Numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë është rritur nga dita në ditë, gjithashtu është rritur edhe numri i viktimave, por edhe i të shëruarve.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, dhe Institutit të Shëndetit Publik, deri të premten në orën 11:00 vendi ynë ka: Të infektuar-186 persona; të vdekur-8 persona ; të shëruar- 31 persona ; raste aktive, aktualisht të infektuar- 155 persona ; janë kryer gjithsej 1246 teste.
Nga ana tjetër kryeministri i Shqipërisë, Zoti. Edi Rama, ka njoftar përmes rrjeteve sociale se nga dita e hënë do të ndryshojë edhe rregulli për qarkullim, dhe për të bërë pazare për familjet.
Kështu, duke filluar nga e shtuna në orën 13:00 deri të hënën në orën 05:00 vendi do të jetë në izolim total, nuk do të lejohet asnjë person të dalë nga shtëpia, dhe të gjitha bizneset përfshirë farmacitë dhe furrat e bukës do të jenë të mbyllura.
Duke filluar nga e hëna, gjithashtu nuk do të lejohet të dilet nga shtëpitë, as për të bërë pazar nëse më herët nuk ke marrë një leje, dhe kjo vetëm për një anëtar të familjes.
Ҫdo ditë pas orës 13:00 nuk lejohet asnjë dalje nga shtëpia, dhe të gjitha bizneset duhet të mbyllen.
“? GATI APLIKACIONI ONLINE OSE ME SMS PËR LEJE-DALJEN E VETËM NJË PERSONI NGA FAMILJA PËR TË BËRË PAZAR!
? NJËSOJ SI JAVËN E SHKUAR, NGA ORA 13.00 NESËR DERI TË HËNËN 05.00 TË GJITHË NË SHTËPI DHE TË GJITHË QEPENAT MBYLLUR!
? NGA E HËNA ASKUSH NUK DEL DOT MË NË PAZAR, PA MARRË LEJEN DIGJITALE ME E-MAIL OSE TELEFON NË EMËR TË FAMILJES
*pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në Tiranë e në qendrat urbane”-shkruan kryeministri Edi Rama në facebook./ HistoriaIme