”Rhode Island” u shndërrua ditën e enjte në shtetin e dhjetë amerikan që legalizoi martesat homoseksuale, pasi Senati i shtetit kaloi legjislacionin me 26 vota pro dhe 12 kundër.
”Rhode Island” u shndërrua ditën e enjte në shtetin e dhjetë amerikan që legalizoi martesat homoseksuale, pasi Senati i shtetit kaloi legjislacionin me 26 vota pro dhe 12 kundër.
Delegacioni i Bashkimit Europian ka hapur nje konkurs audiovizual me teme: Cfare nenkupton Evropa per mua. Po botojme me poshte njoftimin e plote (fotoja eshte ilustruese nga anniehp ne flickr):
Konflikti social i shkaktuar nga zbatimi i aktit normativ të qeverisë për lirimin e banesave të ish-pronarëve po merr përmasa shqetësuese. Kjo pasi qiramarrësit krahas faktit që mbeten në mes të katër rrugëve dhe pa asnjë përkrahje vihen përballë tensionit psikologjik të shkaktuar edhe nga dhuna e ushtruar ndaj largimit të tyre me forcë nga ambientet në të cilat kanë jetuar për vite me radhë.
Sëmundja ngjitëse e brucelozës po kërcënon edhe të vegjlit, shkruan gazeta Shekulli, sipas te ciles, aktualisht në Shqipëri ekzistojnë 35 të prekur nga bruceloza. Pjesa dërrmuese e të prekurve nga kjo sëmundje ngjitëse i përket moshës nga 5-10 vjeç
Ka rreth 10 vjet që shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë se kujt i përket një skelet misterioz i zbuluar në shkretëtirën e Atacama në Kili. Së fundmi ata pohojnë nëpërmjet një dokumentari se skeleti i përket një qenieje njerëzore
Është e çuditshme se si gazetarëve u ka shpëtuar një lajm tronditës, shkruan ne respublica.al Mustafa Nano. “Vetëm Panorama ka informuar me një gjysmë rripi në faqen 3 të numrit të sotëm.
Gjatë konfliktit të policisë së Republikës me banorët e një godine në afërsi të shkollës Petro Nini Luarasi, të cilët janë nxjerrë jashtë forcërisht, ia kanë behur disa deputetë të opozitës, shkruan Respublica.al.
Saimir Tahiri ka zhvilluar një debat me një nga drejtuesit e policisë, me emrin Erzen Breçani. Debati ka qenë i ashpër, dhe deputeti ka qenë në të gjtiha rastet “i mbrojtur dhe i justifikuar” prej statusit të përfaqësuesit të popullit, por të bëjnë përshtypjet në këtë mes përgjigjet e policit Erzeni, i cili ka folur gjatë gjithë kohës në njëjës, dhe me fraza që nuk kanë të bëjnë aspak me etikën zyrtare.
Polici citohet të ketë nxjerrë nga goja shprehje të tipit (marrë nga Shqiptarja.com): “Çfarë do, përse ke ardhur?”, “Nuk e kam detyrim fare të flas me ty”, “ik, mos më provoko kot!”, “Mos ma bëj mua me gisht, kaq!”.
“Është kjo gjuha e një polici përballë një anëtari të parlamentit?”, pyet respublica.al
Gjatë konfliktit të policisë së Republikës me banorët e një godine në afërsi të shkollës Petro Nini Luarasi, të cilët janë nxjerrë jashtë forcërisht, ia kanë behur disa deputetë të opozitës, shkruan Respublica.al.
Avokati i Popullit, Igli Totozani ka reaguar pas situatës së krijuar në një godinë të Tiranës, e cila po lirohet për t’iu dorëzuar pronarit të saj, pas një akti normativ të qeverisë shqiptare.
E kështu, debatet që paraprinë këtë ngjarje mund të quhen të mbyllura. Franca, pas votimit te sotem te Asamblese bëhet vendi i 14 që njeh me ligj martesat mes njerëzve të së njëjtës gjini.
Deri më tani, përveç Francës, shtetet që kanë njohur me ligj martesa të tilla janë Meksika (vetëm në kryeqytet, në fakt), SHBA-të (vetëm në 9 shtete dhe në Washington DC), e pastaj Danimarka, Argjentina, Islanda, Portugalia (ku nuk lejohet, megjithatë, adoptimi i fëmijëve nga ana e çifiteve gay), Suedia, Norvegjia, Afrika e Jugut, Kanadaja, Spanja, Belgjika, Holanda, Uruguaji, dhe Zelanda e Re.
Asambleja Nacionale, ka miratuar sot në mënyrë përfundimtare ligjin, që lejon martesat gay dhe adoptimin e fëmijëve nga ana e një çifti gay-sh. Deputetët kanë modifikuar artikullin e Kodit Civil që përkufizon martesën, e cila qysh nga ky moment përcaktohet si “kontratë midis dy personash me seks të kundërt, apo me seks të njëjtë”.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Një 70-vjeçar ka hyrë në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Nuçi Naçi” dhe ka tentuar që të godasë me sëpatë një prej nxënësve.
Ndonëse nipi i tij 18-vjeçar i çili ka një famë të jashtëzakonëshme dhe një pasuri që i kalon rreth 100 milonë dollarët,George Bieber jeton në kushte vërtet të mjerueshme në një rulotë e çila ka qënë dhe vazhdon të jetë shtëpia e tij prej 40 vitesh.
SHIKONI VIDEON E A1 REPORT ME POSHTE
Një konflikt i ashpër ka përfshirë 16 familje në Tiranë dhe policinë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Petro Nini Luarasi”, ku përmbaruesi dhe policia kanë tentuar që të nxjerrin me forcë 16 familje nga një godinë.
Asnje humbje 18 muaj rrjesht, tashme ne eliminatoret e kupes se Botes: Furtuna Velaj nga Usa, Elvana Curo nga Australia, Aurora Serenaj kapitenja jane disa nga emrat e rinj te futbollit shqiptar – Gazeta Sporti Shqiptar
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.