Zgjedhjet në Mal të Zi, shqiptarët fitojnë në komunën e Tuzit
Ditën e djeshme në shtetin fqinj u zhvilluan zgjedhjet lokale të pjesshme për drejtimin e komunës së Tuzit, për herë të parë pasi komuna u shpall si e ndarë nga ajo e Podgoricës. Sipas rezultatit, për herë të parë kjo komunë do të drejtohet nga shqiptarët.
Pas mbylljes sē procesit të numërimit, u njoftua se partitë shqiptare arritën të marrin 16 mandate nga 32 që ka komuna e Tuzit, ndërsa pritet që edhe një nga social demokratët e Gjukanoviç të kalojë me koalicionin shqiptar duke përbërë kështu shumicën absolute.
Partitë shqiptare janë bashkuar për të parën herë në një koalicion me emrin “Malësia na bashkon”. Kryesues i koalicionit shqiptar është Nik Gjeloshaj i cili kandidat përballë Mirza Pepiç të partisë së Milo Gjukanoviç.
Zgjedhjet raportohet se janë zhvilluar të qeta dhe pa incidente, ku u vu re dhe ardhja e shumë emigrantëve shqiptarë për të votuar për koalicionin shqiptar. /k.j