Ne rruget e Tiranes kane filluar te shperndahen disa fletushka interesante, ku shkruhet:
Ne rruget e Tiranes kane filluar te shperndahen disa fletushka interesante, ku shkruhet:
Aktivistja Nazlie Bala është sulmuar mbrëmjen e së mërkurrës teksa hynte në banesën e saj në Prishtinë
Avokati i Popullit, z. Igli Totozani ka dorëzuar në Komisionin e Ligjeve Raportin vjetor për vitin 2012. Ne po botojme permbledhjen e te pakten dy prej ketyre rekomandimeve, ate per LGBT dhe epr te drejten e informimit.
Keni menduar ndonjë herë të hakmerreni ndaj shefit tuaj i cili për muaj me rradhë nuk ju ka paguar! Dhe.. në çfarë mënyre do të hakmerreshit?! Ja çfarë i ka bërë një emigrant shqiptar në Zvicër, shefit të tij.
Punëtori shqiptar në Zvicër, ka shtypur makinën e shefit të tij, pasi ai nuk i paguante rregullisht pagën mujore. Lajmi ka pasur aq shumë popullaritet sa që është përhapur në të gjitha faqet zvicerane të internetit, ku duket videoja gjatë momentit se si shtypet makina e tipit “Mercedes Benz” me një buldozer.
Mediat kanë thënë se kështu ndodh kur pronari i një kompanie nuk i paguan pagat me rregull, ndërsa i bën presione punëtorëve gjatë orarit të punës. Mediat në Zvicër ende nuk kanë bërë të ditur identitetin e emigrantit shqiptar, i cili është progatonist i kësaj ngjarje.
“Demokracia nuk është një bunker betoni që izolon udhëheqjen politike prej popullit. Përkundrazi, zyrtarët e zgjedhur kanë detyrimin t’u shërbejnë në mënyrë të përgjegjshme dhe t’i përdorin postet e tyre të pushtetit që të përfitojnë të gjithë qytetarët”.
Kështu u shpreh sot paradite ambasadori i SHBA-së në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu, i cili ishte i pranishëm në një ceremoni ku u sqarua dhe u bë publike e gjithë mbështetja financiare, teknike dhe politike që SHBA do të japë për zgjedhjet e qershorit në Shqipëri.
Mbështetja e SHBA-së për zgjedhjet e 2013 do të jetë kryesisht e fokusuar në tre shtylla kryesore: do të mbështetet KQZ, proçesi i monitorimit dhe do të mbështeten edhe 13 organizata të shoqërisë civile që përmes projekteve të tyre do të ngrejnë për debat çështje të ndryshme si rëndësia e pjesëmarrjes në votime, e drejta e votës dhe mundësimi për të marrë pjesë në votime për personat me aftësi të kufizuar, për komunitetin rom, për LGBT-të dhe për grupe të tjera të pafavorizuara, etj.
Aleanca LGBT dhe Pro LGBT bashkarisht janë përfitueseve të një prej granteve të Ambasadës së SHBA-së dhe përmes këtij projekti ato do të ngrejnë publikisht zërin për çështjen e të drejtës së prindërimit dhe adoptimit të fëmijëve nga ana e LGBT, për të drejtën e ri-rregullimit gjinor dhe njohjes së tij për personat transgjinorë, për politikat në lidhje me mbrojtjen e LGBT nga dhuna në familje etj. Praktikisht, këto dy organizata do të kërkojnë që secila prej partive kryesore që merr pjesë në zgjedhje të thotë publikisht qëndrimin e vet mbi LGBT në mënyrë që elektorati që vjen nga ky komunitet të jetë më i qartë se për kë duhet të votojë.
Në lidhje me gjuhën e urrejtjes, ambasadori Arvizu tha: “Mesazhet që kërcënojnë persona të tjerë ose nxisin dhunë të cilësdo formë vetëm sa do të gërryejnë besimin se kandidatët dhe partitë janë të gatshëm të punojnë së bashku. Legjitimiteti i cilësdo qeverie që do të dalë prej zgjedhjeve të ardhshme do të varet nga mënyra se si do të sillen partitë gjatë muajve në vijim”.
“Më ka rrahur gjithë natën…. Më ka shkulur flokët dhe më ka goditur me grushte dhe hekura”.
Kështu është shprehur për “Gazetën Shqiptare”, 32-vjeçarja Etmonda Çupi, pas dhunës që bashkëshorti ka ushtruar mbi të. Ajo ka lënë Spitalin Ushtarak vetëm dy ditë më parë dhe është strehuar tek prindërit e saj, pasi ende nuk e ka marrë veten nga plagët që ka marrë. “E vdekur kthehem tek burri im! Shteti ta dënojë maksimalisht, sepse kam frikë për fëmijët e mi”, – pohon 32-vjeçarja.
(FOTO ILUSTRUESE) Dhuna më e madhe ndaj fëmijëve është ajo psikologjike, 51% e të anketuarve kanë pranuar se e kanë pësuar këtë eksperiencë negative në fëmijërinë e tyre
FOTO NGA WASHINGTON BLADE
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara shqyrton sot rastin e dytë të çështjes që mund t’i hapë rrugën martesave mes personave të të njëjtit seks në mbarë vendin.
Përdoruesit e drogës rriten nga dita në ditë. Burime pranë Institutit të Shëndetit Publik japin alarmin për shifrat gjithnjë në rritje të përdoruesve intravenoze, pra që e marrin drogën me shiringë. Shifrat e përdoruesve kanë pësuar rritje, sidomos në qytetet e vogla
Avokati i Popullit z. Igli Totozani, në kuadër të Ditëve të Hapura ka vizituar sot dt 27.03.2013 qytetin e Lushnjes.
Pjese e axhendës së takimeve ka qenë takimi me përfaqesues të shoqërisë civile, pritja dhe regjistrimi i ankesave të qytetarëve dhe takimi me kryetarin e Bashkisë, z.Fatos Tushe.
4 muaj pas inaugurimit të monumentit “Pavarsia”, as kjo vepër nuk i ka shpëtuar zhvatjes dhe vjedhjes për skrap. Katër nga pllakat e bronzit me të cilat është veshur bazamenti i monumentit janë hequr nga dy të rinj, të cilët tashmë janë në prangat e policisë. Të dyshuarit e arrestuar kanë rrëfyer se i kanë shitur pllakat në një nga bizneset e grumbullimit të skrapit për të përfituar 2000 mijë lekë të reja, ndërsa kostoja reale njërës prej pllakave është rreth 300 euro./Albanian Screen/
Nesër, e enjte, 28 mars, ora 10.00 në Hotel Tirana International, Ambasadori Aleksandër A. Arvizu do të prezantojë mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zgjedhjet Parlamentare 2013 në Shqipëri.
Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci i Ambasadës Amerikane, mbështet përpjekjet e shoqërisë civile civile që adresojnë aspektet më të rëndësishme të proçesit zgjedhor në Shqipëri, të cilat përfshijnë: nisma ndërgjegjësimi ndaj votuesve; të drejtat dhe përqasja zgjedhore për personat me aftësi të kufizuar, komuniteti Romë, LGBT-të, dhe grupeve të tjera të pafavorizuara ose pakicave; pjesëmarrjen e grave si votuese dhe kandidate; pjesëmarrjen e të rinjve votues dhe atyre që votojnë për herë të parë; forume qytetare; fushata të medias sociale, etj.
USAID/Albania do të sigurojë ndihmë teknike për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në planifikimin dhe vlerësimin përgjatë dhe pas zgjedhjeve. Përveç kësaj, USAID do të ofrojë mbështetje për Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë, i cili do të vëzhgojë të gjithë procesin zgjedhor, dhe Institutin Demokratik Kombëtar (NDI), i cili do të kryejë punë monitoruese ndërkombëtare.
Nisma Act Now – Albanians Coming Together Now është duke organizuar tre debate parazgjedhore, më 5 prill, 23 prill dhe 3 maj. Pjesëmarrësit në debate – anëtarë të forumeve rinore nga Partia Demokratike, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, Fryma e Re Demokratike, dhe Aleancës Kuq e Zi – do të mbulojnë temat e arsimit dhe punësimit, shtetit të së drejtës dhe luftës ndaj
Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Europën Juglindore (CDRSEE), 14 vjet më parë, ndërmori një nismë që prezantoi një perspektivë gjithëpërfshirëse në historinë e Ballkanit nëpërmjet botimit të një seti prej katër librash, duke modernizuar mësimdhënien e historisë në Europën Juglindore.
Raporti “Drejt Drejtësisë” i OSBE ka konstatuar tre probleme kryesore gjatë seancave gjyqësore: Kohëzgjatja e gjykimeve, transparenca e tyre dhe aksesi në drejtësi
Mungesat e medikamenteve në QSUT rëndojnë shëndetin dhe ekonominë e pacientëve, nderkohe Historia-ime.com zbulon se drejtoria e QSUT nuk ka mbyllur ende te gjitha kontratat e nevojshme per furnizimin me medikamente per pacientet, ose ne disa raste jane nenshkruar me shume vonese.
Kjo u konfirmua per ne dhe nga nje burim ne zyren e shtypit prane QSUT pas perpjekjes per te kontaktuar me drejtorin Edmond Rushi (i cili nuk ndodhej ne Tirane).
Me problematike mbetet, sic kemi raporuar edhe me pare, situata me pacientet e dializes. Por nderkohe ne gazeten TemA sot, pacienti i kardiologjisë , Olloman Dafku, dëshmon se për 10 ditë, i kanë kushtuar 30 mijë lekë vetëm gjilpërat për koronarografinë.
“Për të bërë koranografinë duhej të merrje më parë një gjilpërë. Fillimisht këtë e bëja në spital , por pas 2-3 ditësh më thanë se nuk ka më , duhet t’i blesh vetë. Kam dalë në 23:00 të mbrëmjes në një farmaci për të blerë një gjilpërë të tillë”- tregon 49 vjeçari Dafku.
Ai shprehet se këto gjilpëra e kanë djegur shumë jo nga dhimbja ,por nga kostoja.
“Këto gjilpëra më kanë djegur shumë. Nuk them nga dhimbja e të bërit një gjilpërë. Po nga kostoja. Kam bërë dy të tilla çdo ditë, 3 mijë lekë vetëm për to. Po ashtu edhe të tjerat , të gjitha me para në dorë i kam marrë”-pohon ai për gazetën “Shekulli’.
Edhe pse drejtoria spitalore pretendon të kundërtën, ilaçet vijojnë të mbeten problem në qendrën më të madhe spitalore në vend në QSUT.
Gazetarja Albina Hoxha e historiaime.al tregon se nisur nga kjo situate dhe sidomos epr faktin se Shqiperia eshte ne nje vit elektoral, ekziston nje urdher ne spital qe ndalon te gjithe personelin qe te flase me gazetaret.
Gazetarja raporton se “nëse pyet një shef shërbimi se a ka mungesë ilaçësh në pavionin tuaj, nuk merr asnjë përgjigje as po e as jo. Por nëse e ke kontaktuar më parë mjekun dhe keni bashkëpunuar të thotë: “E kemi të ndaluar të flasim, nuk shkresë zyrtare por na është thënë gojarisht. Nuk dua të humbas vendin e punës”.
Gjatë kësaj fushate shëndetësia është vënë në fokus të programeve politike. Është folur shumë për të dhe janë thënë shumë të vërteta të cilat thuhen vetëm në fushata elektorale dhe më pas çdo gjë ngelet në heshtje.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.