Ne faqen zyrtare te tij ne Facebook, Presidenti Obama ka gjetur menyren me origjinale epr te uruar per Pashket… Permes qenit te tij Bo…
Ne faqen zyrtare te tij ne Facebook, Presidenti Obama ka gjetur menyren me origjinale epr te uruar per Pashket… Permes qenit te tij Bo…
Rikthehet sërish vëmendja tek Bleona Mata, 6-vjeçarja nga fshati Zapot i Kukësit e cila rezulton e zhdukur që prej 3 vjetësh.
Zenel Mata, gjyshi i vogëlushes Bleona Mata në fshatin Zapod të Kukësit, ka hedhur dyshime të forta mbi 19-vjeçarin Begzim Isa se mund të jetë ai rrëmbyesi i mbesës së tij, tashmë 9- vjeçare Bleona Mata.
Entela Resuli
-Emri i tij u bë i njohur jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin, së fundmi edhe në Rumani. Fotografi nga gjakova Artan Korenica, hapi një ekspozitë të veçantë fotografike me titull: “Mos më shiko me përbuzje”. Mesazhi në thelb kishte të bënte me të drejtat e njeriut. Në të u përfshinë gjithsej 40 fotografi të komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptian nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Ne e takuam Artanin, për të biseduar më shumë rreth fotografisë dhe pasionit që ai ka për këtë art.
LETRA NGA LEXUESIT – Pra pak ditësh lexova shkrimin tuaj dhe u ndjeva e fyer drejtpërsëdrejti. Një dëshirë e zjarrtë për replikë më kapi, si më kap zakonisht kur lexoj diçka absurde, tentova ta lija më idenë që do shuhej, si zakonisht, por s’ndodhi kështu. Ndaj po ju shkruaj sot, me vonesë, replikën time ndaj fyerjes suaj.
(Foto ilustruese)
“Bashkëshorti im më dhunon mua dhe vajzën time të mitur, ai kërkon që ne të mbulohemi dhe nuk na lejon të frekuentojmë ambjente publike pa lejen e tij”.
Kjo është një pjesë e padisë së një 30-vjeçareje e cila kërkon urdhërin e menjëhershëm të mbrojtjes në gjykatën e Tiranës.
Është bërë shkak festa e 7 marsit që nëna e dy fëmijëve me inicialet M.D, t’i thotë mjaft dhunës në familjen e saj dhe t’i drejtohet gjykatës për urdhër mbrojtjeje, pasi vajza e saj vetëm 11 vjeç kishte dalë pa lejen e të atit për të blerë lule për mësuesen.
The results, part of the European Social Survey, ESS, published by Open Society Foundation suggested that Albania is the most homophobic society of the countries included in the survey.
According to the survey, data 53 per cent of Albanians believe that “gays and lesbians should not be free to live life as they wish,” the largest percentage holding that opinion in the survey.
Një djalosh adoleshent bën autostop në rrugët e Greqisë. Makina e parë që ndalon është një kamion. Shoferi, një burrë rreth të 40-tave e pyet djaloshin se ku do shkojë. Kur ky i fundit i përgjigjet tërë kënaqësi e shend e verë se do shkojë në Torino, shoferi hap befas dritat brenda kabinës ku tregon pas tij një krevat martesor të ndriçuar me drita të kuqe si të shtëpive publike e të mbushur me arusha pellushi.
Burri, në atë moment nis të flasë me ton të feminizuar duke shastisur djaloshin që në atë pikë është futur në kamion.
Kjo reklamë e “Airfast tickets”, një kompani që siguron bileta udhëtimi ka acaruar në maksimum aktivistët dhe vetë komunitetin LGBT në Greqi. Reklama ka disa ditë që transmetohet në ekranet televizive, ndërsa versioni i saj në Youtube ka kaluar 200 mijë klikimet brenda pak orëve.
Andrea Gilbert, aktiviste greke për LGBT nga “Athens Pride” tha për historiaime.al se, “reklama është e shpifur! I mëshon stereotipeve më të këqija për meshkujt gej: një burrë i madh në moshë që ndalon në rrugë makinën për të marrë brenda një djalë të ri e për ta ngacmuar seksualisht”.
Aktivistët kanë nisur betejën e tyre për të ndaluar transmetimin e reklamës.
Por, – ironia më absurde, – pranë autoritetit përkatës grek për transmetimet televizive ka mbërritur dhe një ankesë tjetër nga sindikata e kamionistëve të Greqisë. Ata ankohen për reklamën sepse besojnë se ajo “i bën njerëzit të mendojnë se kamionistët janë gej”, gjë që sipas sindikatës, “nuk mund të jetë e vërtetë”…
Shikoni këtë reklamë KETU
Një djalosh adoleshent bën autostop në rrugët e Greqisë. Makina e parë që ndalon është një kamion. Shoferi, një burrë rreth të 40-tave e pyet djaloshin se ku do shkojë. Kur ky i fundit i përgjigjet tërë kënaqësi e shend e verë se do shkojë në Torino, shoferi hap befas dritat brenda kabinës ku tregon pas tij një krevat martesor të ndriçuar me drita të kuqe si të shtëpive publike e të mbushur me arusha pellushi.
Një histori absurde, e trishtuar por edhe e komplikuar ligjore ka mbërritur në adresën e historiaime.al nga një qytetare që quhet Violeta Pulfer, e martuar me një shtetas zviceran.
Një gazetar i amerikanes “New York Times” ka udhëtuar në veri të Shqipërisë duke sjellë mbresat dhe fotot e bukurisë së virgjër të Alpeve shqiptare. Tim Neville i seksionit të turizmit në të përditshmen amerikane përshkruan aventurën në Theth, Valbonë, Bogë, Plavë e Guci, duke sjellë edhe fragmente të historisë së vendit tonë.
Rritet numri i vartësve nga droga, por nuk ka klinika për trajtimin e tyre. Historia e Frrokut dita e të cilit fillon me përdoruesit e drogës, çastet e vështira, marredhëniet me perdoruesit dhe domosdoshmëria për trajtimin e tyre
Intervistoi Albina Hoxha
Në një kohë kur shifrat e përdoruesve të drogës po rriten nga dita në dita, institucionet për rehabilitimin e këtyre personave janë të pakta për të mos thënë që nuk ka fare. Por edhe personel të trajnuar mjekësor nuk ka. “Historia ime” ka zhvilluar një bisedë me Frrok Bardhin, i cili prej 5 vitesh u shpërndan metadonin vartësve të drogës në qendrën Aksion Plus.
Dita e tij fillon në këtë qendër, pas familjes së tij të parët që takon janë vartësit e drogës. Më parë i njihte të gjithë, ndërsa tani na rrëfen se janë shtuar persona të rinj.
Frrok, sa e vështirë është për ju të punoni me vartësit e drogës?
Është e vështirë pasi janë njerëz që kanë nevojë per ndihme. Përveç kësaj këto kohë ka pasur një fluks pacientësh. Janë persona që në momente të caktuara nuk duan t’ia dinë për asnjeri në botë.
Cili ka qenë momenti më i vështirë për ju?
Momenti më i vështirë në punë është kur përdoruesit bëhen të dhunshëm dhe kërkojnë me tepër metadon nga sa e kanë të përcaktuar. Sigurisht që unë nuk mund të plotësoj kërkesat e tyre. Mbajnë edhe thika me vete… janë të pavetëdijshëm ne ato caste. Ata thjesht e kërkojnë metadonin dhe nuk e kuptojnë se po morën më shumë se norma e lejuar kalojnë në mbidozë dhe përfundojnë në spital.
A ka pacientë me të cilet keni marrëdhënie më te veçantë se me të tjerët?
Ka, por janë më shumë se një. Janë persona familjarë të cilët bëjnë të pamundurën që të shkëputen nga varësia e drogës dhe janë shumë të rregullt në terapi. Mund të them se i trajtoj si miq… por edhe këta persona ka momente që nuk më njohin, çastet kur ata kanë nevojë për metadon ose drogë…
Për çfarë ju vjen keq kur shikoni pacientët që vijnë njëri pas tjetrit për të marrë metadonin?
Me vjen keq që kanë humbur fillin e jetës së tyre. Më vjen keq sepse është shumë e vështirë të shkëputesh prej drogës, më vjen akoma më keq kur i shoh që nuk kanë vullnet për ta lënë drogën dhe nuk janë të rregullt në terapi…
Çfarë i ka shtyrë drejt drogës? Çfarë keni mundur të kuptoni nga vetë ata?
Dy janë çështjet kryesore, qe une besoj se i kanë shtyrë drejt drogës, gjendja e vështirë ekonomike dhe papunësia.
Po familjarët e tyre i takoni, çfarë thonë ata?
Për familjarët është tepër e vështirë, sidomos në çastet kur ata kanë nevojë për drogë dhe bëhen të dhunshëm. Në ato çaste ata nuk njohin asnjë njeri, as prindërit e tyre. Më ka ndodhur të më thonë prindërit që më mirë të ma marrë Zoti djalin se sa ta shoh kështu. Kur e thotë një prind këtë është tepër e rëndë.
Çfarë duhet bërë me këta persona?
Ata kanë nevojë për trajtim të specializuar. Kanë nevojë për një mundësi të vërtetë për të rifilluar jetën e tyre. Ne këtu në këtë qendër bëjmë sa mundemi, por nuk e dimë se ç’bëjnë ata jashtë dyerve të qendrës, sa të aftë janë t’i rezistojnë tundimit për të marrë drogë. Megjithatë ka persona që ia kanë dalë mbanë. Shifrat ama janë të frikshme.
Cfare eshte metadoni? – Metadoni është një opioid sintetik i efektshëm në trajtimin e zvjerdhjes nga narkotiket, pasi është me veprim të gjate dhe shkakton më pak eufori se sa barnat e tjerë opioide. Ai jepet nga goja. Doza përshtatet në nivelin minimal te mundshëm, qe është ne gjendje te mposhte simptomat dhe pastaj pakësohet gradualisht përditë derisa ndërpritet.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një grua 44 vjeçare ka helmuar me fotoksinë të bijën 18 vjeçare me sindromin trizomik (njohur si sindromi daun por që ne te Historia-ime.com preferojmë të mos e përdorim si term meqë ka konotacion diskriminues) dhe më pas edhe veten.
Përqasja e Aleances Kunder Diskriminimit dhe Pro LGBT ndaj partive politike është një përqasje që synon të krijojë ura komunikimi. Konkretisht, ne e bëjmë fare mirë diferencën mes një pjesetari të PS dhe vetë qëndrimit zyrtar të kësaj partie. Në këto kushte, per ne nuk eshte e rendesishme se çfarë thotë z. Artan Lame, por se çfarë mendon PS e se çfarë premton ajo se do të bëjë nëse vjen në pushtet.
Rritet numri i vartësve nga droga, por nuk ka klinika për trajtimin e tyre. Historia e Frrokut dita e të cilit fillon me përdoruesit e drogës, çastet e vështira, marredhëniet me perdoruesit dhe domosdoshmëria për trajtimin e tyre
Intervistoi Albina Hoxha
Shenim: Historia-ime.com rezervon te drejten per te patur nje qendrim jo detyrimisht si i autorit me poshte. Mendimet e shprehura në këtë shkrim nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS) dhe Civil Rights Defenders qe mbeshtesin Historia Ime
*Nga Arnold Grabocka
Nëse më lejohet profaniteti i një përgjithësimi në lidhje me shqiptarët, nuk ngurroj të them se një nga veset më të mëdha (përtej keqqeverisjes a pangopësisë) është parashtrimi i keq i debateve publike. Debatet perëndimore kanë kaluar përtej dilemave nëse pula e bëri vezën, a veza pulën. Madje për kënaqësi, është vërtetuar shumë thjesht se në fakt pula e bëri vezën.
Në Shqipëri kjo dilemë merr forma të pazgjidhshme, dhe morfohet në shumë tema sociale. Për shembull, para shqiptarëve shtrohen disa dilema psikopatologjike: Taksa e sheshtë apo progresive? Të lejojmë homoseksualët të bëjnë një jetë të qetë, apo jo? Të dënojmë dhunuesit e grave të tyre me vdekje, apo jo?
Nëse statistikat politike të sondazhit të fundit të SOROS ishin jo shumë të besueshme për shkak të gabimeve metodologjike, rezultatet mbi homofobinë e shqiptarëve dhe besimin fetar ofrojnë një tablo më realiste. Këto statistika sociale nuk bien në vorbullën e amatorizmit metodologjik, për shkak të polarizimit të tyre të lartë.
Si fillim, një kontradiktë. Sipas sondazhit shqiptarët janë populli më besimtar mes 28 shtetesh të anketuara. Në një shkallë nga 0 në 10, besimi fetar në Shqipëri merr notën mesatare 7.3. Megjithatë, paradoksalisht, vetëm 12% e shqiptarëve shkojnë në kishë a xhami rregullisht. Logjika tregon se atje ku ka një frymë të lartë besimi fetar, do të ketë edhe frekuentim konstant të shërbesave fetare. Pra çfarë është ky fenomen kontradiktor këtu tek ne? A mos vallë është e vërtetë se shumica e shqiptarëve besojnë sa për sy e faqe? A mos vallë është e vërtetë se ata besojnë tek një entitet i mbinatyrshëm vetëm atëhere kur janë në hall?
Sipas Kierkegaard, nuk ka kuptim të flasim për besimtarë të mëdhenj a besimtarë të vegjël. Nuk ka kuptim të themi se besojmë pak a besojmë pak më shumë tek feja. Mund të ketë vetëm njerëz besues dhe mosbesues për çështjet fetare, dhe kjo përfshin në mënyrë automatike edhe frekuentimin a mosfrekuentimin e shërbesave fetare. Pikërisht këtu më kujtohet debati i ashpër i para disa vitesh midis Kadaresë dhe Qosjas.
I pari argumentonte, në mënyrë të thjeshtëzuar, se shqiptarët historikisht kanë patur një kulturë perëndimore, pavarësisht “mësymjes” disashekullore islamike. Ai e vendos krishtërimin si shtylla kryesore e cila e integron automatikisht Shqipërinë me pjesën e civilizuar të Europës. Nga ana tjetër, Qosja argumenton se Shqipëria ka një histori lindore-islamike. Vendosja e këtij debati në formën e një dileme “veza apo pula”, dërrmon dhe atrofizon gjithë opinionin publik.
Shqiptarët, në këtë mënyrë, e përfshijnë filozofinë fetare brenda strukturës së tyre të gjerë klienteliste. Feja kthehet në një zgjidhje gati-materiale për të kuruar plagët e tyre psikologjike, porsi një ilaç pa lek. Duke patur çmime të papërballueshme ilaçesh, feja kthehet në një formë asistence sociale. Megjithatë, në këtë logjikim materialist mbi fenë, shqiptarët janë më të gatshëm të konsiderojnë sheqerin a cigaren si produkt të lidhur me kafenë, sesa shërbimet fetare si produkt i lidhur me besimin. Kjo humbje e rrugës dhe “verbim nga hallet”, e kthen shqiptarin e thjeshtë në një qenie që sakrifikon dëshirën për detyrimin (njësoj si me votën dhe partitë politike).
Nëse populli i thjeshtë i shtresës së mesme e të varfër e trajton fenë si një shërbim a ilaç pa lek, shqiptarët e pasur dhe fëmijët e tyre i kanë zëvendësuar rrëfimet te prifti me rrëfimet te psikologu; shërbesat fetare me pushimet ndër plazhe videoklipesh. Sipas parimit “çka është më e shtrenjtë, është më e mirë”, ata mund të besojnë në fe, por nuk adoptojnë zgjidhjen “no cost” të shërbesave fetare.
Që këtu, kalojmë te një dilemë akoma më shqetësuese: homofobia shqiptare. Sipas sondazhit të SOROS, renditemi më homofobikët mes 28 vendesh të anketuara (grafiku me poshte). 53% e të anketuarve mendojnë se homoseksualët nuk duhen lënë të lirë të jëtojnë jetën ashtu siç duan. Pra, 53% e të anketuarve nuk janë thjesht homofobikë, por edhe shovinistë të të drejtave bazike të njeriut, nëse shihet me kujdes struktura e pyetjes. Sërisht, sa herë shtrohet dilema “pro apo kundër homoseksualitetit”, veza dhe pula rishfaqen dhunshëm.
Kjo dilemë patetike mund të bjerë pre logjikimesh të cilat çojnë edhe në paradokse, të tipit: po mirë, meqënëse një mashkull homofobik urren gei-t por ëndërron në mënyrë perverse çiftet lesbike, atëhere a nuk mund të gjykojmë se ai në thelb është njëkohësisht edhe pro edhe kundër homofobisë? Pra debate pro-kundër nuk ekziston. Për një popull i cili që foshnjë ka mësuar për luftë klasash, është e papranueshme homofobia.
Seksualiteti nuk mund të përkthehet kurrsesi në terma ekonomikë, në kosto-përfitim a në luftë klasash. Struktura homofobike shqiptare është aq e fortë, holistike dhe e rrezikshme, sa e transformon preferencën seksuale në një term linguistik të deformuar. Përçarja midis shënjuesit dhe të shënjuarit është jashtëzakonisht e madhe. Homoseksuali në Shqipëri nuk është ai që ekziston në gjithë botën, përkundrazi.
Këtu sulmohet si homoseksual ai që tenton të shtrojë debatin mbi homoseksualitetin, duke shtrembëruar termin (që as nuk duhet të ekzistojë si term) në një etiketim joseksual, në abuzim linguistik. Pra shqiptarët e pyetur prej SOROS a cilitdo instituti tjetër, shënjuesin (grumbullin arbitrar të shkronjave) që përbën fjalën “homoseksual”, nuk e lidhin me të shënjuarin (objektin a fenomenin e shënjuar prej grumbullimit të shkronjave arbitrare).
Pra homoseksual në Shqipëri nuk është ai që kryen marrëdhënie seksuale brenda të njëjtit seks, por ai që nuk na pëlqen, ai që ka sjellje të papranueshme, ai që na insulton (qoftë me fjalë a me vepra), fqinji, shoku, shkrimtari, aktivisti, politikani, e kështu me rradhë. Debati “pro-kundër” në Shqipëri nuk merret fare me objektin a fenomenin origjinal, përkundrazi, ai është i padukshëm, aq i papranueshëm sa as nuk mund të etiketohet.
Pra sondazhet tregojnë një kontradiktë madhore. Shqipëria është një vend me besimtarë fetarë të cilët rrallë shkojnë në kishë, xhami a teqe, dhe që me homoseksualitet nënkuptojnë më shumë një insult linguistik i cili nuk ka të bëjë fare me seksualitetin. Madje çdo fjalë fyese me konotacione seksuale, për shqiptarin nënkupton tërësisht të kundërtën, anti-seksualitetin.
Kastrimi i kësaj shtrese njerëzish sigurisht që i ka rrënjët te nënshtrimi politik dhe atëror gjatë regjimit hoxhaist. Nuk është për t’u çuditur në lidhje me ekzistencën e këtij kastrimi, duke parë që gjatë periudhës hoxhaiste partia-baba dhe babai-parti zëvendësonin njëri-tjetrin në cikle shtypëse. Shqiptari, pseudo-nacionalist, pseudo-homofob, pseudo-tolerant, pseudo-demokrat, pseudo-socialist, pseudo-besimtar, pseudo-tregtar e pseudo-pedofil, nuk e heq dot vezën dhe pulën nga mendja.
Marre nga blogu i Mendimeve perverse dhe sjelljes se pamoralshme
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.