Ambasada e Finlandës dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë shënuan sot Ditën Ndërkombëtare Kundër homofobisë dhe transfobisë me ngritjen e flamurit LGBT.
Ambasada e Finlandës dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë shënuan sot Ditën Ndërkombëtare Kundër homofobisë dhe transfobisë me ngritjen e flamurit LGBT.
Vitin e kaluar aktiviste te LGBT teksa nisen pedalimin e tyre kunder homofobise ne bulevardin Deshmoret e Kombit ne Tirane, nje incident i vogel me tymyese tentoi te shkaktonte frike te pjesemarresit.
Shqipëria nuk ka kaluar në natën finale të Erovizion. Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko përfaqësuan Shqipërinë me këngën “Identitet”. Ata interpretuan të 14-ët natën e mbrëmshme. Me një ndërthurje mes tradicionales dhe modernes, veshja e trupës sonë ishte stiluar nga Joni Peçi. Interpretimi me kitarë i Sejkos e bëri për vete publikun ndërsa zjarri e mjegulla mbuluan skenën në çastin kur këndohej shqip. Sejko e Lulgjuraj falenderuan në gjuhën shqipe.
Elhaida Dani ka kaluar me sukses mbrëmjen e 12-të “The Voice of Italy 2013”, pasi interpretoi në mënyrë të shkëlqyer këngën “Adagio”. Dani fitoi zemrat e publikut italian dhe në zarfin e të preferuarit të publikut shkruhej emri i saj. Ajo ishte shumë e emocionuar dhe e mbylli interpretimin e saj me lot në sy.
Këngëtarja shqiptare interpretoi në mënyrë të jashtëzakonshme këngën “Adagio”, interpretim që u mirëprit me ovacion nga publiku në sallë si dhe u përshëndet nga trajnerët.
Një sondazh ndërkombëtar me të dhëna të mbledhura nga World Value Survey dhe të përpunuara nga Washington Post zbulon se Shqipëria është vendi më racist në Europë dhe nga më racistët në mbarë botën.
Sondazhi tenton të bëjë një lidhje mes zhvillimit ekonomik dhe qenies tolerant.
Në kuadër të ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë është bërë një sondazh mbi diskriminimin e LGBT. Sondazhi është realizuar nga Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore të Njeriut, kanë marrë pjesë mbi 93 mijë njerëz të vendeve të BE-së si dhe Kroacia e cila është në prag të antarësimit në BE.
Sondazhi tregoi se një pjesë e komunitetit të LGBT-së ishin të nënshtruar ndaj sulmeve dhe kërcënimeve të dhunshme në 5 vitet e fundit. Më të diskriminuarit për shkak të orientimit seksual ishin ata me të ardhura më të pakta dhe të rinjtë.
Historia e 2-vjeçares Mejsi ka pushtuar të gjitha mediat e shkruara dhe vizivi. Mejsi vuan nga një sëmundje e rëndë, ka tumur në kokë. Familja e saj ka bërë të pamundurën që Mejsi të shërohet dhe ka kuruar në Greqi. Por e vetmja mundësi që Mejsi të shërohet është të shkojë në Gjermani dhe të bëjë një operacion të specializuar. Vetëm një klinikë në Gjermani ka marrë përsipër operacionin e komplikuar të vogëlushes. Mejsi rrezikon të humbasë shikimin nëse nuk bëhet operacion në kohë.
Nuk do mend qe ky Komision Qëndror i zgjedhjeve është komisioni i çudirave! Pas shumë debatesh dhe gjobash lidhur me përfaqësimin e grave në listat e kandidatëve për deputetë një tjetër gjobë është vendosur për diskriminimin ndaj burrave.
KQZ ka gjobitur Partinë Popullore Kristiandemokrate Shqiptare me 8 milionë lekë të reja pasi në listat e saj të kandidatëve për deputetë ka diskriminuar burrat. Në listën e kësaj partie në qarqet Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Dibër, Berat dhe Fier figurojnë 126 kandidate femra dhe vetëm 41 meshkuj.
Tirane, futbollistet i kerkojne pagat kryebashkiakut
Skuadra e futbollit të Tiranës ka trokitur në dyert e Bashkisë së Tiranës për të kërkuar pagat e tyre. Ata kanë kërkuar që të kontaktojnë personalisht me kryetarin e bashkisë Lulzim Basha, pasi e kanë humbur besimin tek administratori i klubit të futbollit. Sipas burimeve shuma e parave që duhet të iu jepej futbollistëve po ruhet për merkaton e verës.
Për kushtet e vështira të komunitetit rom dhe mungesën e një shtëpie vendi ku të mund të strehohen është folur gjerë e gjatë por asgjë nuk ka ndryshuar. Ata vijojnë të jetojnë në të njëjtat kushte. Por mund të ndodhë edhe që të ngelen pa barakat e tyre ashtu siç ndodhi me romët që jetonin tek statcioni i trenit!
Mushkonja anophele e cila është mbartëse e sëmundjes së malarjes është rikthyer në Shqipëri pas shumë vitesh. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Adrian Hoxha konfirmoi se në në vend janë identifikuar 15 persona që janë mbartës të sëmundjes së malarjes. Rastet e para të kësaj sëmundjeje janë shfaqur para 2 vjetësh.
Një 56-vjeçare nga Fushë –Kruja ka arrtiur të thyejë rekordin në Shqipëri duke u bërë nënë në këtë moshë. Ajo ka lindur një vajzë të shëndetshme e cila peshon 2.8 kilogram. Për të ngelur shtatëzënë ajo është ndihmuar nga mjekët kan përdorur metodën in vitro. Në fakt kjo është një ngjarje e rralë në vendin tonë. Ajo dhe bashkëshorti i saj janë përpjekur shumë që të kishin një fëmijë, por vetëm tani kanë mundur të realizojnë ëndrrën e tyre. Vajza ka lindur ditëe e hënë, me 13 maj.
Kristi Pinderi
Gjysëm të dehur nga birrat Peroni dhe disi të dembelosur tre pjesëtarët e peshkarexhes “Emros” më njoftojnë se do të hyjmë në det. Behet fjale per nje dite te zakonshme ketu e 5 vjet perpara kur si gazetar i revistes MAPO kishim vendosur qe te qendroja 3 dite ne det te hapur me ta per te bere me pas nje reportazh se ne cfare veshtiresie ndodhet sektori i peshkimit.
They had never thought that there would be so many participants. They did not know whether to blush, feel embarrassed or not, but they felt this way only for a few moments, because it did not take long for them to realize that none of the participants judged them… “Art 1” the exhibition organized by the LGBT Alliance was expected with curiosity, yesterday at the National History Museum.
Kur ishte 5 vjeç Jacob Barnett ishtë një fëmijë autik i cili nuk mund të bënte asgjë dhe askush nuk do e besonte se ai ka koeficientin e inteligjencës më të lartë se Ajnshtajni. Ekspertët thonë se djali është në rrugën drejt çmimit Nobel.
Por si i ka dalë mbanë ai, kush është kujdesur për të dhe si? Cila është “receta” e duhur? Sipas nënës së tij, Kristinë Barnett, çelësi i suksesit është vendimi i saj për ta lënë djalin të jetë vetvetja dhe ta ndihmojë atë të studiojë botën me sytë e tij sipas dëshirave të tij. Ajo tregon se nuk është fokusuar te te lista e gjërave që ai nuk mund të bënte.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.