Kosovë/ Aktivistët e “Vetëvendosjes” përmbysin kamionin me produkte serbe
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, në shenjë proteste ndaj vendimit të Serbisë për të kthyer mbrapsht librat shqip, kanë përmbysur një kamion me produkte serbe.
Serbia vendosi dje të kthejë mbrapsht rreth 100.000 libra shqip që ishin nisur nga Kosova për nxënësit shqiptarë të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës. Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar këtë si një akt kriminal dhe ka deklaruar se do të vazhdojë me aksione të tilla derisa Republika e Serbisë të pranojë reciprocitet me Republikën e Kosovës.
Nëse ata nuk i lejojnë librat tanë, ne nuk i pranojmë prodhimet e tyre, shkruhet në komunikatën e Vetëvendosjes. Kamioni vinte nga Merdara, pika kufitare me Serbinë dhe është përmbysur në fshatin Lupç i Ulët, mes Podujevës dhe Prishtinës. /m.g
Burimi: Top Channel