Perfaqesues te Partise Socialiste ne Komisionin per ceshtjet sociale dhe Shendetesine kane ngritur sot per here te pare problemin e diskriminimit ne fushen e shendetesise te komunitetit LGBT.
Sot në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë u prezantua raporti për ccështjet e diskriminimit nga komisionerja Irma Baraku. Por ndonëse raporti është kundërshtuar nga deputetët e Partisë Socialiste, ai i është dërguar kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli
Deputetët socialistë kanë kërkuar që në mbledhjen e ardhshme për të diskutuar për çështjen e diskriminimit të jenë të ftuar dhe grupet e interesit si dhe komisioneri për diskriminimin.
Pikërisht kjo ka qenë kërkesa e deputetes Klodiana Spahiu lidhur me çështjen e diskriminimit, sipas saj nuk mund të flitet për këtë çështje pa qenë prezent grupet e interesit. Për herë të parë ndodhi edhe që një deputete të ngrinte në mbledhjen e komisionit parlamentar ccështjen e teksteve diskriminuese në lëndën e mjekësisë ligjore, tekst që ende e quan homoseksualizmin si perversion seksual.
Gjithashtu, deputetja socialiste e cila është anëtare e grupit të punës për hartimin e programit të PS, ka shpërndarë për deputetët një raport të përgatitur nga Aleanca LGBT dhe Pro LGBT për vështirësitë e komunitetit për të patur akses në shëndetësi, pa u diskriminuar.
Ndërsa dhuna ndaj gruas ka patur një bilanc tragjik gjatë vitit 2012, diccka që reflektohej edhe te raporti i Komisioneres për Mbrojtje nga Diskriminimi.
Mbledhja e komisionit ka zgjatur pak dhe nuk ka pasur shumë debate. Nga ana e tij Tritan Shehu ka nënvizuar disa arritje në këtë aspekt, por ai ka pranuar se ka akoma shumë për të bërë përsa i përket diskriminimit.
Diskriminimi pritet të diskutohet javën që vjen në praninë e grupeve të interesit dhe komisioneres për diskriminim. Dy oraganizatat e sipërpërmendura kanë kërkuar të jenë të pranishme gjithashtu.
Sot në Komisionin e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë u prezantua raporti për ccështjet e diskriminimit nga komisionerja Irma Baraku. Por ndonëse raporti është kundërshtuar nga deputetët e Partisë Socialiste, ai i është dërguar kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli
Pak orë përpara premierës botërore të filmit “3096 ditë” që flet për jetën e austriakes Natasha Kampusch, që u grabit në fëmijëri nga Volfgang Priklopil dhe u mbajt në një bodrum për tetë vite, vjen një deklaratë bombë nga babai i saj.
Ludvig Koch deklaron se gjithë historia e bodrumit është një mashtrim. Këto deklarata ai i ka bërë për gazetarin britanik Allan Hall, që ka shkruar librin “Kërkimi i babait të Natasha Kampush”.
“E vërteta qëndron mes Natashës dhe meje. Ajo e ka bllokuar marrëdhënien tonë. Unë flas sepse e dua atë dhe dua që ta kthej tek unë”.
Natasha Kampush nuk ka marrëdhënie të mirë me prindërit. Për babain ajo thotë se është i papjekur. Ajo shton se prindërit e saj nuk ishin gati për lindjen e saj.
Në libër ka detaje për marrëdhënien e Natashës me rrëmbyesin e saj, që fillimisht e quante kriminel, por më pas rrëzohej duke qarë mbi arkivolin e tij.
Historia komplikohet shumë, sidomos as vdekjes së detektivit që po hetonte për këtë ngjarje, dhe që dinte shumë gjëra të fshehta.
Ka pasur shpesh spekulime se ajo jetonte me dëshirën e saj tek Priklopil, madje thuhej se dilnin lirshëm dhe se ajo kishte mundësi të arratisej, por nuk e kishte bërë këtë gjë.
Fakt është që Kampush ka fituar miliona euro nga librat, intervistat dhe filmi.
Media raporton nje ngjarje te rende. Sipas gazetes TemA policia e Lezhës ka arritur të shpëtojë një vajzë që mbahej peng prej 22 ditësh në Mirditë
Vajza 21- vjeçare ishte raportuar si e humbur 22 ditë më parë.
KQZ nuk do ndertoje pedanat per personat me aftesi te kufizuara, thote se: “kjo eshte luks”
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve diskutoi buxhetin për zgjedhjet e 23 Qershorit 2013. Mbi zërin “shpenzime për mallra konsumi” ishin përfshirë edhe shpenzimet për prodhimin e pedanave për personat me aftësi të kufizuara, të cilat duhet të vendosen në hyrjet e objekteve ku do janë qendrat e votimit.
Por gjate diskutimit u kundërshtua miratimi i asaj pjese të buxhetit, që lidhej me prodhimin e pedanave për personat me aftësi të kufizuara duke u cilësuar si “ luks i tepërt” prodhimi i tyre që, sipas komentit që u artikulua gjatë mbledhjes “përdoren vetëm një herë”!
Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme i tërhoqi menjëherë vëmendjen KQZ për këtë vendim skandaloz. Ky koalicion ëprmes një njoftimi për shtyp i kujtoi këtij institucioni se e ka për detyrë që të vendosë pedanat. E detyron jo vetëm strategjia kombëtare ëpr personat me aftësi të kufizuar, por edhe Kodi Zgjedhor, në nenin 108 që përcakton detyrimin ligjor që qendrat e votimit duhet të përshtaten edhe duke vendosur pajisje ndihmëse/pedana në hyrje të tyre.
Po kështu, Ligji Kundër Diskriminimit e parashikon këtë akt të KQZ si një veprim të pastër diskriminues. Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Irma Baraku do duhet të reagojë, por sic dihet, sa herë flitet për t’u marrë me zyrtarë të lartë të shtetit, ajo bën sikur nuk shikon, ose sikur nuk dëgjon…
“Eshtë e domosdoshme që të dihet nga të gjithë, edhe nga ju të nderuar anëtarë të KQZ, se duke qenë se qendrat e votimit janë të vendosura në shumicën e tyre në objekte publike si shkolla, qendra shëndetësore, zyra, etj. vendosja e rampave në hyrje të tyre e përqas objektin me standartet e detyrueshme ndërkombëtare dhe kombëtare jo vetëm për procesin e votimit, por edhe për aktivitetin e përditshëm të tyre në shërbim të nxënësve e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e këtij grupimi.
Duke i vendosur këto pedana në objekte publike ato mbeten në përdorim afatgjatë, përtej periudhës zgjedhore, për të gjithë përdoruesit e shumtë të këtyre objekteve.
Kështuqë fondet e parashikuara nuk përbëjnë para të hedhura dëm, por do të krijojnë “ luksin” për personat me aftësi të kufizuara që të gëzojnë të drejtën për votim të barabartë, të drejtpërdrejtë e të fshehtë.
KQZ nuk do ndertoje pedanat per personat me aftesi te kufizuara, thote se: “kjo eshte luks”
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve diskutoi buxhetin për zgjedhjet e 23 Qershorit 2013. Mbi zërin “shpenzime për mallra konsumi” ishin përfshirë edhe shpenzimet për prodhimin e pedanave për personat me aftësi të kufizuara, të cilat duhet të vendosen në hyrjet e objekteve ku do janë qendrat e votimit.
Kryeministri Sali Berisha shkoi sot te promovonte nje portal online punesimi qe nuk ekziston… Por pasi promovimi kishte perfunduar (kryeministri gjate gjithe kohes kishte promovuar epunesimi.gov.al) nje faqe me domainin shteteror gov.al u shfaq me ne fund! Eshte kerkojpune.gov.al!
Ky eshte nje investim suedez qe kerkon te ndihmoje sidomos te rinjte ne tregun e punes.
Z. Totozani ka reaguar sot ne lidhje me vrasjen e kryekomisarit z. Dritan Lamaj, permes nje deklarate per shtyp:
La Repubblica raporton se per momentin e majta dhe e djathta ne Senat jane shume afer me njera tjetren, ndersa rreth 25 perqind te votave duket se i ka marre Beppe Grillo
Nje perqindje kjo per levizjen e Grillos shume me befasuese edhe se raportimet e para pak oreve.
Shoqëria civile shqiptare reagoi sot përmes një deklarate për median në lidhje me atë që e quajti “shkelje sistematike e të drejtave të familjarëve të viktimave të gërdecit dhe atyre të 21 janarit për të pasur një proçes të rregullt ligjor”
Reagimi vjen për dy ngjarjet e konsideruara si më të rëndat e këtyre 2 dekadave të fundit, ku autoritetet shtetërore kanë dështuar në kryerjen e funksioneve të tyre në mbrojtje të së drejtës së jetës, dhe investigimit të kësaj humbjeje, si e drejta më thelbësore e parashikuar në çdo sistem demokratik.
Është fakt se në shpërthimin e 15 marsit 2008 dhe në demostratën e 21 janarit 2011 kanë humbur jetën 30 viktima dhe janë plagosur qindra të tjerë. Pasojë e drejtpërdrejtë e këtyre ngjarjeve ishin dhe humbjet e jetëve të tre personave të tjerë më vonë, familjarë të viktimave të këtyre ngjarjeve tragjike, të cilët dukshëm nuk e përballuan dot hapin e ngadalshëm e të pasigurt të drejtësisë.
Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile theksojnë se, “Autoritetet shtetërore kanë dështuar në marrjen e masave për mbrojtjen e jetës; Procesi hetimor për zbardhjen e ngjarjeve ka lënë shumë për të dëshiruar; Në të dyja rastet padia civile brenda procesit penal e ngritur nga familjarët e viktimave, nuk është pranuar nga gjykata, duke i lënë pa asnjë shteg ligjor për t’u ankimuar. Kjo u ka mohuar atyre të drejtën që të jenë pjesë aktive e procesit, për të pyetur dëshmitarët dhe ekspertët, për të kërkuar prova, etj; Gjykimi në të dy rastet nuk ishte në standardet e kërkuara nga ligji”.
Bëhet e ditur gjithashtu se “familjarët e viktimave kanë hasur pengesa të pakapërcyeshme dhe në kërkimin e dëmshpërblimit për humbjen e jetës të afërmve të tyre”.
Padrejtësia e hasur në çdo hap nga familjarët e viktimave është padrejtësi në kurriz të çdo qytetari shqiptar, thuhet në deklaratën e shoqërisë civile.
Shoqëria civile shpreh më tej “solidaritetin me familjarët e viktimave të dy tragjedive, shpreh revoltimin qytetar ndaj maratonës së padrejtësive, dhe u kërkojnë njëzëri institucioneve përkatëse të tregohen në lartësinë e situatës dhe të realizojnë detyrat me të cilat i ngarkon Kushtetuta dhe ligjet e këtij vendi dhe një sërë aktesh normative ndërkombëtare”.
Shoqëria civile shqiptare e ndjen si detyrim të sajin të kërkojë vendosjen në vend të drejtësisë. Tragjeditë e Gërdecit dhe 21 janarit janë testi më i rëndësishëm i funksionimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Nëse këto procese dështojnë, besimi tek drejtësia dhe demokracia do të jetë i pamundur për t’u rikuperuar, përfundon deklarata.
LEXOJENI TE PLOTE SI DHE EMRAT E ORGANIZATAVE DHE PERFAQESUESVE TE SHOQERISE CIVILE
http://respublicalb.wordpress.com/2013/02/23/reagim-i-shoqerise-civile-per-drejtesine-e-munguar/
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.