Associated Press njofton se policia ruse ka arrestuar dhjetëra persona sot të cilit ishin grumbulluar në Shën Pjetërburg në një paradë gej.
Associated Press njofton se policia ruse ka arrestuar dhjetëra persona sot të cilit ishin grumbulluar në Shën Pjetërburg në një paradë gej.
Ne jemi ajo çfarë mbrojmë” thotë Audrey Toutou (Sofie Langdon) në filmin që po jepet në TV në çastin që u ula për të bërë këtë shkrim. Ka qindra kauza në këtë vend, kauza që vijnë për shkak të një shteti shtypës, vrimash ligjore në një shoqëri apatike dhe individësh përfitues e abuzues. Në një shtet të së drejtës e shoqëri funksionale, nuk do kishim nevojë të dilte njeri për të mbrojtur vajzat nga ata që i presin kokat.
Gjen vdekjen një punëtor 35-vjeçar i firmës “Kurum” në Elbasan. Shqiptarja.com raporton sot se 35-vjçari Gjergji Bodurri ka mbetur i vdekur në vend, pasi i shpërtheu një granadë. Bodurri ishte më profesion manovrator dhe punonte me eskavator me të cilin transportonte skrapin nga sheshi i grumbullimit deri në furrnaltë.
Nje dy vjecare mban nje fotografi te ish presidentit te Afrikes se Jugut Mandela, teksa mbeshtetes te tij jane mbledhur ne nje spital ne Pretoria ku lideri po kurohet.
Xheni Karaj, drejtuese e Aleances LGBT ndodhet ne Stamboll te Turqise per te marre pjese ne paraden gej.
Ajo raporton per historiaime.al se pritet qe ne parade te marrin pjese jo vetem persona LGBT dhe familjare te tyre por edhe mbeshtetes qe bashke me LGBT kane qene gjithe keto jave pjese e protestave ne sheshin Taksim.
Kjo nuk eshte hera e pare qe ndodh nje parade ne Stamboll ku ka dhe nje grup shume te organizuar te prinderve te personave LGBT.
Historia-ime.com do te mbuloje kete event me raportime, foto dhe video te Karaj nga vendngjarja.
Xheni Karaj, drejtuese e Aleances LGBT ndodhet ne Stamboll te Turqise per te marre pjese ne paraden gej.
Atë natë që fjeta në shtëpinë e Fuatit, ai rënkonte e qante si fëmijë. Rënkoi e qau deri në mëngjes! I bërtiste me zë të lartë Dafinës që nuk ia kishte mjekuar mirë plagët në trup… Kështu ankohej ai atë natë! Sepse njerëzit e paralizuar edhe pse nuk lëvizin, arrijnë të ndjejnë dhimbjet.
Shkon në 570 numri i personave të prekur me HIV/AIDS, vetëm gjatë këtij viti numërohen 56 raste të reja. Të dhënat dolën në pah gjatë një tavoline ku bashkëbiseduan mjekët shqiptarë dhe ata anglezë.
Bashkimi Evropian ka vendosur të shtyjë për më vonë gjatë këtij viti bisedimet me Ankaranë, të cilat synojnë të çojnë përpara procesin e anëtarësimit të Turqisë. Shtypja e protestave anti-qeveritare në qytete në të gjithë Turqinë ka tronditur shumë vende evropiane. Gjatë tre javë përleshjesh në Stamboll dhe në të gjithë Turqinë katër persona kanë vdekur dhe rreth 7 mijë e 500 janë plagosur. Shumë vende evropianë thonë se reagimi i policisë ka qenë tepër i ashpër.
Video e 19-vjeçarit nga Vlora po bën revolucion në rrjetet sociale. Erblin Micaj vuan nga leucemia akute dhe e vetmja mundësi që ai të jetojë është transplanti i palcës kurrizore si dhe transplanti total i gjakut.
Mjekët në Shqipëri nuk e kanë marrë përsipër 19-vjeçarin. Ai ndodhet në Greqi ku i është nënshtruar kimioterapisë.
Ju ka rënë ndonjëherë rruga këtej nga zona e Freskut, diku në rrugën “Muhamed Deliu”? Është fantastike një shëtitje këtej, përveç peripecive me cilësinë e rrugës, që mund të zhytesh deri në gju me baltë apo të suvatohesh mirë me pluhur, një eksperiencë më vete është edhe përçapja për të kaluar në trotuare mes shtyllave të tensionit. Konkretisht janë dy shtylla elektrike në këtë rrugë, me tela të ngatërruar si rrjetë merimange dhe që shpesh lëshojnë xixa, por më e bukura është që ai projketuesi ka patur sens romantik, të dy shtyllat janë gati-gati të përqafuara me njëra-tjetrën dhe të duhet të kalosh ose mes “përqafimit” të tyre duke u lutur mos të të vijë kush përballë e ta përqafosh edhe ti, ose në mes të rrugës, ku kollaj fare përqafohesh nga ndonjë makinë e rastit. Nuk e marr vesh, aq herë sa është hapur e mbyllur kjo rrugë, si nuk i ka vajtur mendja njeriu t’i drejtojë këto shtylla.
(Fotoja u publikua ne uneraportoj.mjaft.org)
Sanije Gjonaj është 70-vjeçe dhe është e sëmurë. Ajo ka nevojë për një operacion për të vendosur protezën e këmbës është 5 mijë euro. Sanija është nga ata pacientët që nuk ka lënë derë pa trokitur, por askush nuk e ka ndihmuar.
Një studim i universitetit prestigjoz të Oksfordit ka përllogaritur në shifra konkrete përfitimet që do të ketë ekonomia shqiptare nga ndërtimi i gazsjellësit Transadriatik.
Sipas studimit, vetëm në fazën e ndërtimit që do të zgjasë nga viti 2015 deri në vitin 2018, gazsjellësi do të gjenerojë 157 milionë euro shtesë në Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar dhe do të krijojë mesatarisht 2900 vende pune në vit. Por këto janë vetëm përfitimet direkte.
Në orët e para të mëngjesit në çerdhen shtetërore në Kamëz tre persona mbetën të plagosur nga shpërthimi i një bombule gazi.
Ata që mendojnë se të jesh në një lagje me presidentin ka benefite të shikojnë kët ë foto. Fotoja është bërë te Komuna e Parisit.
(Fotojo u publikua ne uneraportoj.mjaft.org)
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.