Dhunimin e kandidatit te FRD-se, z. Mithat Hoxha ne Roskovec, Komiteti Shqiptar i Helsinkit e cileson sot ne nje deklarate per shtyp si nje “akt barbar”.
Dhunimin e kandidatit te FRD-se, z. Mithat Hoxha ne Roskovec, Komiteti Shqiptar i Helsinkit e cileson sot ne nje deklarate per shtyp si nje “akt barbar”.
Një nga hapësirat e vetme të gjelbra që ka mbetur në kryeqytet, ka nisur të prishet për të ndërtuar aty një xhami, që do quhet Xhamia e Madhe e Tiranës. Por jo vetëm kaq. Aty afër do jenë edhe dy qendra gjigande tregtare. Ta mendosh që aty është edhe parlamenti. Gjëja e parë që të vjen ndër mend është që me pretekstin e xhamisë po planifikohen edhe qendrat. Ambientalistët kanë nisur të reagojnë menjëherë, duke ftuar për protesta. Sazan Guri ka thënë sot për Shekullin se ambientalistët nuk kanë asgjë kundër xhamisë, por ndërtimi i saj do i bëjë një dëm të madh ambientit.
(Foto ilustruese)
Ka disa ditë që në media flitet rreth një ngjarje të ndodhur në spitalin e Burrelit ku një grua 33 vjec është nxjerrë jashtë, sipas gjasave, për shkak të shamisë që mbante në kokë.
Vijojnë protestat në Turqi. Më e rëndë situata praqitet në sheshin Taksim, ndërsa kryeministri ka premtuar përpara medias se do të takohet me protestuesit.
Kryeministri ka deklaruar se qeveria është e aftë të kuptojë popullin, madje është shprehur se do ta bëjë Turqinë një vend modern.
“Hoxha i Prizrenit është njëri ndër ata që nuk pajtohen me faktin se shqiptarët e kanë mënyrën e vet të praktikimit të islamit. Përveç ndaj femrave, ligjëratat e hoxhës janë plot vrer e mllef edhe ndaj meshkujve.
Për herë të pare Bashkia e Tiranës publikon të dhëna në lidhje me varfërinë ekstreme në kryeqytet, mënyrën si shpërndahet ndihma ekonomike, punën e fëmijëve, papunësinë e të rinjve, dhunën në familje, edukimin, strehimin dhe të moshuarit.
(Fotoja është ilustruese, shikohet një femër e cila po bën vetëkontrollin e gjirit për të kuptuar nëse ka ndonjë gjendër që mund të jetë e rrezikshme)
Akuzat ndaj bluzave të bardha nuk kanë fund. Një vajze 27-vjeçare ka akuzuar një mjek kirurg se ka neglizhuar sëmundjen e saj dhe për këtë shkak kanceri ka avancuar dhe 27-vjeçares për pak i ka kushtuar jetën, shkruan sot “Gazeta Shqiptare”.
D.B., mjek në një spital privat në Tiranë, e ka operuar pacienten N.K. në gjirin e djathtë pesë vite më parë, por më pas, nuk ka vlerësuar siç duhet rezultatet e ekos, çka ka sjellë dhe avancimin e sëmundjes së rëndë.
Rritja e shifrave të të prekurve me kancer është një kambanë alarmi për Ministrinë e Shëndetësisë. Secili prej nesh në fakt mundohet të kuptojë se përse këto shifra rriten nga dita në ditë. Për 30% të të sëmurëve shkaktarë është kequshqyerja, këtë e konfirmon për gazetën “Shekulli” Donika Boçari, shefe laboratori në Departamentin e Shëndetit dhe Mjedisit në Institutin e Shëndetit Publik.
Marre nga Respublica
Për kronikën e zezë të ditës së sotme mund të përmenden, si çdo ditë, plot ngjarje. Por sot tërheq vëmendjen ajo që ka ndodhur në Rrëshen, ku dy të rinj, vëllezër me sho-shoqin, kanë përfunduar të vdekur.
Avokati i Popullit dëshiron të sjellë në vëmendjen e të gjithë qytetarëve se mund të denoncojnë çdo lloj forme presioni që konstatojnë gjatë kësaj periudhe zgjedhore në numrin e telefonit pa pagesë 0800 11 11, nga telefonat fiksë dhe nga të gjithë operatorët celularë në numrin 0689034648.
Nga Arbana Xharra
“Hoxhë” Irfan Salihu është fytyra përfaqësuese e grupeve fundamentaliste islamike në Kosovë. Këto grupe numerikisht mund të jenë të vogla, por këtë e kompensojnë me zhurmën e rrezikshme që po bëjnë prej vitesh. Kosova është një vend i “përshtatshëm” për këtë lloj propagande: shteti i dobët, sistemi arsimor edhe më i dobët, shtresat e injorantëve në rritje, bashkë me varfërinë.
Kryeministri turk Erdogan ka reaguar sërish ashpër ndaj protestuesve. I ka quajtur protestuesit anti-qeveritarë “plaçkitës”. Më tej ai u bëri thirrje mbështetësve që t’u “japin protestuesve një leksion” gjatë zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.
Edor Kabashi është shkencatari shqiptar qe zbuloi genin përgjegjës për sëmundjen e sklerozës, shkruan “Shqiptarja.com”. Zbulimi i shkencetarit me origjinë nga Durrësi ka bërë që të avancojnë kërkimet për shërimin e kësaj sëmundjeje.
Studiusi gjatë kërkimeve në kafshë zbuloi se geni përgjegjës që shkakton sëmundjen është “C9ORF72”. Pikërisht ky gen shkakton sëmundjen Skleroza Amfiotrofike laterale / anësore.
Në lagjen nr. 2 të qytetit të Rrogozhinës, aty ku kalojnë shinat e trenit, mungon sinjalistika hekurudhore dhe trau që pengon kalimin e makinave ndërkohë që afrohet treni. Makinat kalojnë lirshëm mbi hekurudhë dhe askush nuk i ndalon, pasi nuk ka më një punonjës që të kujdeset për këtë punë. Nga eksperienca personale kam parë se treni që vjen nga Elbasani, ecën në këtë pjesë i fikur dhe pa u ndjerë fare, duke dhënë sinjal vetëm kur është shumë afër stacionit. Është shumë e rrezikshme e gjithë kjo situatë që përsëritet çdo ditë, të mendosh që aty kalojnë jo vetëm makina, por edhe këmbësor, mes tyre edhe fëmijët e zonës.
Studimi më i fundit i Institutit të Shëndetit Publik vërteton se mosha kur fillon aktiviteti seksual është gjithnjë në ulje. Këto nuk janë më hamedësime por pohimet e nxënësve të hkollave 9-vjeçare.
Studimi “Vlerësimi i sjelljeve të shëndetshme te fëmijët e moshës shkollore”, ka përfunduar pak ditë më parë, ka përfshirë 4769 nxënës në 12 prefekturat e vendit. Nxënëst i përkasin grupmoshës 11, 13 dhe 15 vjeç. Mes të tjerave, ISHP i ka kushtuar një kapitull të veçantë marrëdhënieve seksuale te të rinjtë.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.