“Unë nuk kam asnjë kokërr leku. Nuk di se në cilën derë duhet të trokas që të më ndihmojnë ta shpëtoj tim bir”, kështu e fillon rrëfimin e tij 30-vjeçari babai i një fëmijë që ka lindur me dy vrima ne zemër. I dëshpëruar Pandeli Muço nga Plugu i Lushnjes tregon për “Shqiptarja.com” se djali i tij ka 10 ditë që ka ardhur në jetë dhe është i sëmurë. Gjysma e zemrës së foshnjes nuk funksion fare.


