Zyra e Shtypit e PNUD-it në Shqipëri njofton se në ditën ndërkombëtare të Gruas do të prezantohet një numër falas për të raportuar dhunën ndaj gruas
Zyra e Shtypit e PNUD-it në Shqipëri njofton se në ditën ndërkombëtare të Gruas do të prezantohet një numër falas për të raportuar dhunën ndaj gruas
UNICEF ka publikuar disa të dhëna shqetësuese në lidhje me burgimin nga Izraeli të qindra dhe mijëra adoleshentëve dhe fëmijëve palestinezë, shumica të seksit mashkull
Gazeta Dita shkruan sot se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur një seri kontrollesh në rrethe për të identifikuar kushtet e higjenës në furrat për prodhimin e bukës dhe produkteve të tjera me bazë brumi
Aktualisht Mihal Delijorgji ndodhet në shtëpi, ndërkohë që ka nisur procedurat për rifitimin e lirisë. Vetëm pak ditë pas dorëzimit në polici për të vuajtur dënimin e mbetur prej 3 muaj e 24 ditëve, Delijorgjit i jepet leje për sjellje të mire, ndërkohë që Feruzan Durda ngre pikëpyetje për kohën dhe vendin që Delijorgji ka dëshmuar sjellje shembullore aq sa edhe të shpërblehet me liri.
Vajza e aktorit Roland Trebicka ka bërë të ditur se babai i saj vdiq duke menduar për familjen, madje u ka lënë amanet që të mos qajnë e të mos dëshpërohen nga humbja e tij, raporton Shekulli Online.
Stefan Fyle, ne nje prononcim per Top Channel:
Në Shkup mbrëmë janë regjistruar disa incidente të dhunshme ndaj qytetarëve, ndërsa kanë ndodhur edhe sulme me gurë të dy autobusëve urbanë, raporton agjencia e lajmeve ne Maqedoni INA
Aktori Roland Trebicka është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare.
Ai vuante prej disa vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe nuk ka mundur dot që t’i mbijetojë asaj.
Trebicka konsiderohet si një prej aktorëve më të mirë të teatrit shqiptar, me rolet e tij të shumta, teksa është bërë i pavdekshëm me rolin e Jovan Bregut tek komedia “Pallati 176”.
Karriera
Roland Trebicka lindi në Korçë, në vitin 1947.
Karriera e tij si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961-shin.
Ndoshta që këtu e ardhmja e tij ishte vendosur. Humori spontan, i cili i buron dhe në momentet më të vështira u shqua qysh në në kohën e shërbimit ushtarak, ku shërbeu si aktor në Estradën profesioniste të SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore), e njohur si “Estrada e Ushtarit”.
Vitet në këtë trupë profesioniste ishin për Trebickën stazhi i nevojshëm që i hapi më pas rrugën drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombëtar. U bë anëtar i trupës së Teatrit Kombëtar më 1971-shin dhe punoi aty deri në vitin 1999.
Pas një përvoje trevjeçare me kompaninë “Publimedia”, u kthye në Teatrin Kombëtar. Shumë e identifikojnë me rolin e Jovan Bregut në komedinë “Pallati 176”, por rolet e Trebickës në teatër janë të shumta.
Në 40 vite karrierë ka realizuar një mori rolesh si atë të Xhenarinos te “Magjia e madhe”, Zganarelit te “Don Zhuani”, Hlestakovit te “Inspektori” (“Revizori”), për të ardhur më afër në kohë me pjesë si “Si e mposhta Musolinin”, “Pleshti në vesh”, “Magjia e verës së kuqe”, “Berberi i Seviljes”, “Dadot”, etj. Në vitin 2002, për rolin e Rojës te “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kandidat për çmimin “Aktori më i mirë mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental në Kajro. Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden “Ëndërr për një karrige” dhe “Koncert në vitin 1936”.
Është nderuar me titullin “Artist i merituar” .
Aktori Roland Trebicka është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare.
Ai vuante prej disa vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe nuk ka mundur dot që t’i mbijetojë asaj.
Ne Shqiperi ka nje paradoks: Grate jane me te arsimuara se burrat, ama papunesia eshte me e madhe te grate. Vec kesaj grate bejne me shume pune te papaguar se burrat sidomos ne rritjen e femijeve dhe ne pune te brendshme te familjes.
Respublica.al
Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike, strukturë e Ministrisë së Financave, ka njoftuar se janë nxjerrë në shitje… gjashtë qen të policisë
Ata i shikojne gjerat me optimizem. Madje shkojne edhe me tej: organizojne aksione publike ku japin mesazhe dashurie, apo mirenjohjeje ne nje tentative per ti inkurajuar njerezit te mendojne pozitivisht.
Aksioni i tyre i fundit i quajtur “Shpernda dashuri” ka terhequr vemendjen e ambasadorit Aleksander Arvizu.
Mediat spanjolle janë tmerruar me spitalet shqiptare. Në një reportazh të publikuar nga “20 minutos” thuhet se spitalet në Shqipëri janë si në Luftën e Dytë Botërore.
Zëvendëspresidenti i Venezueles Nikolas Maduro njoftoi vdekjen e Hugo Cavez, i cili vuante nga kanceri dhe se fundmi nga komplikacione te mushkerive.
Maduro ishte rrethuar nga liderët politikë dhe ushtarakë kur dha njoftimin.
Besa Luci, Kryeredaktore e Kosova 2.0 ne nje interviste per revisten EuroSpeak te botuar nga Levizia Europiane ne Shqiperi.
EuroSpeak: Znjsh. Luci, në punën tuaj keni prekur çështje që gazetarë të tjerë nuk do të zgjidhnin t’i mbulonin. A mund të thuhet se në sferën publike ende ekzistojnë tema tabu? Nëse po, cilat janë disa prej tyre dhe për shkak të kujt mbeten të tilla: censurës së politikës, vetë shoqërisë?
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.