Letër e hapur për Edi Ramën dhe të tjerë…

Nga Alda, Magi dhe Genta Vajzat e Limos Dizdari
Disa javë që jetojmë në ankth. Aty ku jemi ne, aty ku kemi ndërtuar jetën tonë, në Bordeaux, New York, Londër, kemi disa ditë që jetojmë në ankth. Kush nuk do jetonte këtë ankth ? Na thoni, kush. Ngrihemi në mëngjes, shkojmë në punë dhe sapo gjejmë një dritare në vrapin e ditës, sigurisht lidhemi me prindërit në Ksamil, tek Qendra e ArDt DEA. Na e hapin telefonin me buzëqeshje (duan të na tregojnë që janë mirë) dhe me një zë që Dngëllon i qetë (ah, me sa mund !), na thonë « mirë jemi, por na hynë disa njerëz me dhunë sot në Qendër, shqyen derën e madhe me kangjella, u futën në oborr me tre makina, dhe me birra në dorë, u ulën si në shtëpinë e tyre….thanë që e kanë blerë qendrën ne ankand dhe edhe policia mezi i nxorri » (kush ua shiD ? ta shtrojmë pyetjen apo nuk ka nevojë ?). Pastaj, « mirë jemi, por nuk kemi drita » (iu kanë prerë dritat ?!!!!). Më së fundi, « mirë jemi, por nuk kemi ujë » (iu kanë prerë ujin ?!!!!).
U shqetësuam shumë. Kush nuk do shqetësohej ? Një mbledhje tjetër mes motrave në zoom ishte e domosdoshme. Dhe këtu u ndez një dritë. Të treja thamë me një zë : « po fitojnë lirinë ! ». 23 vjet të lidhur këmbë e duar me Qendrën e ArDt që ndërtuan nga hiçi në cepin më të largët jugor të Shqipërisë. 23 vjet të përkushtuara arDt dhe kulturës në Ksamil. 23 vjet që prindërit tanë vazhdojnë të punojnë, të shpërndajnë muzikë dhe art pa kursim. 23 vjet që ata vazhdojnë të organizojnë evenimente arDsDke, kulturore për të gjithë dhe pa asnjë ndihmë. Mos harrojmë që është një insDtucion jo fiDmprurës. Po tani ? Tani do fitojnë lirinë. Dhe për këtë duam t’ju falenderojmë, zoD Rama. FALEMINDERIT për indiferencën që treguat, ju, arDst, për të siguruar vazhdimësinë e një qëndre arD, të paimagjinueshme në një zonë si Ksamili, si të Dllë. Ishte gaD. Adriana dhe Limos DIZDARI ua kishin bërë gaD. E vetmja gjë që duhet të bënit ishte të zbatonit ligjin që të bëhej pronë e bashkisë së Sarandës. Ne ju falenderojmë, sepse për ne ky është fundi i nje epopeje trazirash të vazhdueshme. Ne ju falenderojmë, sepse ne duam që prindërit tanë të gjejnë lirinë e veprimit dhe të shijojnë jetën se kanë dhënë shumë. Por nuk besojmë që fëmijët, të rinjtë, komuniteD i Ksamilit dhe Sarandës t’ju jenë mirënjohës që lejuat që t’iu shterohet burimi i vetëm i arDt të mirëfilltë. Historia e ArDt do e mbajë mend. Dhe nëse jo, ne do jemi këtu për t’ia kujtuar. Dhe nëse ne nuk do jemi më këtu, fëmijët tanë do e bëjnë. Lum pasardhësit tuaj ! FALEMINDERIT zoD kryeministër ! Faleminderit bashkia e Sarandës ! Prindërit tanë janë të lirë !