Ndryshon formula e llogaritjes së pensionit; Minimumi 75% të viteve të punës të siguruara
Për të përfituar pension të kategorisë së parë dhe të dytë duhet që çdo person të ketë minimumi 75% të viteve të sigurimit të kërkuara. Pra nëse një grua mbush moshën 60 vjeç e 4 muaj nga 2016-a, duhet që të ketë minimumi 26 vite e 8 muaj punë për të marrë pension pleqërie. Në këtë rast pensioni ulet për vitet e punës që ju mungojnë.
“I siguruari ka të drejtë të marrë pension pleqërie në kushtet e kategorisë së parë ose të dytë, pasi ka plotësuar në këtë kategori jo më pak se 3/4 e viteve të sigurimit. I siguruari që ka plotësuar vitet e sigurimit, nga të cilat jo më pak se 1/2 ka punuar në nëntokë, ka të drejtë të marrë pension në kushtet e kategorisë së parë”, – parashikon ligji i sgurimeve shoqërore.
Gjithashtu në ligj parashikohet që të gjithë të vetpunësuarve në buqësi do t’u njihen vitet e punës që i kanë të papaguara, pavarisht nëse pagesën e bëjnë pak muaj para mbushjes së moshës.
Sipas formulës, pensioni llogaritet sa 1% e kontributeve mesatare të çdo viti.
Pensioni i pleqërisë llogaritet duke marrë parasysh 1% të kontributeve të derdhura për çdo vit dhe më pas kjo shumë, shumëzohet me vitet e punës që ka çdo individ.
Pra me një pagë 50 mijë lekë për 36 vite punë, kontributi mesatar është 500 lekë, duke e shumëzuar me 36 vite punë, shkon 16 e 500 lekë. Kësaj shume i shtohet dhe masa e pensionit social 6750 lekë, pra pensioni i plotë për një pagë 50 mijë lekë do të jetë 23 mijë e 200 lekë. /m.g
Burimi: Shqiptarja.com