Skandali i grurit serb: I njëjti çmim si për ushqim kafshësh ashtu dhe për njerëzit
Publikohen fakte konkrete rreth akuzave të ngritura mbi cilësinë e grurit Serb.
Ky grur i importuar konsumohet si nga qytetarët e Kosovës dhe ata shqiptarë.
Gazeta Express ka siguruar dy kontrata blerje mes blerësit Artan Devolli dhe shitësit Dragan Raca.
Kontrata e parë e datës 21 Gusht 2014, bën fjalë për 300 ton grurë me çmim 154 euro për ton, përkatësisht 15 cent për kilogram, i përcaktuar në kontratë si ushqim për kafshët.
Rreth një muaj më pas, në datën 25 Shtator, të njëjtët perona lidhin një kontartë tjetër ku shitet një sasi gruri me të njëjtin çmim.
Këtë herë në kontratë nuk shkruhet se gruri është i destinuar për ushqimin e kafshëve.
Pra i njëjti grurë me të njëjtin çmim përdoret si për ushqimin e kafshëve ashtu dhe për nevojat tona ditore.
/GazetaExpress