Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Pasqyra e Shtypit 24 Dhjetor 2012
Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Pasqyra e Shtypit 24 Dhjetor 2012
Nga Lavdosh Ferruni
Në mbledhjen e fundit të qeverisë një ndër vendimet ishte dhënia e lejes së radhës për import plehrash, kësaj here destinacioni i plehrave plastike ishte një fabrikë në Kavajë.
Deri këtu nuk ka ndonjë lajm të madh, pasi janë dhënë dhe mjaft leje të tjera, që kapin mijëra e mijëra ton plehra brenda 1 viti.
DEBATI I SE DIELES
Nga avokat Dorian Matlija
E lexova me vëmendje letrën tuaj të datës 17 dhjetor sepse prekte interesat e ligjshëm të klientëve të mi. Qendra Res Publica kishte kërkuar t’i viheshin në dispozicion disa informacione dhe dokumente rreth disa detajeve në lidhje me dhënien e kredive me afat 30 vjet dhe interes 0%, dhe disa detaje të tjera për qytetarët e pastrehë që duhet të lirojnë shtëpitë e kthyera pronarëve.
Viti 2012 ka sjellë një alarm të frikshëm përsa i përket vrasjes së femrave, përfshirë edhe rastet për gjakmarrje. Edhe pse kanuni në emër të cilit vritet për gjak e ndalon këtë, shifrat janë alarmante: 10 herë më të larta se në periudhën e tranzicionit.
Komiteti mbarëkombëtar i Pajtimit të gjaqeve ka bërë edhe bilancin tragjik të vrasjes për gjak në 2012, ku janë shënuar 118 viktima dhe janë evidentuar 1208 familje të ngujuara, raporton Ora News.
Një element interesant i evidentuar është mosha e viktimave që janë nga minorenë deri të moshuar, çka tregon se ky fenomen nuk bën dallime moshe./TemA
Dhurata për fëmijët në qendrat jopublike, pasi nuk ekzistojnë qendra në varsi të struktuarave shtetërore. Thirrje për ndihmë ndërkohë ministria “bën sehir”!
Ministri i Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Spiro Ksera vazhdon të luajë me shtresat në nevojë. Prej muajsh personat me aftësi të kufizuar nuk kanë marrë pagat e tyre që ju takojnë me ligj, ndërsa Ksera feston festat e fundvivitit dhe e kalon radhën me një dhuratë të thjeshtë!
Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Pasqyra e Shtypit 22 Dhjetor 2012
Ky spot eshte pergatitur ne kuader te projektit: “Nxitja e ideve novatore per perfshirjen e burrave dhe djemve ne sfidimin e steriotipeve gjinore dhe luften ndaj dhunes me baze gjinore”, i financuar nga Programi i Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi (PNUD) dhe Entiteti i Kombeve te Bashkuara per Barazin Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN Women) dhe i zbatuar nga Qendra Kombetare per Sherbime Komunitare (NCCS) Shqiperi.
Më datë 21 dhjetor, Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit organizuan, “Trajnimin mbi ndërgjegjësimin rreth cështjeve LGBT dhe kuadrin ligjor që mbron të drejtat e këtij komuniteti” . Në këtë trajnim morën pjesë pesëmbëdhjetë shefa sektori dhe specialistë të policisë së shtetit.
Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Pasqyra e Shtypit 21 Dhjetor 2012
Pro LGBT, organizata që punon me faqen online Historia Ime (historiaime.al) zhvilloi një trainim në qytetin e Durrësit me studente, të rinj dhe vullnetarë të organizatave të shoqërisë civile, në lidhje me të drejtat e njeriut dhe mënyrat për të edukuar qytetarët mbi këto të drejta përmes medias online.
Stafi i historiaime.al dhe perfaqesues te qendres Res Publica ishin në qytetin e Durrësit për të zhvilluar një trainim me të rinj e student të atij qyteti, në lidhje me të drejtat e njeriut dhe median online.
Shoqëruar nga tingujt muzikorë të Alban Pengilit (violinë) Albert Ibrahimaj (kitarë) dhe Vigan Kuqit (Piano) në qytetin Emmendigen është hapur ekspozita e artistëve shqiptarë që jetojnë në Gjermani. Veprat e artistëve Mal Myrtaj, Dan Gashi, Augustin Pergega, Bukurije Dalladaku dhe Habib Shashivari ngjallën një interesim të madh tek vizitorët e kësaj ekspozite.
Shkrimtarë nga 19 vende kanë fituar grante Hellman/Hammett 2012, për përkushtimin e dhënë në fuqizimin e shprehjes së lirë.
Ndarja e këtij çmimi i cili bëhet për çdo vit dhe që organizohet nga Human Rights Watch me bazë në Nju Jork, i jepet kryesisht shkrimtarëve që janë të sulmuar dhe politiksht të abuzuar.
Tufa ujqish janë shfaqur në një nga komunat malore të Korçës, duke vrarë jo vetëm bagëti të imta, por edhe të trasha, raporton gazeta Shqip
Madje, shfaqja e ujqërve në këtë stinë dimri po kërcënon edhe banorët e mbetur atje. Të kërcënuar ndihen edhe ata që shkojnë përkohësisht. Dukuria e pazakontë që po shënohet në fshatra të Komunës së Lekasit, konfirmohet nga banorët e zonës, të cilët shprehen se ujqërit lëvizin me tufa.
Rreziku nga ujqërit
“Vitin e kaluar janë regjistruar disa raste të dëmtimit të lopëve nga ujqërit, por edhe këtë stinë dimri po vërehet e njëjta dukuri”, thotë Leko Kreka, një banor i zonës së Oparit. Sipas tij, Komuna e Lekasit përfshin dhjetë fshatra dhe banorët e mbetur jetojnë vetëm me rritje bagëtish. I kthyer këtë fillimjave nga vendlindja e tij, ai tregon se më shumë sesa problemet shëndetësore për të moshuarit e zonës nga bllokimi disaditor i rrugës prej reshjeve të dëborës dhe ngricave, i ka shqetësuar kërcënimi i ujqërve.
“Nuk guxon kush që të udhëtojë i vetëm në fshatra të zonës së Lekasit, sepse sulmojnë ujqërit që prej kohësh kanë vrarë edhe lopë”, thotë banori i kësaj zone, i cili ka vizituar vendlindjen për gjah në këtë stinë dimri me dëborë. Ai shtoi se një kope ujqish prej 6 kafshësh të egra, qarkullon në fshatra të Komunës së Lekasit, si Tudasi, Marjani etj., duke dëmtuar bagëtitë dhe madje duke u afruar edhe shumë shtëpive të banorëve atje.
“Vitin e kaluar ka qenë një kope ujqish, por një prej këtyre kafshëve të egra u vra dhe tufa u zhduk. Këtë dimër po na kërcënon kopeja e ujqërve të tjerë”, thotë Kreka. Sipas tij, rreziku që vjen nga kjo kope ujqish nuk është as nga shterimi i ushqimit të tyre, sepse në këtë zonë malore të Rrethit të Korçës ka ende pyje, dhe as nga mungesa e ushqimit për egërsirat.
“Nuk është parë deri më tani që ujku të sulmojë mbi lopët. Kjo po ndodh këto dy vitet e fundit, kur bagëtitë e trasha që nxjerrin banorët e fshatrave të Lekasit për kullotë, sulmohen nga ujqërit në mëngjes herët apo në mbrëmje kur i kthejnë nga kullota. Ujku është një kryehajdut dhe di kur e ku të sulmojë”, shton banori i zonës.
Ujq me kokë të zezë
Më e çuditshmja, sipas tij, është se në këto vitet e fundit janë parë ujqër që ndryshojnë shumë nga tiparet prej atyre kafshëve të egra dhe të të njëjtit lloj që kanë qenë të pranishëm në pyjet e kësaj zone. “Ujk me kokë të zezë ne nuk kemi parë ndonjëherë. Ujk që të sulmojë jo vetëm dhentë dhe që nuk trembet më nga qentë që ruajnë kopenë e tyre, por edhe lopët, nuk kishim parë deri tani.
Ata banorë që janë ende atje, tashmë kanë frikë se ujqërit do t’u shkojnë edhe në shtëpi”, thotë Kreka. Në të gjithë këtë situatë që zotëron tashmë fshatrat e Komunës së Lekasit, sipas disa banorëve të zonës po ndodh diçka e pazakontë. Sipas tyre, nuk është thjesht stina e vështirë e dimrit, rrafshimi i pyjeve dhe gjuetia që i bën ujqërit të sulmojnë kafshë nga më të ndryshmet, por edhe krijimi i një race të paparë më parë të kësaj egërsire.
Vetë banorët, ndërsa tregojnë se kanë ndeshur në ujq me kokë të zezë që nuk i kanë parë vitet e tjera, shtojnë në rrëfimet e tyre se kanë dëgjuar për zhdukjen e një rezervati të këtyre kafshëve diku në Greqi dhe ardhjen prej andej të egërsirave të mbijetuara. Banorët mendojnë se me ardhjen e racave të tjera të ujqërve nga ajo që njihet si habitat apo zonë e ekzistencës së tyre, mund të ketë pasur një ndërthurje të racave të ujqërve andej e këtej kufirit, por edhe me raca të qenve të staneve.
Sido që të jetë, ajo që duket më e habitshme për banorët e fshatrave malore të Komunës së Lekasit, është fakti se po ndeshin në ujqër që presin jo vetëm kope të dhenve, por më së shumti tufa të vogla lopësh, duke vënë në alarm edhe vetë njerëzit e paktë të këtyre fshatrave, që detyrohen të qarkullojnë në dimër, si dhe persona që preferojnë gjuetinë gjatë kësaj stine në këtë trevë.
“Unë jam një djalë i madh. Por edhe një vajzë e vogël. “
Kjo është diçka që vajza ime më tha natën e kaluar kur po ulej në tualetin e meshkujve.
(Jo për ndonjë arsye të veçantë; por vetëm për shkak se tualeti i femrave ishte i zënë, dhe ju e keni parasysh çfarë ndodh kur një dy vjeçare duhet të urinojë…)
Kjo nuk është hera e parë që ajo më thotë diçka të tillë.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.