Ne kliniken e dermatologjise ne QSUT, Tirane. Foto nga A. Hoxha
Ne kliniken e dermatologjise ne QSUT, Tirane. Foto nga A. Hoxha
Ndodhemi gjë në spital?! Nga Albina Hoxha
Gjatë një dite në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” shikon ambiente të vjetra dhe të çrregullta. Bie në sy gjërat e hedhura sa andej këndej, telat e dritave të paizoluar, pacientë pa fund brenda dhe jashtë dyerve të spitalit. Pranë dermatologjisë në korridor pacientët qëndrojnë në radhë, ndërsa pak më tej gjenden divanë të prishura e të mbledhura grumbull me materiale të tjera, të cilat i ka mbuluar pluhuri ndërsa sanitarja mjaftohet tek sa pan aty përpara derës pak dhe largohet, duket sikur nuk e shikon pjesën tjetër.
Në tremujorin shtator-tetor-nëntor është folur për LGBT në 0.2% të 52325 artikujve të botuar në 15 gazeta të ndryshme. Gazetat që Historia Ime ka vëzhguar janë Gazeta Shqiptare, Koha Jonë, Mapo, Metropol, Panorama, Republika, Rilindja Demokratike, Shekulli, Shqip, Shqiptarj.com, Sot, Standard, Telegrad, Tema dhe Tirana Observer.
Eksperienca e dados e cila ka 12 vite që kujdeset për fëmijët. Marrëdhënia me fëmijët dhe prindërit e tyre. Portreti i Feruze Allkushit, dado
Albine Hoxhaj
Nëne Feron nuk e pengojnë reshjet e shiut që të dalë nga shtëpia dhe të tregojë më shumë për veten e saj dhe marrëdhënien më fëmijët. Është një zonjë grua, me flokë të shkurtra, e mbushur dhe shumë e dashur. Që në fëmijëri i ka dashur fëmijët më të vegjël dhe është kujdesur për ta dhe kjo e ka ndihmuar që të jetë një dado e suksesshme.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama prezantoi sot zyrtarisht gazetarin dhe Drejtorin e Lajmeve në Vizion Plus, Alfred Peza, si anëtar i kësaj partie dhe si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme, sipas portalit online të gazetës Shqip. “Në shkurtin e 1995 kisha ëndërr të bëhesha gazetar i mirë dhe që Shqipëria të bëhej një vend i lirë. Por realiteti nuk duhet vetëm të shpjegohet, duhet edhe të ndryshohet. Shqipëria ndodhet në udhëkryq. Më 23 qershor Shqiptarët janë thirr
Kirurgjia Vaskulare, pavioni “pushtohet” nga familjarët, të cilët kërcënojnë mjekët dhe infermierët, prishin qetësinë dhe vështirësojnë kushtet për të punuar
Albinë Hoxhaj
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka pavione që nga ajo që shikon e ke të vështirë të besosh se je në një spital. Në korridor ka shumë njerëz. Dikush ka shtruar batanijet dhe është në gjumë.
Katër stër-stërnipat e ministrit nazist të Propagandës, Jozef Gëbels, kanë një pasuri që përllogaritet në 1.2 miliard dollarë secili.
Kështu thuhet në një investigim të Bloomberg.
Kjo pasuri është falë trashëgimisë nga gjyshi i tyre biologjik, Gynter Kuandt.
Thjeshtri i Gëbels, Harald Kuandt, së bashku me vëllain e tij e rindërtoi perandorinë industriale të luftës.
Ata kanë trashëguar një konglomerat industrial, që prodhonte armë dhe raketa për ushtrinë naziste.
Një nga pjesët më fitimprurëse në këtë konglomerat u kthye në aksione në kompaninë BMW.
Thuajse gjysma e kësaj kompanie tani është në duart e pasardhësve të Gëbelsit.
Gëbels ka luajtur një rol kyç në implementimin e axhendës së Hitlerit.
Ai ka autorizuar dhunën ndaj hebrenjve, dhe ka drejtuar një makineri të tërë propagande.
Ai vrau veten, gruan dhe gjashtë fëmijët biologjikë një ditë pasi Hitleri kreu vetëvrasje./TemA/
Fatos Lubonja ka analizuar atë që po ndodh me shoqërinë shqiptare, duke marrë kësaj here një “shembull” nga kronika e zezë. Fjala është për një vendim të Gjykatës së Tiranës që vendosi sekuestrimin preventiv për pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të një personi me mbiemrin Deliu. “Ishte i paimagjinueshëm numri i pronave të sekuestruara. Qenë 34 troje ndërtimi, troje për vila e pallate me një sipërfaqe gjithsej 47 000 metra katrorë, të gjitha të hipotekuara. Ishin 5 (pesë) makina të tipave “BMË”, “Mercedes”, “Audi”, “Chrysler”, “Mitsubishi Pajero” (i blinduar), si dhe, vini re, 20 llogari bankare (një-zet) në bankat më të njohura të Shqipërisë…” – shkruan Lubonja dhe më poshtë analizon:
“Ajo që më rezultoi duke menduar këtë histori është se me ato paratë e tij të krimit e të drogës kush nuk është ushqyer: fshatarë që kanë shitur tokat, noterë që kanë bërë akte noteriale, hipotekarë që kanë regjistruar pronat, punonjës të bankës, avokatë, gjyqtarë. Këta më erdhën ndër mend si të lidhurit direkt, se pastaj në listën e atyre që kanë përfituar indirekt: më del se mund të futemi të gjithë: ndërtues që kanë shitur apartamente, shitës makinash, tregtarë gjithfarësoj mallrash që personi ka blerë, shteti që ka marrë taksa prej tyre e ka paguar funksionarë, pronarë restorantesh ku ka ngrënë e ka pirë, kamerierë, lavapjatës, kompani telefonike që kanë shitur celularë e kanë dhënë shërbim telefonik, media që kanë marrë reklama nga këto kompani, e me radhë, e me radhë. Nuk po llogaris këtu paratë që janë shpërndarë nën dorë, ku dyshoj se edhe policia duhet të ketë marrë shuka të mira për të bërë shurdhin dhe qorrin…”
Në fund Lubonja ilustron shndërrimin e shoqërisë shqiptare në “ujk” me një studim të kohëve të fundit, me anë të të cilit shkencëtarët kanë zbuluar mekanizmin se si ka dalë qeni nga ujku gjatë evolucionit: “Në një moment të caktuar të evolucionit paska ndodhur një ndryshim i sistemit tretës ndër kopetë e ujqërve që kanë pasur fatin të jetojnë në zona ku jetonte edhe njeriu. Një pjesë e tyre, dora-dorës, nga bashkëjetesa e afërt me njeriun, filluan të hanë ushqimin që hante edhe njeriu. Kuptohet se kjo u krijonte lehtësi mbijetese, pasi njeriu ishte më i zoti për të gjuajtur. Kjo bëri që me evolucionin sajë mutacionit, këtyre lloj ujqërve t’u krijohej tjetër sistem tretës – të bëhen pra qen – kurse ujqit që nuk e pësuan këtë ndryshim në ato zona u zhdukën. Ky ishte zbulimi me dy fjalë. Dhe a e dini se ç’më shkoi në mendje, të dashur vëllezër njerëz? Se këtej nga pylli ynë ka kohë që po ndodh e kundërta. Këtu jemi ne që po hamë nga ujqit e që po ndryshojmë sistemin tretës…“/Resbublica.al.
Lubonja i plotë:
http://www.panorama.com.al/2013/02/01/te-hash-nga-ujku/
Aleksandro Grili i thotë drejtuesit të emisionit Eredita në Rai1, gjatë një transmetimi direkt se ka qënë në Gay Pride e se po kërkon një djalë…
Një coming out që në natën e parë e me një natyrshmëri e qetësi që nuk e ka çuditur aspak publikun në studion e Eredita dhe madje as drejtuesin e emisionit Klaudio Konti.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit konstaton se “për shkak të nevojave të veçanta që kanë të tillë grupe personash, por edhe për shkak të stigmatizimit të tyre nga shoqëria, gjë që mbartet edhe në institucionet penale, atyre u duhet ofruar një trajtim i veçantë në burgje”.
Këto janë imazhet e realizuara nga fotografi i agjencisë Reuters, Goran Tomaseviç, në një nga lagjet e kryeqytetit të Sirisë, Damask.
NEXT GOGO BOYS – Ata janë djem me trup të palestruar, të aftë për të ndezur atmosferën e netëve nëpër diskoteka dhe të gatshëm për performanca që krijojnë një atmosferë shumë të nxehtë në çdo event ku marrin pjesë. Edhe pse nuk janë balerinë profesionistë, duke luajtur me sensualitetin e tyre ata arrijnë gjithmonë të argëtojnë dhe përfshijnë publikun. Të zgjedhur nga ideatori dhe menaxheri i grupit Stefano Rima dhe të përgatitur për të performuar nga Massimiliano Petrangeli, ata punojnë së bashku prej rreth një viti duke performuar në klube të ndryshme. Këta djem janë të njohur në Itali kryesisht për performancat e tyre në klubet për gej siç është diskoteka Muccassassina në Romë.
“Seksi” me siguri nuk është fjala e parë që ju vjen ndër mend kur mendoni për penicilinën. Por sipas ekonomistit Andrew Francis, ndoshta duhet të jetë. Ai pretendon se është droga ajo që nisi të ashtuquajturin “revolucion seksual”. Urtësia konvencionale na tregon se pilula e kontrollit të lindjes, e cila fitoi përdorim të gjerë në vitet 60 dhe 70 dhe lejoi gratë të kenë mardhënie seksuale pa u merakosur shumë për shtatzaninë e paplanifikuar, ishte shkëndija e parë drejt qëndrimeve më të buta rreth seksit në përgjithësi.
“Kosovë, islami radikal si një bombë e kurdisur” – e titullon gazeta austriake “Der Standard”, një shkrim, i cili jep të dhëna për rrezikun që po i kanoset Kosovës nga grupe të caktuara me ideologji radikale këtij shteti më të ri në Evropë.
Në këtë shkrim jepen detaje për instalimin e grupeve me ideologji radikale në Kosovë që nga mbarimi i luftës në vitit 1999. “Der Standard”, tregon për mënyrën sesi imam konservator janë duke përhapur ideologji konservative.
Sipas këtij artikulli, mbështetur në të dhëna të inteligjencës, rreth 50 mijë veta në Kosovë janë duke ndjekur një islam radikal. Një lëvizje e rreptë e Islamit po tërheq besimtarët anembanë Kosovës. Rritja e saj është sfiduese ndaj traditave dhe aspiratave të një shoqërie që është përkufizuar më pak nga besimi Islam dhe më fort nga etniciteti shqiptar dhe pro-amerikanizmi.
Të padëgjuar deri në vitin 1999, konservativët dhe fanatikët fetarë janë një grup i vogël, por që po del gjithnjë e më shumë në pah, me ndjekës në gjithë qytetet e mëdha dhe në disa nga pjesët më të varfra të fshatrave. “Der Standard”, shkruan se institucionet e Kosovës kanë dal haptazi kundër këtij fenomeni sikurse edhe organizata për të drejtat e njeriut. Ndërkohë që janë përmendur rastet e hoxhallarëve liberal të cilët janë rrahur dhe kërcënuar vetëm pse kanë dalë haptazi kundër ideologjisë wahabiste – raporton e përditshmja kosovare Zëri. A.N. – Respublica.al
Impresione nga një udhëtim i paharrueshëm në disa vende të Europës. Një përvojë e jashtëzakonshme e të rinjve shqiptarë në Pragë, Berlin, Romë, Bergamo, Padova, Amsterdam, Mynih, Bazel, Milano, Venecia, etj. Një podcast nga Brikena Sallo
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.