Deklarata e inxhinierit të Google: Në vitin 2030 njerëzit do jenë hibridë
Në të ardhmen e afërt, truri njerëzve do të ndihmohet nga implantet “nanobot” që do të na kthejnë nw njerëz “hibridë”. Ky është parashikimi i radhës, i njërit prej inxhinierëve kryesorë të Google.
Ray Kurzweil, shpikës dhe drejtor i inxhinierisë në Google, tha se në vitin 2030 implantet do të na ndihmojë të lidhemi në rrjet, duke na lejuar të tërheqim informacione nga interneti.
“Ne jemi duke shkuar gradualisht drejt shkrirjes dhe përmirësimit të vetvetes” tha Kurzweil një nga mendjet potente të botës, shkruan CNN.
“Sipas meje kjo është natyra e qenies njerëzore, të kapërcejmë kufizimet tona”, shtoi më tej inxhinieri. Mënyra sesi ne mendojmë do të bëhet edhe me e mirë, tha Kurzweil. “Kështu, ndërsa fillimisht (në vitet 2030) ne do të jemi “hibridë që mendojnë biologjikisht dhe jobiologjikisht”, kur ne të shkojmë drejt viteve 2040, shumica e të menduarit tonë do të jetë jobiologjike”, shpjegon ai.
Kurzweil mbahet si një nga parashikuesit më të saktë dhe të shquar të së ardhmes dhe disa nga këto parashikime i ka trajtuar së fundmi gjatë një fjalimi në një konferencë në Nju Jork. Nga parashikimet që Kurzweil ka bërë që nga vitet 1990, rreth 86 përqind e tyre kanë qenë të sakta.

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.