Një aksident i rëndë ka ndodhur në jug të Napolit mbrëmjen e djeshme ku kanë humbur jetën 38 pelegrinë dhe janë plagosur 11 persona mes tyre dhe 4 fëmjë, raporton DW.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në jug të Napolit mbrëmjen e djeshme ku kanë humbur jetën 38 pelegrinë dhe janë plagosur 11 persona mes tyre dhe 4 fëmjë, raporton DW.
Përfundon provimi i shtetit për mësuesit. 40% e mësuesve nuk e marrin provimin, ndërsa pjesa më e madhe e kandidatëve janë vlerësuar me 5 ose 6.
Mbetësit nuk do të mund ta ushtrojnë profesionin e mësuesit, ndërsa ata që u vlerësuan me 5 dhe 6 fituan të drejtën për të qenë mësues.
Top Channel raporton se një avion i linjës ajrore Romë-Shkup, në të cilin udhëtonin 120 pasagjerë, ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit “Nënë Tereza” në orët e mesditës.
Kjo është pamja që shoqëron gjithë vijën liqenore prej 22 km nga Lini në Pogradec ben te ditur Vizion Plus ne nje kronike.
Edhe pse sezoni turistik veror ka nisur të gjitha njësitë e shërbimit në këtë zonë ndjejnë mungesën e pushuesve. Shkak është bërë rikonstruksioni i këtij aksi rrugor që duhej të kishte përfunduar që në datën 6 qershor.
Një studenti që shpallet fitues për herë të parë i duhet të paguajë 42 mijë lekë të reja vetëm për një krevat në Qytetin Studenti. Tarifa paguhet një herë në vit, dhe mbulon të gjithë periudhën e zgjatjes së një viti akademik. Kjo tarifë është e njëjtë për të gjithë studentët që marrin një dhomë në bujtinat e QS, pavarësisht se çfarë viti janë ata, raporton shqiptarja.com
Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka injoruar në heshtje vazhdimin e procesit të Gërdecit. Ne datën 19 korrik, Gjykata e Lartë ke marrë vendim për mospranimin për shqyrtim te ankimimit nga ana e Prokurorisë për çështjen e Gërdecit.
Më shumë se 100 persona besohet se kanë humbur jetën 24 orët e fundit në Egjipt, gjatë protestave në mbështetje të presidentit të rrëzuar nga ushtria, Muhamed Morsi.
Disa orë më vonë shkoj në mbrëmjen e maturës, me një palë pantallona në ngjyrë gri të zbehtë me disa vija fare fare të holla të zeza vertikalisht, me një këmishë në ngjyrë bojëqielli të lehtë, e me një kravatë të hollë gjithashtu bojëqielli, me disa vija të holla të zeza vërtikale. Këmishën e sajuam në momentin e fundit, pasi asnjëra nga ato që ime më e unë kishim planifikuar, nuk më bënte!
E ka emrin Jetëlira, por jeta e saj nuk mund të quhet e lirë. Nxënëses së përjashtuar nga shkolla e mesme teknike “Anton Çetta” në Skënderaj, vetëm pse sillej dhe vishej si djalë, i është mohuar e drejta për t’u shkolluar, e më këtë edhe e drejta për të jetuar e lirë, sikurse edhe bashkëmoshatarët e saj. Jetlira Gashi, e cila sapo i ka mbushur 19 vjet, nuk kishte menduar asnjëherë se shokët dhe shoqët e saj “do t’i iknin për një vit”, vetëm pse kështu kishin dashur të tjerët.
Nga Kajtaz Gecaj per Zeri.info
Komiteti i OKB ka publikuar konkluzionet pas dy seancave për të drejtat e njeriut që u zhvilluan në Gjenevë. Komiteti është shprehur i shqetësuar për hetimet mbi ngjarjet e 21 janarit dhe bën thirrje për nxjerrjen e fajtorëve para drejtësisë si dhe kompensimin e familjarëve të 4 protestuesve që humbën jetën gjatë atyre protestave.
Edhe pse Tirana tashmë ka afërsisht një million banorë, ajo ka vetëm tre autombulanca që punojnë gjatë një turni.
Tre prej personave të arratisur kanë humbur jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë greke, si dhe kanë humbur jetën një polic dhe një shtetase e këtij vendi.
Kim Sperling nuk di se si ta quajë veten, korean apo gjerman. Ai ka lindur në Korenë e Jugut dhe është birësuar nga një familje gjermane. Por pas shumë vitesh ai ka filluar të kërkojë rrënjët e tij.
Një kërkim i ri ka nxjerrë në dritë se fëmijët e rritur nga prindër homoseksualë janë më të lumtur dhe më të shëndetshëm se sa fëmijët e rritur nga prindër heteroseksualë.
Dr Simon Crouch, shefi i studimit, tha se zbulimet nga studimet Australiane kundërshtojnë stereotipet që një familje pa një baba apo mama do t’i dëmtonte fëmijët, raporton Stuff.co.nz.
Një hulumtim i ri ka zbuluar se fëmijët e rritur nga prindër homoseksuale janë më të lumtur dhe më të shëndetshme se sa fëmijët e rritur nga prindër të drejtë.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.