Mire me shifrat e ekonomise, por me kulturen c’paten xhanem?!
Instituti i Statistikave në Tiranë është i vetmi institucion që ka kapacitetet e mjaftueshme për të prodhuar shifra, statistika dhe të dhëna të detajuara për çdo fushë të mundshme te jetës në vend.
Mes të dhënave për bujqësinë, për ekonominë, për popullsinë, vdekjet, martesat, divorcet apo të dhëna të tjera sociale, të bie në sy një hapësirë që i kushtohet vetëm artit, kulturës edhe sportit.