Një situatë shumë e sikletshme është krijuar këto ditë për Arcigay. Partitë politike, kryesisht Partia Demokratike janë duke u përpjekur të përvetësojnë këtë shoqatë përmes përfaqësuesve të tyre politikë.
Një situatë shumë e sikletshme është krijuar këto ditë për Arcigay. Partitë politike, kryesisht Partia Demokratike janë duke u përpjekur të përvetësojnë këtë shoqatë përmes përfaqësuesve të tyre politikë.
Nga Emanuela Sako
Studentët do të nisin vitin e ri akademik pa marrë Kartën e Studentit, nëpërmjet së cilës do të përfitojnë lehtësira. Kjo bëhet e ditur nga Bashkia e Tiranës, e cila thotë se zgjidhja është çështje kohe, pasi ende nuk janë bërë marrëveshjet përfundimtare me subjektet ku do të aplikojnë lehtësirat për studentët.
Mendimet e shprehura ne kete artikull te Blogut te Historia Ime, jo detyrimisht perfaqesojne mendimet e Historia Ime, apo mendimet e mbeshtetesit financiar te ketij projekti, fondacionit Soros
Nga Bledi Mane- Public Enemy
Ti iu shfaqe sërish publikut pardje me një opinion të shkruar te e përditshmja TemA. Pa komplimenta po të them se ironia ishte brilante, stili i të shkruarit si dardha nën dardhë, por ndër rreshta ndjehej dora e një “new entry” të parafinuar mirë.
Gazeta Panorama thote se Bashkia e Budapestit do t’i ofrojë asistencë Bashkisë së Tiranës në projektet e saj, mes të cilave dhe për projektin e tramit. Kjo u konfirmua sot gjatë një takimi që kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha pati me zëvendëskryetarin e Bashkisë së Budapestit, Miklós Csomós.
(Foto nga Emily Glass)
The Guardian, ribotuar nga TemA – Për disa, ata janë një shëmti, kujtim i së kaluarës paranojake të Shqipërisë, zhdukja e të cilëve duhet te lejohet pa dhembje. Për të tjerët, bunkerët e betonit të periudhës komuniste të shtetit të vogël të Adriatikut janë një pjesë e trashëgimisë kulturore që nuk duhet humbur, shkruan në numrin e sotëm, e përditshmja britanike, The Guardian.
Për vite të tëra Andrin e risillja ndërmend si një rinoceront që pavarësisht se mund të jetë i egër e vdekjeprurës, ka në vetvete një lloj naiviteti a një lloj parrezikshmërie, njësoj si çdo qenie tjetër e ngadaltë, qoftë në të ecur, qoftë në të menduar.
Kurse Gertin e kam përfytyruar plot frikë si një anakonda gjatë një sulmi vdekjeprurës!
(Fotot e spitalit sot dhe ne fillim te viteve ‘90-te, nga Giovanni Marrozzini dhe Nikos Economopoulos/Magnum Photos)
Kristi Pinderi
Në faqen zyrtare të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit nuk ka as edhe një rresht për kohët kur ky spital përdorej edhe si një burg makabër për ndëshkimin e kundërshtarëve politikë. Shannon Crangasi (Woodcock) një historiane australiane e cila po shkruan një libër për historinë e dhjetëra shqiptarëve gjatë komunizmit shprehet per Historia-ime.com e indinjuar nga ky fakt.
Presidenti francez Francois Holland po bëhet gjithnjë e më shumë një mbrojtës i madh i të drejtave të komunitetit LGBT, jo vetëm në Francë. Së fundmi, në një fjalim të paprecedentë në OKB ai ka bërë një apel për dekriminalizimin e homoseksualizmit (kujtojmë që të paktën 1/3 e vendeve anëtare të OKB ende e dënojnë me burgim ose me vdekje homoseksualizmin).
Eugert Aliaj
Të gjithëve na ka rënë rasti të përdorim pikat e shumta të Internet Caffè të shpërndara pothuajse në çdo kënd të vendit.Është diçka shumë e mirë që individët të kenë akses të gjërë në botën virtuale por ajo çka funksionon ndryshe në vendin tonë është lehtësia që kanë të miturit për të aksesuar në çfarëdo lloj informacioni.
Këto janë pamjet horror që tregojnë një protestues kinez, që është shtypur në mënyrë brutale nga ruli i qeverisë, që po merrej me shtrimin e rrugës. Viktima, i quajtur He Zhi Hua, mesa duket kishte refuzuar shumën që i ishte ofruar atij për të liruar tokën.
Nga Erjon Tela
Një dokumentar me titullin “Kanuni – Gjaku dhe nderi”, realizuar nga regjizorja italiane Rebecca Basso dhe sjellë në Shqipëri përmes Institutit Italian të Kulturës u shfaq sot në mbrëmje në një nga sallat e UET, ku është krijuar një klub i filmit (ndoshta i vetmi mes universiteteve jo-publike). Pasi studentët dhe të pranishmit ndoqën filmin, regjisorja u përgjigj në fund disa pyetjeve të studentëve, profesorëve apo pjesës tjetër nga publiku. Njëra prej pyetjeve duket se ia vlente më shumë se të tjerat.
Biznesmeni i pasur në Hong Kong, Cecil Chao, ka ofruar 65 milionë dollarë për mashkullin që do arrijë të rrëmbejë zemrën e vajzës së tij lesbike, duke e bërë të ndihet femër.
Këngëtarja amerikane Mary McBride e cila aktualisht është duke performuar në Tiranë bashkë me bandën e saj muzikore është një minierë e historive që kanë lidhje me njerëz të zakonshëm me grupe të marxhinalizuara apo dhe me momente kyç të historisë.
Ishte data 30.04.2012 kur u takova për herë të parë me një femër që ndjen si unë. U njohëm rastesisht në facebook, më bëri kërkesë miqësie. Me aq sa pash në foto më pëlqeu, ishte tepër e mirë. Kisha kohë që prisja të njihesha me ndonjë vajzë dhe ja, fati më erdhi dhe mua në derë. E pranova ftesën dhe filluam të flisnim gjatë në inbox derisa më kërkoi numrin e celularit. Sapo ia dhashë numrin më telefonoi, më bëri për vete ai zë. Flisnim gjatë në telefon, shkëmbenim mendime nga më të ndryshmet, pak nga pak po dashurohesha me atë njeri. Vendosëm të takoheshim.
Prej dy javësh ekografia e zemrës për fëmijët në QSUT vijon të jetë e prishur, duke kthyer mbrapsht pa mbaruar punë qindra pacientë të ardhur edhe nga rrethet. Kjo është e vetmja aparaturë ekografie në publik, që bën të mundur këtë lloj ekzaminimi në moshat pediatrike, e cila nuk është blerë me fondet e spitalit, por është dhuruar nga mjekë të huaj.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.