Gazeta e përditshme “Shekulli” publikon një histori tronditëse. 42-vjeçaren Sh.Krasniqi as urdhëri i mbrojtjes nuk ka mjaftuar për ta mbrojtur nga dhuna ndaj bashkëshortit.
Gazeta e përditshme “Shekulli” publikon një histori tronditëse. 42-vjeçaren Sh.Krasniqi as urdhëri i mbrojtjes nuk ka mjaftuar për ta mbrojtur nga dhuna ndaj bashkëshortit.
Gazeta “Panorama” raporton se Ardian Prrenjasi ka ndryshuar dëshminë e tij. Ai ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e 11-vjeçarit Julian Çela. Kjo është e disata herë që Prrenjasi ndryshon dëshminë.
Duket se trupi i 11-vjeçarit Julian Çela nuk do të gjendet. Pas kërkimeve intensive në Sharrë për gjetjen e trupit, Prrenjasi deklaron se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e 11-vjeçarit, nuk di nëse është gjallë apo jo.
Nga Kristi Pinderi
Një lexues i Historia-ime.com na njoftoi nëse e kishim parë emisionin e fundit të Apartamentit 2XL. Në fakt nuk e kishim parë.
Ai na tha (me një ton të indinjuar) se në një moment “humori” aktori Julian Deda tha: “kam dëgjuar që është një Kristi që ka dëshirë t’i provojë të gjitha ushqimet këtu”.
I përgjigjet Genti (aktori tjeter): “Po, është kameramani ynë, jo Kristi Pinderi se ai mund të hajë ku të dojë, por jo këtu te ne…”.
Lajmi i mirë, në rast se do bënim një koment në lidhje me zhvillimin e artit skenik dhe shfaqjeve televizive, është që tashmë kemi disa emisione që me traditën dhe punën e tyre po bëjnë një punë të mirë në fushën e humorit.
Janë të paktën tre mini-shkolla të humorit shqiptar, Portokalli, Al Pazar dhe Apartamenti 2XL.
Do të ishte trishtuese mungesa e prodhimeve televizive të humorit, sidomos në një vend që është i mbushur me humor e me sensin e shakase, nga mëngjesi deri në darkë.
Por, nga ana tjetër është e trishtueshme të shikosh që niveli shqiptar i humorit që paraqitet në të tilla programe është në kufijtë e të qënit banal.
Një target i përhershëm, i padrejtë i prodhimeve të tilla, mbetet komuniteti LGBT. Sidomos meshkujt e feminizuar (nëse mund të përdorim ketë term). Si tek Al Pazar i Agron Llakajt, si në Portokalli, etj.
Në këndvështrimin tim personal kjo është e padrejtë. Në botën e qytetëruar, humori është një armë e fuqishme kulturore dhe politike për t’i bërë jetët e njerëzve më të mira, ose për të sjellë një këndvështrim më praktik, më të goditur e më të saktë të fenomeneve sociale.
Asgjëkundi nuk bëhet më humor me personazhe djem apo gej të feminizuar në një formë diskriminuese, sepse kjo do të thotë të përforcosh stereotipe të gabuara dhe kjo, në fund të fundit, nuk përcjell asnjë mesazh tolerance, përkundrazi, në formën e vet përdorimi i stereotipeve në emisione me audiencë kombëtare luan rolin e kundërt: frymëzon në mënyrën e vet sjellje mohuese, vecuese dhe diskriminuese ndaj grupimeve të vecanta.
Mos harrojmë që skecet aspak të bukura me komunitetin rom gjatë Portokallisë ishin në vetvete një turp i televizionit shqiptar. Jo më kot ato u ndërprenë në një moment…
Ka një dilemë mes nesh aktivistëve LGBT nëse duhet të reagojmë ndaj këtyre shfaqjeve të fundit që cimentojnë streotipet shqiptare, apo duhet të qeshim me to.
Duhet të kuptojmë lirinë krijuese të autorëve të humorit, apo duhet të reagojmë me indiferencë në mënyrë që ata të kuptojnë vetë përgjegjësinë e punës së tyre?
Unë personalisht nuk e di se cila do të ishte formula më e duhur e reagimit, apo bashkëpunimit me të tilla shfaqje intolerance të mbuluara me të drejtën dhe lirinë e artit të humorit.
Di vetëm një gjë: humoristët dhe aktorët shqiptarë kanë shansin ose të kuptojnë nga aktorë si Roberto Benigni psh që ngre në këmbë publikun e Sanremos kur reciton me respect Oskar Uajlldin, ose të vazhdojnë të “krijojnë” “vepra” që jo detyrimisht edukojnë, e jo detyrimisht të bëjnë për të qeshur, ama legjitimojnë probleme të mëdha të shoqërisë, sic është diskriminimi.
Nga Kristi Pinderi
Një lexues i Historia-ime.com na njoftoi nëse e kishim parë emisionin e fundit të Apartamentit 2XL. Në fakt nuk e kishim parë.
DEBATI I SE DIELES
“Shumica dërrmuese e kazinove dhe bastoreve duket se e kanë strategji biznesi afërsinë me shkollat, sepse me sa duket i konsiderojnë fëmijët si klientët kryesorë”. Keshtu shprehet Vetevendosje ne nje komunikate per shtyp pas nje konference per shtyp sot.
Një manifestim kundër ligjit të martesave në Francë ka ndërprerë për një moment finalen në tenis mes Rafa Nadal dhe Roger Ferrer.
Gazeta TemA raporton se rreth 50 shqiptarë, të cilët kanë shkuar invidualisht apo në grupe të vogla si turistë në Francë, prej 3 ditësh janë duke u mbajtur në paraburgim nga ana e policisë franceze.
Gjashtë policë turkë kanë kryer vetëvrasje që nga fillimi i protestave në Turqi. Lajmin e publikuar nga gazeta Hurriyet Daily News e bën të ditur kreu i sindikatës kombëtare të policëve Faruk Sezer.
Abaz Mustafaj u kap me një dëshmi invalidi në autobusin e linjës Bathore-Zall Herr. Ekspertimet dhe këqyrjet e shumta e nxorën false, raporton Shqip per nje rast ku “drejtesia funksionon”, ndryshe nga dosje te medha e te bujshme…
Foto nga grupi @occupyGezi ne Facebook
Respublica.al – Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan pritet të mirëpritet nga turmat e mbështetësve të tij në Ankara pasi ai të kthehet në kryeqytet pas një vizite në qytetet e Stambollit dhe Adanasë, dhe ky “lajm” vjen disa orë pasi zëdhënësi i tij përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohëshme në përgjigje të valës së protestave në mbarë vendin.
Gjetja e trupit të 11-vjeçarit Julian Çela duket se nuk do të ndodhë, duke qenë se i dyshuari për vrasjen dhe zhdukjen e tij, Ardian Prrenjasi, ka ndryshuar për të disatën herë dëshminë e vet.
Instituti i Kultures Rome IRCA ka nisur nje fushate sensibilizuese me te rinjte rom per te drejten e pjesemarrjes ne zgjedhje dhe administrimi i proceseve zgjedhore. Aktivitet i zbatuar nga IRCA me mbeshtetjen e Ambasades se SHBA-se Tirane, ne kuader te fushates “Jam rom jam qytetar shqiptar”
VIDEO ME POSHTE
Lideri turk, Recep Tayyip Erdogan i ka quajtur Europën dhe Amerikën hipokrite, pas kritikave që iu adresuan atij për përdorim të tepruar të dhunës policore.
Ndërkohë, protestuesit kanë vazhduar të dalin në rrugë, duke sfiduar kryeministrin dhe duke kërcyer tango me maska gazi në fytyrë.
Kanadezët kanë braktisur kërkimet për naftë në zonën veriperëndimore të Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania “Petromanas”, e cila ka fituar të drejtën ekskluzive nga Qeveria shqiptare për kërkim nafte në disa zona të vendit, mes të cilave dhe bllokun AB që shtrihen nga Durrësi në Shkodër.
Analize nga Erion Kristo
Botuar ne gazeten Shqiptarja.com (8 qershor 2013)
Dua të ndaj me publikun e gjerë një ndjesi të frikshme që ka të bëjë me punësimin dhe me dëshirën e njerëzve për punë. Shumë njerëz, madje dhe forca politike, mendojnë se në Shqipëri ka papunësi të theksuar. Por shifrat e dhëna dhe situata krejt e qetë sociale e vendit, asnjëherë nuk kanë konfirmuar pretendimet e partive politike, sidomos ato opozitare.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.