturatorëve u ranë duart për t’i rikthyer vlerat origjinale.
Debati i se dieles, nga Fatos Baxhaku
Me një portret të rreptë, i veshur me uniformën e tij hijerëndë ceremoniale, i rrethuar nga kolegë e vartës italianë e shqiptarë, drejtori i përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, bëri një bilanc të kultivimit të kanabisit në territorin e Shqipërisë.
Komenti qe shoqeron kete foto te Ardit Rades ne Facebook:
Nje grup qytetaresh njoftojne per zhvillimin e nje proteste diten e hene ne mbrojtje te komunitetit rom.
Editorial nga Mero Baze
Shqipëria po përballet prej vitesh me një problem nga më seriozët për një shtet normal, problemin e socializimit të romëve. Ata kanë formuar geto rrotull qyteteve, në fusha, në lumenj, pas stadiumeve, në rrugë të madhe dhe bile m’u në mes të bulevardit në Tiranë.
Ata po rriten nën një racizëm të pashoq shqiptarësh, të cilët gjithë komplekset e tyre të inferioritetit i zbrazin tek ata. I shajnë, i fyejnë, i rrahin, i lënë pa bukë, pa punë, pa shtëpi, pa të ardhme dhe kujtohen për ta kur dikush prej tyre vret apo bën ndonjë akt pervers publik.
Këtë radhë shkak për t’u kujtuar ata u bë Delijorgji. Kam shkruar shumë për këtë biznesmen, për lidhjet e tij me të birin e Sali Berishës dhe sekserët e Familjes Berisha. Ajo që më tërhoqi vëmendjen është se media, përfshi dhe gazetën Tema, i referohet atij si Delijorgji i Gërdecit. Më tej akoma, një veprimtare e të drejtave të njeriut afër qeverisë Berisha, i referohet po ashtu si njeri i Gërdecit. Kjo kakofoni zërash dhe vajtojcash në të vërtetë nuk ka lidhje as me ndonjë keqardhje për Gërdecin dhe as më pak me romët.
Së pari, Gërdeci nuk është i Delijorgjit, por i Familjes Berisha, dhe nëse dikush ka me nder b… ta zërë në gojë Gërdecin, të zërë autorin real që akoma nuk ka shkuar në prokurori, akoma nuk ka kërkuar ndjesë për viktimat dhe akoma ne nuk riparojmë dot dëmet që bëri në drejtësinë shqiptare, të cilën e përmbysi në favor të vet për të mos u dënuar. Mos t’ia lëmë Gërdecin atij që ia la drejtësia e Berishës, por t’ia lëmë Berishëve dhe të kërkojmë drejtësi për ta.
Së dyti, marrja shkas nga Delijorgji për t’u marrë me romët është shumë fyese. Dhe këtu nuk më del e keqja me ata që vajtojnë romët duke gjetur shkak Delijorgjin. Delijorgji ka marrë një leje ndërtimi nga Lulëzim Basha, bile e ka marrë atëherë kur nuk ishte firmosur plani i rregullimit të Tiranës. E ka marrë kur nuk lejohej që Basha të firmoste leje ndërtimi. Ballauri ka qenë pjesë e enturazhit elektoral të Lulëzim Bashës, pjesë e Forumit të Intelektualëve që i bënin fresk në fushatë dhe mund t’i adresohet atij që ka ndihmuar në këtë situatë. Njeriu, që duhet të kujdeset për romët, që duhet t’u gjejë banesa, punë dhe t’u hapë perspektivë, është Lulëzim Basha. Është ai person që ka dhënë leje ndërtimi për Delijorgjin, dhe askush nuk i përmend emrin. Kjo është një hipokrizi vrasëse e shoqërisë civile, që tenton të merret me çështjen e romëve.
Ishte Lulëzim Basha dhe njerëzit e tij që u dogjën kasollet dhe i zbuan në fushatë në premtim të ndërtimeve për bandat e tij. Kthimi i Delijorgjit në sebep për t’u dukur sikur mbrojmë romët është një hipokrizi e re. Ne mund t’i kërkojmë Delijorgjit dhe gjithë Delijorgjëve një kuotë në ndërtime për strehimin e romëve, mund të bëjmë presion për shkollimin dhe punësimin e tyre, mund të detyrojmë qeverinë të marrë seriozisht socializimin e tyre në shoqëri, por jo të tallemi me arsye që nuk kanë lidhje me fatin e tyre të keq, vetëm se nuk na e mban të përmendim kush është përgjegjës për ta.
E treta që dua të theksoj është se media, shoqëria civile, por dhe aktorët politikë duhet të jenë seriozë kur flasin për Gërdecin, dhe kur duan ta shikojnë atë si një histori Delijorgjësh. Ajo është një histori e rëndë, me të vdekur që presin në varr drejtësi. Shumë pak njerëz në këtë vend kanë guxuar ta thonë të vërtetën kur ndodhi. Tani që ndodhi dhe që Berisha shkatërroi gjithë shtetin për të mos u vendosur drejtësi për atë gjë, mos ta thjeshtojmë si Gërdeci i Delijorgjëve. Është Gërdeci i Berishëve, dhe pa shkuar ata para drejtësisë për atë që kanë bërë para dhe pas Gërdecit për të mbuluar krimin, ky vend nuk do ketë kurrë qetësi. Por së paku mos vraponi ta mbuloni atë histori me Delijorgjin, të cilit në këtë rast i shkon fjala e urtë popullore, “kali që zihet në lëmë, shin grurin”.
E njëjtë është dhe historia e romëve. Ajo është një histori e rëndë, e prodhuar nga shteti shqiptar, nga qeveritë shqiptare dhe këto tetë vite nga Sali Berisha. Në Tiranë, kampioni i poshtërimit të tyre mbetet Lulëzim Basha, i cili startoi në pushtet me metoda të Ku Klus Klanit ndaj tyre. Avokati i Popullit e ka thjeshtëzuar punën e tij duke u kthyer në qarës hallesh të tyre dhe jo në një aktor që duhet të detyrojë qeverinë të vendosë kuota në buxhet për socializimin e tyre. Mos ia lini Delijorgjit këtë gjëmë, se ka boll dhe pa këtë. Kur nuk guxoni të përmendni Berishën në Gërdec dhe Bashën që djeg barakat e romëve, mos u tallni me ta duke gjetur shkak Delijorgjin, i cili ka ende të patharë lejen e Bashës për të ndërtuar. Nëse e keni vërtet që doni të ndihmoni romët, problemi është shumë më i rëndë se sa ai i një ndërtuesi që po bën një pallat. Është problemi i një pushteti që, nëse nuk ke guxim të përballësh me të, më mirë hesht. Ashtu së paku je në heshtje me romët, që nuk kuptojnë asgjë pse flitet për ta, kur ata vazhdojnë të gdhihen në shi, në rrugë të madhe.
Editorial nga Mero Baze
Shqipëria po përballet prej vitesh me një problem nga më seriozët për një shtet normal, problemin e socializimit të romëve. Ata kanë formuar geto rrotull qyteteve, në fusha, në lumenj, pas stadiumeve, në rrugë të madhe dhe bile m’u në mes të bulevardit në Tiranë.
Po e rithemi:
Nje zyrtar i larte i shtetit, nje aktiviste per te drejtat e njeriut, disa gazetare dhe te tjera burime kane konfirmuar sot per historiaime.al se pas debimit te familjeve rome qendron Delijorgji. Te indinjuar qe media, opozita qeveria apo anasjelltas, nuk reagojne, keto burime kerkuan te mos identifikohen ndonese informacioni ne fjale dihet nga te gjithe…
Nje zyrtar i larte i shtetit, nje aktiviste per te drejtat e njeriut, disa gazetare dhe te tjera burime kane konfirmuar sot per historiaime.al se pas debimit te familjeve rome qendron Delijorgji. Te indinjuar qe media, opozita qeveria apo anasjelltas, nuk reagojne, keto burime kerkuan te mos identifikohen ndonese informacioni ne fjale dihet nga te gjithe…
Përfaqësuesi i Avokatit, përveçse bëri thirrje për zgjidhjen e çështjes së strehimit të tyre, tha se një problem serioz është kujdesi shëndetësor ndaj tyre.
“I bëj thirrje zotit Burgaj dhe Policisë së Shtetit që të marrë masat për të ndjekur penalisht ata që persekutojnë qytetarët romë. Policia duhet të jetë e pranishme në këtë zonë për të mbrojtur popullsinë. Avokati i Popullit do të çojë në gjykatë të gjithë ata që nuk zbatojnë ligjin. Edhe Bashkisë së Tiranës i kërkojmë të marrë masa për strehimin e këtyre banorëve”, deklaroi Besnik Deda.
Ndërkohë, vetë banorët romë të dëbuar shprehen të indinjuar për këtë padrejtësi që po bëhet ndaj tyre, duke i lënë në qiell të hapur. “Kemi 10 ditë kështu, foshnjat në krahë, ca sëmurë e ca jo. Ikim andej këtej”, thotë një prej tyre.
“Kemi vënë një tendë përjashta ku është shtrirë burri që ka pasur dy herë infarkt. Si mund të rrimë kështu”, shprehet një tjetër.
Dy ditë më parë, perfaqesues te OSBE dhe BE takuan Avokatin e Popullit, Igli Totozani lidhur me këtë problem. Përfaqësuesi i OSBE-së deklaroi se në mbrojtje të të drejtave të njeriut duhet të sundojë ligji dhe jo betoni.
“Shpresoj që institucionet t’i përgjigjen një pyetjeje të thjeshtë: A duhet të jetë sundimi i betonit, apo sundimi i ligjit”, tha Robert Willton.
/ Top Channel/
Shqiptarja.com raporton per një ngjarje e pazakontë. Teksa policia shpeshherë është viktimë e plumbave të qytetarëve, sot pasdite ka qenë policia ajo ka qëlluar me armë dhe ka plagosur një shofer furgoni në fshatin Çekrez të Kamzës, Tiranë.
Të paktën këto janë dyshimet e para, që raportohen nga vendngjarja, duke shtuar se janë dëgjuar 4 të shtëna me armë pas një grindjeje te stacioni i furgonave mes disa shoferëve të furgonave dhe disa policëve, ku janë përfshirë mbi 6 vetë.
Ndërkohë që qytetarët raportojnë të shtënat, policia i mohon ato. Në vendngjarje ka mbërritur edhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe ekspertë kriminalistë, të cilët po hetojnë mbi shkaqet.
Ndërkohë, janë bërë edhe dy shoqërime në polici, ndërsa policia ka bërë kontrollin e banesave të dy të shoqëruarve.
Ndonjëherë realiteti Shqiptar të vendos në disa dilema të frikshme të cilat asnjë njeri nuk do i dëshironte ti kishte. Në datë 31 korrik 2013 vëllai im Edlin Bardhoshi, bashkë me disa shokë po festonin ditëlindjen e Rigers Kola.
Duke vazhduar festimet mbas orës 24:00 djali që kishte ditëlindjen u ndje keq dhe vllai im u tregua i gatshëm ta shoqëronte në spital pa ditur që ky shoqërim do ishte përvoja më e neveritshme që do kishte përjetuar.
Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve dhe Avokatit të Popullit për strehimin e komunitetit rom, situata në Rrugën e Kavajës përballë pallatit me Shigjeta, vijon të mbetet e tensionuar.
Deutsche Welle shkruan për arsimin dhe investimet që bëhen në këtë fushë në Shqipëri. Në shkrim citohet raporti i fundit i disa organizatave joqeveritare ku thuhet se Shqipëria zë vendin e fundit në rajon për investimet e arsimit të fëmijëve.
Itali ka marrë një sërë masash për parandalimin e dhunës në familje dhe kryesisht e dhunës që ushtrohet ndaj grave. “Arrestim i detyrueshëm në flagrancë për abuzim familjar dhe ngacmime të femrave; rritje e një të tretës së dënimit nëse dhuna bëhet në prani të të miturve ose në qoftë se kryhet ndaj një gruaje shtatzënë; hiqet leja e qëndrimit, nëse viktima është e nacionalitetit të huaj; pandryshueshmëri e padisë; përzënie nga shtëpia e bashkëshortit abuziv. Këtu janë rregullat e reja për të luftuar fenomenin e dhunës kundër grave në Itali”, shkruan ResPublica.
“Unë nuk kam asnjë kokërr leku. Nuk di se në cilën derë duhet të trokas që të më ndihmojnë ta shpëtoj tim bir”, kështu e fillon rrëfimin e tij 30-vjeçari babai i një fëmijë që ka lindur me dy vrima ne zemër. I dëshpëruar Pandeli Muço nga Plugu i Lushnjes tregon për “Shqiptarja.com” se djali i tij ka 10 ditë që ka ardhur në jetë dhe është i sëmurë. Gjysma e zemrës së foshnjes nuk funksion fare.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.