Shoqëria civile shqiptare reagoi sot përmes një deklarate për median në lidhje me atë që e quajti “shkelje sistematike e të drejtave të familjarëve të viktimave të gërdecit dhe atyre të 21 janarit për të pasur një proçes të rregullt ligjor”
Shoqëria civile shqiptare reagoi sot përmes një deklarate për median në lidhje me atë që e quajti “shkelje sistematike e të drejtave të familjarëve të viktimave të gërdecit dhe atyre të 21 janarit për të pasur një proçes të rregullt ligjor”
Kleriku më i lartë katolik në Britaninë e Madhe, kardinali Keit O’Brajen jep dorëheqjen nga posti i kryepeshkopit të Shën Endrjus dhe Edinburgut të Skocisë, pas akuzave për “sjellje të pahijshme me priftërinj, në vitet ’80”
Sondazhet e para për zgjedhjet e mbajtur në Itali kanë treguar se blloku i majtë i udhëhequr nga Pier Luixhi Bersani, ka fituar me më shumë se 35%-38% të votave
“Life of Pi”, “Argo” dhe “Les Miserables” mund të konsiderohen fituesit e vërtetë në edicionin e 85-të të ndarjes së cmimeve Oscar
Nga Erjon Tela
Fjalet e Kryeministrit duke komentuar programin e PS: “Ketij i thone EKUILIBER! Vraponi o burra te kalojme YLBERIN!”
Kjo eshte fotoja qe tregon per te fundit here Papen Benedikti XVI te shfaqet ne dritaren e apartamentit te tij ne pallatin Apostolik. Nga data 28 shkurt ai do te jetoje ne nje keshtjelle-manastir te cilen po e rikonstrukton qe nje hapesire brenda saj ta pershtasin me kushte optimale per jetesen e Ratzinger. Ai tha sot se: “Zoti me fton t’i dedikohem akoma me shume lutjes dhe meditimit, Por kjo nuk do te thote se do te braktis Kishen”.
Ashtu sic edhe pritej, Partia Socialiste dështoi edhe këtë herë të artikulohej gjatë prezantimit të programit, në lidhje me komunitetin LGBT në Shqipëri
Kjo e bën Partinë Socialiste ndoshta ndër të rrallat parti të majta në Europë që nuk ka një qëndrim të qartë për, fjala vjen, politikat e mosdiskriminimit të LGBT, luftën ndaj homofobisë, për legalizimin ose jo të martesave gej si dhe per të drejtën e komunitetit LGBT për të adoptuar fëmijë.
SHKARKONI DUKE KLIKUAR KETU PROGRAMIN E PS
KRAHASIMI – Në Greqi SYRIZA, partia më e madhe opozitare e së majtës ka qenë jo vetëm publikisht pro të drejtave të sipërpërmendura, por në disa raste ajo ka mbështetur edhe organizime publike, sidomos të komunitetit transgjinor në Greqi.
Ne qershor te vitit 2012 kreu i te majtes radikale Tsipras tha se do te mbeshteste komunitetin LGBT si dhe emigrantet ne vendin e vet qe po perjeton ashpersim te klimes homofobe dhe raciste permes partise “Agimi i arte”.
Nga ana tjeter, Hollande në Francë, pavarësisht protestave masive të grupeve fetare, ka qenë i vendosur që në fillim për të cuar deri në fund nismën që u lejon cifteve gej të martohen e të adoptojnë fëmijë.
Ai së fundmi është shprehur i vendosur të rregullojë të gjithë legjislacionin për të adresuar njëherë e përgjithmonë edhe problemet specifike të komunitetit transgjinor në Francë.
Ka folur dhe cështjet e lidhura me sigurimin shëndetësor të tyre dhe aksesin falas në sistemin shëndetësor.
Vetëm një javë më parë, edhe lideri i fundit i së majtës europiane, Pier Luigi Bersani theu akullin dhe doli qartazi me një qëndrim pro një ligji që njeh unionet civile mes cifteve gej. Ai tha madje se ky ligj do të mund të kalonte brenda vitit të parë të mandatit qeverisës.
Për të mos folur pastaj për cfarë po bën administrate e Obamës në SHBA por edhe për rastet e konservatorëve dhe të djathtës europiane, që gjithashtu po revolucionarizojnë qëndrimet e tyre tradicionale në lidhje me martesat gej dhe me ccështje të tjera të këtij komuniteti (rasti i Cameron në Britani, por po të doni edhe rasti i Berishës në Shqipëri).
Vlen të përmendet, megjithatë, se në programin e përmbledhur në rreth 100 faqe të PS, pikërisht në faqen 54, brenda kollonës për “Ripërtëritjen e shoqërisë” flitet në mënyrë jo shumë konkrete dhe të qartë ndoshta dhe për LGBT.
Premton PS:
“Ne mbështesim të gjitha format e jetës familjare: familjen e lidhur me martesë, bashkëjetesën, familjet me një prind, dhe të gjitha format e tjera të partneritetit”.
Por kjo është shumë e gjerë, e paqartë se si do të realizohet konkretisht kjo mbështetje, ndoshta evasive dhe mbi të gjitha e pamjaftueshme për një të majtë progresiste në vitin 2013 në Europë!
SHIKONI KETU VIDEON E PROGRAMIT TE PS
Ashtu sic edhe pritej, Partia Socialiste dështoi edhe këtë herë të artikulohej gjatë prezantimit të programit, në lidhje me komunitetin LGBT në Shqipëri
DEBATI I SE DIELES
Marrëdhënia e lëvizjes LGBT me Pier Luigi Bersanin, kandidatin për Kryeministër të së majtës italiane që pretendon të fitojë shumicën në zgjedhjet e sotme, ka qenë e komplikuar, me dritë hije e ulje-ngritje të shpeshta
Ndonëse është në të njëjtin koalicion me Niki Vendolën, politikanin që e ka nisur karrierën si aktivist gej, Bersani asnjëherë nuk ka qenë 100 përqind i qartë në lidhje me qëndrimin e tij qoftë për bashkëjetesën e komunitetit LGBT, qoftë për ligjin për martesat dhe të drejtën e adoptimit. Disa muaj më parë në konferencën e Arcigay ai megjithatë, u shpreh pro nisjes së një dialogu me lëvizjen LGBT dhe tha se fëmijët që rriten nga prindër gej nuk duhet të diskriminohen.
Por më në fund, përpara një jave, në kulmin e fushatës elektorale ai arriti të shprehej qartë në planet e tij. U shpreh për miratimin e një ligji specifik kundër homofobisë dhe brenda një viti hartimin e një ligji për unionet civile gej në formatin që ekziston prej shumë vitesh në Gjermani.
Ky do të ishte një hap cilësor përpara në Itali, vendi që së bashku me Greqinë mund të jenë dy vendet më të prapambetura në Europë përsa i përket legjislacionit që mbron të drejtat e komunitetit LGBT.
I paqartë ka qenë deri para pak kohësh edhe qëndrimi i Beppe Grillos. Por pas shumë presionesh nga ana e anëtarësisë LGBT të lëvizjes së tij, ai mundi të deklaronte gjatë një interviste për një radio rinore se LGBT nuk mund të konsiderohen si qytetarë të dorës së dytë./K. Pinderi/
DEBATI I SE DIELES
Marrëdhënia e lëvizjes LGBT me Pier Luigi Bersanin, kandidatin për Kryeministër të së majtës italiane që pretendon të fitojë shumicën në zgjedhjet e sotme, ka qenë e komplikuar, me dritë hije e ulje-ngritje të shpeshta
Italia organizon zgjedhjet ditën e sotme dhe shumë njerëz shpresojnë që Silvio Berluskoni të mos fitojë. Mes tyre janë edhe aktivistet e lëvizjes “Femen”, të cilat kanë protestuar nudo kundër Berluskonit në Napoli.
Deri tani ligji e parashikonte rimbursimin e të papunëve, por për shkak të dokumenteve dhe burokracisë, pjesa dërrmuese e atyre që duhet të përfitonin nuk bëheshin pjesë e listës, për shkak të mungesës së dokumentacionit
Mes nacionalizmit dhe taktikave konservatore, Erdogan nuk harron asnjëherë të diskriminojë sidomos gruan në shoqërinë turke, popullsinë kurde, e sidomos komunitetin LGBT, por sot ka thene mos diskriminohet Hasan Shukur pse ka thene se eshte shqiptar
Kryeministri i Turqisë Ergodan është një politikan shumë populist që ka një mbështetje të padiskutueshme në një vend që beson se po zhvillohet cdo ditë (ndonëse jo pak qytetarë atje thonë se ekonomia zhvillohet por xhepat e tyre po njësoj janë).
Ne nje takim me nxenesit e shkollave, kryeministri Sali Berisha u ka thene femijeve sot te qendrojne sa me shume ne facebook dhe ne internet
Nga Elton Xhanari ne rubriken Europa ne gazeten DITA – “Dorëzohuni, jeni të rrethuar! Dorëzohuni dhe ju premtoj se nuk do ju keqtrajtojmë, do ju përkëdhelim kokën si përkëdhelen të sëmurët mendorë”. Këto janë fjalët e Beppe Grillo-s drejtuar politikanëve italianë.
Janë fjalët e një ish-humoristi që këtë të dielë, në zgjedhjet parlamentare, rrezikon të ketë në duar fatet e kombit.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.