Lezbo-mania dhe heteroseksizmi i gazetave shqiptare
Shikoni me vëmendje gazetat shqiptare, sidomos versionet online të tyre. Kanë të gjitha një rubrikë që përgjithësisht e quajnë LifeStyle, por që në fakt, do të ishte më mirë ta quanin thjesht Seks, apo Seksizëm, apo akoma më e ndershme do të ishte ta quanin “Hetero-seksizëm”.
Gazeta Tema, për shembull, që është më e klikuara në internet, e ka të pozicionuar këtë hapësirë menjëherë pas lajmeve kryesore. Edhe gjatë ditëve të shtuna apo të dielave kur sasia e informacionit që prodhon është e ulët, lajmet në atë seksion nuk kanë të mbaruar.