“Një ekip shqiptaro- amerikan i Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Detare ka kryer disa zhytje studimore në burimin e Syrit të Kaltër”, shkruan gazeta “Tema”.
“Një ekip shqiptaro- amerikan i Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Detare ka kryer disa zhytje studimore në burimin e Syrit të Kaltër”, shkruan gazeta “Tema”.
Mbi 37 familje rome ndodhen aktualisht të bllokuara në një kantier ndërtimi, ku pritet të ndërtohet një pallat. Ndërtuesit e pallatit kanë rrethuar truallin duke bllokuar banorët e komunitetit rom në rrugën e Kavajës. Lidhur me këtë shqetësim ka reaguar Avokati i Popullit i cili i është drejtuar me dy shkresa bashkisë së Tiranës.
Kjo foto e agjencise italiane te lajmeve ANSA mund te jete ndoshta imazhi qe me se miri perfaqeson situaten kritike ne te cilen ndodhet presidenti 88 vjecar i Italise Napolitano.
Teologu i njohur Ermir Gjinishi e ka ngritur prej kohësh zërin për ndërtimin e xhamisë së re të Tiranës. Në këtë intervistë për JAVA Gjinishi shprehet se debati rreth xhamisë së re është pozitiv. Ai thotë se duhet dëgjuar zëri i ambientalistëve, të cilët kërkojnë ruajtjen e parkut, duke shtuar se kjo përkon edhe me kontekstin historik të Namazgjasë.
Amnesty International ka reaguar sot për 37 familje rome në Tiranë, të cilat rrezikojnë të mbeten pa strehim, pasi kërcënohen se do dëbohen nga banesat e tyre.
Sipas AI, pronari që pretendon tokën nuk ka respektuar procedurat ligjore, ndërkaq edhe autoritetet shqiptare nuk kanë gjetur një zgjidhje për këto familje. Amnesty International flet për një strehim alternativë që mund t’ju sigurohej këtyre familjeve.
“Rreth 37 familje rome në Shqipëri janë duke u kërcënuar me dëbim me forcë. Po ju merret toka ku ata jetojnë, ndërsa pronari që e pretendon atë nuk i ka respektuar procedurat e përcaktuara në ligj. Ndërkaq dhe autoritetet nuk kanë marrë masa për të siguruar ndonjë strehim alternativ për romët”, thuhet në reagimin e AI.
Amnesty International ka reaguar sot për 37 familje rome në Tiranë, të cilat rrezikojnë të mbeten pa strehim, pasi kërcënohen se do dëbohen nga banesat e tyre.
Një shqiptar me pagë minimale paguhet 12 herë më pak se sa një qytetar me pagë minimale në Luksemburg. Të dhënat e fundit të Eurostat lidhur me pagat minimale në vendet e Bashkimit Europian tregojnë për diferenca të jashtëzakonshme me vendin tonë.
Lufta në Kosovë ka përfunduar, por pasojat e saj ndihen ende në shtetin e ri. Një çështje delikate është ajo e shpërblimit të personave të dhunuar, kryesisht grave. Janë të pakta gratë që kanë guxuar që të dëshmojnë në gjyqe për dhunën seksuale që është ushtruar ndaj tyre në kohën e luftës.
Publikohet raporti i agjencisë së njohur “Web Ranking” për cilësinë e universiteteve për vitin 2013. Krahasuar me një vit më parë shkollat e larta në Shqipëri kanë zbritur 800 vende në renditjen botërore, shkruan “Shqiptarja.com”.
Ditët e nxehta kanë mbërritur, temperaturat i kanë kaluar 40 gradë dhe të gjithë u janë drejtuar plazheve për tu shplodhur si dhe për të shijuar ditët e ngrohta. Por në çfarë gjendje janë plazhet tona dhe a i plotësojnë kushtet për pushuesit? Mbi të gjitha uji a është i pastër?
Përdorimi i drogës është kthyer në një problem serioz. Sipas të dhënave të shërbimit të Toksikologjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, numri i pacientëve intravenozë është në rritje. Të dhënat statistikore të shefit të shërbimit të Toksikologjisë Zihni Sulaj nga viti 2005-2011 në këtë pavijon janë drejtuar 14.775 përdorues. Mjeku toksikolog Sulaj thekson për “Gazetën Shqiptare” se vihet re një rritje e numrit të përdoruesve ‘veteranë’ mbi 10-15 vjet.
Fotot nga Arian Matuka, Itali
Temperaturat qe kane arritur ne mbi 40 grade ne shumicen e qyteteve italiane i kane boshatisur rruget dhe sheshet qe ne kohe normale jane te mbushura me njerez dhe aktivitete.
Fotoja dhe informacioni me poshte eshte marre nga gazeta TemA
Në Lazarat, shkruan kjo gazete, kultivohet kanabis me një vlerë marramendëse. Kështu mendojnë italianët.
Shuma marramendëse, 4.5 miliard euro, e siguruar nga tregtia e hashashit, është bërë publike nga drejtori i Repartit të Aviacionit të ‘Guardia di Finanza’, Stefano Bastoni, gjatë një konference për shtyp së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.
Duke shprehur shqetësimin e policisë italiane, sepse kanabisi që kultivohet në Shqipëri tregtohet masivisht në Itali, Bastoni tha se avionë me teknologji të përparuar kanë zbuluar qindra plantacione me kanabis, ku vetëm në Lazarat lënda narkotike mund të arrijë në 900 tonë, ndërsa nga vlera e shitjes së saj mund të përfitohet 4.5 miliard euro.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment ndaj deklaratës tronditëse të homologët të tij italian, ndërsa kryetari i komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko, e ka konsideruar këtë deklaratë si të çmendur.
Për TemA-n, Aliko tha se është e pamundur që nga Lazarati të sigurohet një shumë kaq e madhe, pasi sipas tij, edhe sikur e gjithë Shqipëria të kultivonte hashash, nuk mund të siguroheshin kaq para.
“Nëse është deklaruar kështu, mua më duket një çmenduri, pasi nuk është aspak e vërtetë. Në Lazarat nuk kultivohet një sasi kaq e madhe e kësaj lënde narkotike që të justifikonte vlerën e 4.5 miliard eurove. Duhet të jetë një gabim”, tha Aliko, i cili nuk ka mohuar faktin që në komunën që ai drejton, edhe këtë vit është mbjellë hashash.
Madje kryekomunari deklaroi se për shkak të zgjedhjeve, këtë vit është shtuar sasia e mbjellë me kanabis, kjo e krahasuar me vitet e fundit.
SHENIM I REDAKSISE HISTORIA-IME.COM: CFARE DO TE NDODHTE NESE LEGALIZOHEJ ?
E ka bere Hollanda ne fillim te viteve 2000 dhe ndryshe nga frikerat e supozuara, perdorimi i kesaj droge te lehte jo vetem qe nuk pati rritje mes popullsise vendase por perkundrazi u ul. Nga ana tjeter, mbi 54 perqind e amerikaneve besojne se legalizimi duhet te ndodhe. Ne dy shtete ka ndodhur per motive “rekreative” dhe mbi 65 perqind e amerikaneve besojne se nuk duhet te kete ligje federale qe ndalojne keto ligje te shteteve te vecanta.
Ata qe besojne se legalizimi eshte nje zgjidhje, argumentojne se do te ulej ndjeshem niveli i kriminalitetit qe lidhet me kultivimin dhe trafikimin e lendes ne kushtet kur ajo eshte ilegale dhe se legalizimi do te sillte permiresim te ekonomise e cila do te gjallerohej me nje mall te ri, per te cilin do paguheshin taksa e qe ne kushtet e nje vendi te vogel thuajse ekzotik ne syte e te huajve, kjo do te sillte ne shtimin e ndjeshem te turisteve.
Eshte fakt se sot nuk ka as edhe nje mundesi qe shteti te ndaloje qofte perdorimin, qofte kultivimin e kanabisit. Ne cdo vend te Shqiperise, te rinjte apo kushdo qe ka deshire ta perdore e gjen kollaj… Nga ana tjeter, nuk ka as edhe nje person te vetem ne Shqiperi qe te mos e dije se ne Lazarat kultivohet kanabis. Atehere?!
Nje histori tronditese boton sot shqiptarja.com. Që prej 25 marsit të këtij viti Safixhe Kurti, 53 vjeç, i është dashur që së bashku me bashkëshortin e saj të flenë në automjet, pasi përmbarimi privat u ka shembur shtëpinë.
Ne Uganda te fusin ne burg nese marrin vesh se je pjesetar i komunitetit LGBT. E megjithate kjo nuk i ka penguar aktivistet qe te organizojne sot, per te dytin vit rradhazi nje parade gej.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.