Nje aktivist i Lega Nord thote se 15 perqind e asaj partie jane gej ose biseksuale
Në Itali, lobimi i aktivistëve LGBT pranë forcave politike duket se ka arritur kulmin. Deklarata e një anëtari të partisë “Lega Nord” e themeluar nga Umberto Bossi ka marrë dhenë sot në media.
Anëtari në fjalë i kësaj partie të qendrës së djathtë quhet Carlo Manera dhe drejton “Los Padania” një organizatë gej që militon pro “Lega Nord”-it. Sipas këtij aktivisti, të paktën 15 përqind e anëtarëve të Lega Nord janë gej ose biseksualë.