Policia greke ka zbuluar një depo me barna të cilat kishin hyrë kontrabandë në Greqi. Barnat ruheshin në kushte tërësisht të pa përshtatshme. U sekuestruan 32.871 tableta të ndryshme dhe 18 shishe me vajra të cilat shërbejnë për prodhimin e ilaçeve.
Pas analizave të kryera rezultoi se barnat mjekësore nuk përmbushnin standardet dhe parametrat për t’u përdorur nga pacientët.


