Kardinali Roger Mahony, është Arqipeshkëv i Los Anxhelosit por ai akuzohet për përpjekje për të mbuluar 122 raste pedofilie që kanë ndodhur nga priftërinj nën autoritetin e tij. Drejtësia amerikane ka një raport prej 12 mijë faqesh për këtë çështje. Në datën 23 shkurt parashikohet që ai të përgjigjet në gjykatë për akuzat por ai ka deklaruar se do të udhëtojë drejt Romës për të marrë pjesë në Enklavën e kardinalëve që do zgjedhin Papën e ri. Besimtarët i kërkojnë që meqë Papa Benedikti XVI do japë dorëheqjen në datën 28 shkurt, ai më mirë të rrijë në SHBA e të përgjigjet se të shkojë në Romë disa ditë në avancë./giornalettismo.com/
Televizioni informativ A1 Report ka transmetuar pamjet filmike të akt-ekspertizës së kryer nga eksperti Ndoc Çardaku në rrobat e Ziver Veizit, i cili u vra nga gardisti Llupo në protestën e 21 Janarit. Në video shikohet momenti i akt-ekspertimi për të cilin prokurorët akuzojnë ekspertin Ndoc Çardaku. Prokuroria e akuzon Çardakun se ka vendosur vetë dy copëzat e ashklave të drunjta në këmishën e Ziverit, duke i nxjerrë më pas si prova materiale.
Ajo është vrasja që ka ngacmuar më shumë mediat botërore kohët e fundit.
Një kampion para- dhe olimpik, hyn në histori pasi bëhet i pari atlet me dy këmbët e amputuara që garon në Lojërat Olimpike të Londrës.
Afrikano-jugori Oscar Pistorius është i famshëm dhe ka para.
Por ditën e Shën Valentinit, ai njofton policinë: Kam qëlluar të dashurën time.
Menjëherë mediat lajmëruan se Pistorius e kishte qëlluar të dashurën e tij duke menduar se ishte një hajdute.
Kaltrina Rexhepi, Jeta ne Kosove
Lëvizja islamike “Bashkohu”, e cila u bë e njohur në muajt e kaluar me protestat për ndërtimin e një xhamie në Prishtinë, mbajtjen e shamive në shkolla e kundërshtimet kundër komunitetit LGBT (Lezbike, Gej, Biseksual dhe Transgjinor), po bën përgatitje për tu transformuar në parti politike.
Ajo ka ambicie për të zënë vend në parlament, por ka ideuar edhe plane koalicioni qeverisës me partitë që i përshtaten në politikë.
Ishte një sekret që nuk mund apo nuk donte të heshtte më, por për tu liruar përfundimisht hoqi dorë nga karriera e tij si futbollist. Pa dyshim që nuk ishte një kampion, Robie Rogers, por ishte vetëm 25 vjeç sulmuesi amerikan që luante për Anglinë, dhe kishte përpara akoma shumë sezone, por zgjodhi që të deklarojë publikisht homoseksualitetin e tij pavarësisht pasojave. Pikërisht për këtë akt“kurajoz” ka patur mbështetje dhe miratim nga shoqata të mëdha amerikane për të drejtat e homoseksualëve.
Një grua në Brazil ka akuzuar spitalin se i ka vjedhur bebin nga mitra, pasi ajo u zgjua pas operacionit cezarian dhe mjekët i thanë se shtatzënia e saj kishte qenë psikologjike.
Layane Santos, 19 vjeç, tha se ishte në javën e 38-të të shtatzënisë, kur u dërgua në spital në San Paolo me dhimbje dhe humbje gjaku.
Ajo thotë se ka marrë trajtim para lindjes dhe infermieret kanë regjistruar edhe rritjen e bebes, madje kanë matur edhe rrahjet e zemrës së fetusit.
Çfarë është psikodrama?
Psikodrama është një modalitet (përqasje) psikoterapie grupi, teoria, filozofia dhe metodologjia e së cilës janë themeluar nga Jacob Levi Moreno. Psikodrama është pjesë e shkollave humaniste të psikoterapisë, e cila e trajton qenien njerëzore si një e tërë, me besim të plotë në potencialet e veta. Ajo është një metodë aktive e bazuar tek aftësia për të luajtur, tek spontaniteti dhe kreativiteti si potenciale njerëzore universale. Me ndihmën e veprimit dramatik të drejtuar, psikodrama ekzaminon (heton, vlerëson, analizon) të gjitha problemet ose çështjet që ngre individi. Ky grup i parë i profesionistëve të rinj nën mbikëqyrjen e Institutit të Beogradit e ofrojnë këtë metodë psikoterapeutike për herë të parë në Shqipëri.
Albinë Hoxhaj
Albinë Hoxhaj
Sa herë që shikoj përreth meje padrejtësi, ndihem e pafuqishme. Nuk mund të bëj asgjë për të ndryshuar një realitet të hidhur. Megjithatë profesioni më ka dhënë të drejtën e fjalës dhe unë nuk kam frikë të flas. Nuk stepem para asgjëje.
Po vrisja mendje se për sa e sa problematika kam shkruar gjatë një viti pune si gazetare në sektorë të ndryshëm, por e fokusuar tek shëndetësia, ishin shumë. A kishte ndryshuar gjë? Në raste të rralla, por kam marrë reagime pothuajse për çdo shkrim.
Marco Mengoni, këngëtari 24 vjecar fitoi sot cmimin e parë në edicionin e 63-të te festivalit të Sanremos. Ai do te perfaqesoje Italine edhe ne festivalin Europian (ndonese kjo nuk lidhet detyrimisht me cmimin e pare ne Sanremo).
Kënga, një baladë klasike italiane e përshtatshme për një festival si Sanremo pati pëlqimin e publikut që në interpretimin e parë.
Mengoni është bërë i njohur sidomos pas fitores së edicionit të tretë të X-Factor të Italisë.
Nga Bardh Shkreli
Në një hulumtim mbi qëndrimet e shoqërisë kosovare ndaj homoseksualitetit, të kryer nga qendra “Gani Bobi”, në pyetjen “si do të ndjeheshit nëse do ta kuptonit që një koleg i punës është homoseksual?”, 74 për qind e të anketuarve janë shprehur si tejet homofob, ose homofob. Vetëm 13.3 janë shprehur si johomofob, ose tejet johomofob. Por, pas incidenteve që pasuan lansimin e revistës “Kosovo 2.0”, A. M. nga shoqata për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT “Libertas” tha se vetëm sa është shtuar numri i anëtarëve vullnetarë të kësaj shoqate.
Një letër nga sekretari i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të Kishës dhe Shtetit (ITCCS) pohon se Papa Benedikti XVI është duke i kërkuar qeverisë italiane të japë atij mbrojtje dhe imunitet nga ndjekja penale ligjore, ben te ditur Respublica.al.
Facebook pati një ide shumë origjinale për të festuar ditën e Shën Valentinit.
Facebook pati një ide shumë origjinale për të festuar ditën e Shën Valentinit.
Gazeta gjermane BIld ka publikuar foton e pesë këlyshëve të shpëtuar nga policia gjermane pasi ju morën padronëve të tyre që po i përdornin për një trafik të jashtëligjshëm në qytetin e Hamburgut.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.