Ne Uganda te fusin ne burg nese marrin vesh se je pjesetar i komunitetit LGBT. E megjithate kjo nuk i ka penguar aktivistet qe te organizojne sot, per te dytin vit rradhazi nje parade gej.
Ne Uganda te fusin ne burg nese marrin vesh se je pjesetar i komunitetit LGBT. E megjithate kjo nuk i ka penguar aktivistet qe te organizojne sot, per te dytin vit rradhazi nje parade gej.
Edhe këtë verë nuk mungoi në qarkullim libri për jetën e Enver Hoxhës. Nuk mungoi as përshkallëzimi logjikisht i shpërpjestuar i nivelit dement të librit, kundrejt jehonës gjithëpërfshirëse në mediat e përditshme.
Enveri dhe këtë herë vinte në versionin aq shumë të vlerësuar nga publiku post modern i blogjeve dhe i gazetave në letër, si pervers i nivelityouporn, kanal me material të censurueshëm nën moshën 18 vjeç.
Autori (ç’rëndësi ka emri) na servirte ngjarje si çdo autor i letërsisë së re, duke treguar gojëdhëna të dëgjuara lart e poshtë nëpër atdhe. Enveri për shembull, nuk është larguar nga liceu i Korcës për shkak të ideve të veta komuniste, por për shkak të një komenti të tij, se vajza X nga “5 dyqanet” ishte e kolme. Paskësh qenë ky vlerësim për kilet e tepërta të një zonjushe të asaj kohe, arsyeja e vërtetë e degdisjes nga puna.
Jemi përballë një prove gozhduese që Enverin nuk e prishi komunizmi, por vetja dhe veset e tij të çuditshme. Sigurisht që lutjet e mia, pas leximit të përciptë të titujve të bujshëm nëpër gazeta vërdallë, shkojnë të gjitha për Zotin e pornos, që të mos qëndrojë në heshtje, por të flasë për klikimet e përditshme nga Shqipëria, që të mund të ulen me këmbë në tokë autorët dementë të librave për maskilistë të përbetuar. Megjithatë, meqë kjo nuk do të ndodhë edhe për ca kohë, m’u desh të kujtoja kohët para-erotike kur në Tiranë shiteshin ditën për diell letra bixhozi me femra të zhveshura, lexoheshin gazeta për bëmat e Mata Harit, e ndërkohë, me siguri askujt nuk i binte në mend për misionet politike të agjentes së famshme.
Tirana para-fetare jetoi edhe videot me celuar të një këngëtareje. U eksitua edhe me oralin e një vajze të mitur pa iu dridhur qerpiku për etikë qytetare. Megjithatë për autorin, komenti për vajzën e kolme ishte “tradhëti” që i kish’ bërë vetes diktatori. Enveri faktikisht ka kaluar disa stade vlerësimi në përceptimin popullor për seksualitetin e tij. Demokracia e gjeti homoseksual të sigurtë. Fëmijët ishin të Ramiz Alisë dhe Adil Çarcanit. Kjo nuk pengoi ndërkohë autorë të tjerë, në libra po aq të famshëm, që t’i faturonin vrasjen e Qemal Stafës, për motive xhelozie frenetike ndaj Nexhmije Hoxhës. Ngatërresa nuk është vetëm e tipit, nëse ishte gej pse duhet të vriste Qemalin dhe jo Nexhmijen, apo pse një njeri që shfaqej si feministi që hutoi Edit Piaf, nuk mund të fitonte dot njëkohësisht “duelin” me Qemalin pa futur në mes ushtrinë e fashistëve. Detaje që dhe mund të anashkalohen derisa problemi nuk qëndron në fakt te idiotësia e këtyre tezave, më shumsë se sa te trajtimi hiper seksist në çdo publikim anti-hoxhist, kjo e shtrirë dhe ndaj komunistëve çlirimtarë në përgjithësi.
Ideja se femra partizane ishte e përdalë, funksiononte në vitet ‘30 dhe e njëjtë vjen edhe në ditët tona. Nexhmija dhe shoqet e saj ishin sende në duart e komunistëve. E njëjta gjë edhe sot. Trashëgimtarët e këtij mentaliteti botojnë libra ku sensi është i njëjtë. Periudha nacional-çlirimtare ishte një farë kohe ekstra për orgji kolektive. Luftë nuk ka patur, kësisoj kush vritej e kishte nga dëshpërimi seksual. Kjo teori vjen e suksesshme se ambalazhohet si sulm ndaj një diktatori që fajtor në fakt është për vrasje dhe dhunë ndaj popullsisë dhe jo për mospërdorim prezervativi në moshën e rinisë. Por kush do të kishte kurajo të mbronte lirinë seksuale të dikujt që ka vrarë për vite me rradhë? Një njeri që në lindje pervers?
Botimet nuk sulmojnë vrasjet në thelb por modelin e jetës më liberale, duke e gjetur shkakun te egërsia e romanticizmit të trazuar. Nëse nuk je stabël në jetën seksuale, tregon se mund të jesh dhe një Enver i maskuar si njeri normal. Hej dreq, kur mendoj se unë do ta kisha akuzuar krejtësisht për për të kundërtën diktatorin. Në fakt, duke ndërtuar komunizëm me vlera katolike, ai pengoi mundësinë për emancipim të mëtejshëm. Atë që vinte pas shkollimit dhe heqjes së perçes kolektive, që na pengonte të shihnim femrën si qenie njerëzore prej shekujsh.
…
Enveri si diktator i vdekur është figurë e shkëlqyer për misionin e instituteve parazite të luftës kundër komunizmit, që duke mos patur asnjë aftësi për të prodhuar mendim, përfitojnë nga fakti se diktatori s’po del nga moda e thashethemeve vip. Sa herë ka një botim (rozë) kundër tij, sa herë që dikush del me dëshmi dhe pa prova, fiton sakaq lavdi prej disidenti, ndërkohë që maksimumi duhej paguar si paparac këngëtarësh turbo folk. Asnjë ngjarje tjetër nuk i ka rezistuar kaq gjatë vëmendjes publike. As viti ‘97, as shpërthimi i Gërdecit, as goli i Aliaj kundër Greqisë, as vrasja e Gaz Muçës, as ikja në stadiumin e Barit, apo çiftëzimikitch i ish mbretit Zog.
Fama e Hoxhës po kalon në kohë edhe dashurinë për byrekun, bamjet dhe djathin kaçkavall të shqiptarit normal nëpër botë.
Edhe këtë verë nuk mungoi në qarkullim libri për jetën e Enver Hoxhës. Nuk mungoi as përshkallëzimi logjikisht i shpërpjestuar i nivelit dement të librit, kundrejt jehonës gjithëpërfshirëse në mediat e përditshme.
Çështja Gërdeci vijon të mbetet e pazgjidhur. Pak ditë më parë ishte Gjykata e Lartë ajo që vendosi të mos pranojë rekursin e prokurorisë. Lidhur me këtë çështje juristët shprehen se ka hapësira kushtetuese dhe ligjore të cilat duhet të shfrytëzohen nga prokuroria.
Në Kosovë, nëntë veta kanë humbur jetën në muajt e fundit nga pasojat e etheve hemorragjike të shkaktuara nga një virus që bartet nga rriqrat. I shfaqur për herë të parë në vitin 1954, ky virus është shndërruar në sfidë për disa rajone të Kosovës, ndërsa lufta kundër tij është shumë e vështirë meqë sipas mjekëve, nuk ka asnjë bar që mund ta shkatërrojë.
Studimi i fundit i publikuar në revistën British Journal of Cancer hedh dritë mbi sëmundjen e kancerit të mushkërive dhe jep të dhëna të cilat mund të çojnë në gjetjen dhe përcaktimin e barnave të cilat shërojnë kancerin e mushkërive. Aktualisht kanceri i mushkërive vret më shumë se një milion njerëz në vit, ndërsa vetëm 15 % e pacientëve jetojnë pesë vjet ose më shumë.
Është zhdukur në rrethana misterioze një 37-vjeçar i sëmurë mendorë. 37-vjeçari nga Saranda ishte dërguar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për trajtim më të specializuar nga spitali psikiatrik i Vlorës.
Vazhdimisht në ekranet e televizioneve shohim lajmërime për vrasje, plagosje dhe krime anë e kënd Shqipërisë. Gazeta “Shqip” ka bërë një analiza duke krahasuar të dhënat për të parë se çfarë po ndodhe realisht me krimin në Shqipëri.
Intervistoi Entela Resuli
-Në Shqipëri, tregtia elektronike është në fazat e para të zhvillimit të saj. Numri i operatorëve që ofrojnë këto shërbime është ende i reduktuar.
Jam në prag mbylljeje të gjimnazit, ama e di mirë që emri im do të mbahet mend gjatë ndër nxënës e zysha gjimnazi, madje dhe nëntëvjeçareje e filloreje. Kam qenë nxënësja tipike shumë e mirë, ose siç do të më bënte një zyshe vërejtje “më e mirë seç duhet”: gjithnjë me uniformë, e sjellshme, e drejtë, e pjekur, në orar, gjithnjë e përgatitur, gjithnjë me informacion më shumë, e talentuar, me të gjitha dhjeta: përbënte habi humbja e ndonjë pike ne provim.
Jam në prag mbylljeje të gjimnazit, ama e di mirë që emri im do të mbahet mend gjatë ndër nxënës e zysha gjimnazi, madje dhe nëntëvjeçareje e filloreje. Kam qenë nxënësja tipike shumë e mirë, ose siç do të më bënte një zyshe vërejtje “më e mirë seç duhet”: gjithnjë me uniformë, e sjellshme, e drejtë, e pjekur, në orar, gjithnjë e përgatitur, gjithnjë me informacion më shumë, e talentuar, me të gjitha dhjeta: përbënte habi humbja e ndonjë pike ne provim.
Gazeta Shqiptare ka si artikull kryesor sot nje interviste me znj. Mejreme Delishi, një prej kandidateve në listën e deputetëve të Partisë Socialiste në Qarkun e Lezhës, pritet që në shtator të zëvendësojë ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli në Kuvend.
Tre vjet më pare, barakat e tyre i dogjën për t’i dëbuar dhe historia përsëritet dhe sot kur afro 70 familje rome me gra e fëmijë apelojnë për ndihmë. Shqiptarja.com ka sot nje artikull te plote te shoqeruar dhe nga nje kronike e A1 report.
Një ditë pasi një minator u plagos në Bulqizë, vjen një tjetër lajm i rëndë.
Kësaj here një minator ka humbur jetën duke punuar në galeritë e minierës së kromit, raporton TemA.
Shpesh thuhet se shumë jetë njerëzish në Shqipëri do ishin shpëtuar nëse ambulanca mbërrin në kohë.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.